Atletico Madrid-Juventus është super sfida e madhe e mbrëmjes së sotme e cila do të luhet në sadiutmin “Wanda Metropolitano”, ku do të luhet edhe finalja e këtij sezoni e “Champions League”.
Një duel që pritet të dhurojë spekakël dhe emocione pasi të dyja ekipet do të synojnë për tu kualifikuar për në raundin tjetër.
Bardhezinjtë janë disi më të favorizuar për tu kualifikuar për në raundin tjetër pasi kanë elementë me cilësorë në ekip, por megjithatë edhe Atletico do të bëjë gjithçka për të qenë ata skuadra që të kualifikohen për më tej.
Formacionet zytare:
ATLETIC MADRID (4-4-2) : Oblak; Juanfran, Giménez, Godín, Filipe Luís; Saul, Partey, Rodrigo, Koke; Griezmann, Diego Costa. Trajneri: Simeone
JUVENTUS (4-3-1-2) : Szczesny; De Sciglio, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Dybala; Mandzukic, Cristiano Ronaldo. Traineri: Allegri
———————————————————————————-
GOL! Të papërmbajtshëm vendasin që shënojnë dhe golin e dytë me anë të Diego Godin
GOL! Shpërthen në festë Wanda Metropolitano pasi Gimenez i jep epërsinë Atleticos
Minuta 70′, Alvaro Morata i jep avantazhin Atleticos, por goli i tij anulohet nga VAR pasi sulmuesi spanjoll ka shkaktuar faull ndaj Chiellinit
Minuta 66′, Atletico dominon takimin duke e zhvendosur lojën në gjysmëfushën e Juves, por pa arritur dot ende që të gjejnë rrugën e rrjetës
Minuta 53′, i pafat Griezmann! Vendimtar është devijimi i Szczesny që e ndal topin në tranversë pas goditjes së francezit
Minuta 50′, E pabesueshme çfarë humbet Diego Cosa i cili i vetëm përballë poriterit e dërgon topin jashtë!
Nis pjesa e dyte e takimit
Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 0-0
Minuta 35′, Rodrigo godet me kokë brenda zonës, por mbi tranversë
Minuta 33′, Paulo Dybala tenton të befsojë nga distanca me një goditje të rrezikshme, por pa probleme për Oblak
Minuta 28′, Szczesny bën mrekullinë duke i mohuar golin e avantazhit Atleticos që rrezikoi me Griezmann nga një goditje dënimi
Minuta 15′, Shansi i parë për Atleticon! Partia përpiqet të shënojë nga jashtë zone, por gjuajtja e tij ndalet nga Szczesny
Minuta 12′, Bonucci rrezikon me kokë sërish portën e Atleticos, por topi përfundon mbi tranversë!
Minuta 7′, Cristiano Ronaldo i afrohet golit për Juventusin me anë të një goditje dënimi nga 30 metra, por pret mrekullisht Oblak
Minuta 1′, Menjëherë në sulm Atletico me Griezmann, që tenton të rrezikojë por pa rrezik për Szczesny
Nis takimi me topin e parë të luajtur nga vendasit
Koreografi e mrekullueshme nga tifozët e Atleticos: një atmosferë emocionuese në Wanda Metropolitano me mbi 70 mijë spektatorë të pranishëm, 3.400 janë të Juventusit