Vladimir Putin, ka thënë se Rusia do të prodhojë armë të reja dhe do t’i drejtojë ato kundër qendrave perëndimore të vendimmarrjes në rast se Perëndimi vendos raketa të reja me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi në Evropë.
Kërcënimi, i cili besohet se i është drejtuar Uashingtonit dhe kryeqyteteve të tjera të shteteve perëndimore, erdhi pasi Shtetet e Bashkuara dhe më pas edhe Rusia u tërhoqën nga marrëveshja për armët bërthamore. Traktati i Raketave Bërthamore me reze të Mesme Intermediate ishte nëshkruar në vitin 1987 .
Gjatë një fjalimi para zyrtarëve të lartë rusë në Moskë, Putini tha se vendosja e mundshme e raketave që mund të arrijnë në Moskë për dhjetë minuta është veprim i rrezikshëm për Rusinë dhe se Moska do të jetë e detyruar që t’i shqyrtojë masat e njëjta dhe të ndryshme nga ky plan.
“Rusia do të jetë e detyruar të prodhojë armë, të cilat mund të përdoren kundër territoreve që sjellin kërcënim dhe kundër qendrave të vendimmarrjes, ku vendoset për përdorim të këtyre sistemeve raketash”, tha presidenti rus.
Sipas traktatit të nënshkruar në vitin 1987 nga presidentët e atëherëshëm, Ronald Reagan dhe Mikhail Gorbachev, shteteve u ndalohej zhvillimi dhe vendosja e raketave me bazë tokësore dhe me rreze prej 500 deri 5500 kilometra, shkruan “The Guardian”.
SHBA, e udhëhequr nga këshilltari i sigurimit kombëtar, John Bolton, pezulloi traktatin këtë muaj mes pretendimeve se Moska kishte zhvilluar fshehurazi një raketë lundrimi që shkeli marrëveshjen, por rusia e mohon këtë.
Gjatë fjalimit, Putin riafirmoi qëndrimin e Rusisë se nuk do të vendoste raketa me reze të shkurtër apo të ndërmjetëm në Rusi, përveçse nëse armët e ngjashme u vendosën për herë të parë në Evropë.
Ndërkohë që Rusia ka paralajmëruar Uashingtonin dhe qytetet e tjera perëndimore me raketa balistike tradicionale ndërkontinentale, fjalimi i Putinit zbuloi detajet rreth projekteve në vazhdim të armëve ruse, duke përfshirë një raketë hipersonike të quajtur Tsirkon që mund të udhëtonte deri në 1,000 km dhe do të ishte në gjendje të godasë objektivat në tokë. Sekretari rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu, këtë muaj u duk se po ndryshonte për t’u nisur nga toka.
Putin si fillim në fjalimin e tij u ndal tek ekonomia, ku popullariteti tij është më ulti në pesë vitet e fundit, premtoi rritjen e shpenzimeve publike, taksat më të ulëta për familjet dhe kushte më të mira jetese për rusët. (TemA TV)