Atletico Madridit ka marrë një fitore të madhe në takimin e parë të zhvilluar në “Ëanda Metropolitano” kundër skuadrës së Juventusit në takimin e parë të fazës së 1/16-ve të “Champions League”.
Një fitore mëse e merituar për skuadrën e drejtuar nga Diego Simeone, të cilët zhvilluan një 90 minutësh mjaf të mirë duke e dominuar totalisht takimin.
Vendasit triumfuan me rezultatin e pastër 2-0 duke hedhur një hap të sigurtë drejt kualifikimit për në raundin tjetër.
Të dy golat e fitores për skuadrën e Atleticos u shënuan në pjesën e dytë të takimit me anë të Gimenez dhe Diego Godin që hodhën në “tapet” kampionët e italisë të cilët në takimin e sotëm ishin në një ditë të zezë.
Një mision i vështirë tashmë për “Zonjën e Vjetër” kualifikimi për në fazën tjetër edhe pse ndeshjen e kthimit do ta luajnë në fushën e tyre.
Ndërkohë, në sfidën tjetër Shalke ka humbuer ndaj Manchester Cityn në takimin e parë me rezultatin e 2-3.
Edhe pse anglezët kaluan të parët në avantazh me anë të Agueros, gjermanët përmbysën rezultatin me Bentaleb.
Por, në minutat e fundit të ndeshjes Sane barazon gjithçka, ndërsa Stërling shënoi për shifrat 2-3, rezultat që i jep qetësinë miqëve për ndeshjen e kthimit.
Më poshtë golat në takimin Atletico Madrid-Juventus. (TemA)
Goli i parë i shënuar nga Gimenez
Goli i dytë i shënuar nga Godin