SHBA nuk tërhiqet: Do vazhdojmë me planin për të dërguar ndihma në Venezuelë

21 Shkurt 2019, 20:45Bota TEMA

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se SHBA-ja nuk do të tërhiqet nga plani për të shpërndarë ndihma humanitare në Venezuelë këtë javë, pavarësisht kundërshtimit nga presidenti, Nicolas Maduro.

Ndihma është bërë një pjesë përbërëse e strategjisë politike të SHBA-së dhe figurat opozitare në Venezuelë që mbështeten nga Uashingtoni, ndërkohë që Pompeo ka deklaruar se interesat amerikane të sigurisë ishin në rrezik në vendet e Amerikës Latine.

“Këtë fundjavë do të përpiqemi të shpërndajmë ato që janë qindra tonelata me asistencë humanitare që populli amerikan, taksapaguesit tanë, i kanë paguar me gjenerozitet dhe që tani ndodhen në rajon. Shpresojmë t’i kalojmë ato përtej kufirit”, tha Pompeo për “NBC News.”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje