“Dushi” i Merkel, CDU/CSU "shuplakë" Bashës dhe Kryemadhit: Po luani shumë me kredibilitetin te miqtë europianë, po i bëni autogol integrimit të Shqipërisë në BE

22 Shkurt 2019, 15:59Politika TEMA

Grupi parlamentar i CDU/CSU ka reaguar mbi situatën politike në vend, ku ka dënuar ashpër vendimin e opozitës për djegien e mandateve.

Përmes zëdhënësit të saj Florian Hahn, CDU/CSU vlerëson se Shqipëria po humbet shumë kredite në sytë e miqve europianë me këtë vendim duke e cilësuar si një “autogol” që po i bëhet integrimit në BE.

“Shqipëria për momentin është duke luajtur shumë me kredibilitetin tek miqtë evropianë. 

Në rast se perspektiva për çeljen e negociatave për në BE në mesin e vitit të kaluar ishte ende rozë, tani po shfaqen re të zeza. 

Protestat e aktuale në Tiranë pengojnë qeverinë, si dhe paralizojnë funksionimin e parlamentit. 

Protestat dhe demonstrtratat bëjnë pjesë tek të drejtat e njeriut dhe janë një tipar dallues i demokracisë, në rast se ato zhvillohen në mënyrën e duhur.

Por deputetët e partive tona partnere në Shqipëri i bëjnë një shërbim të keq (autogol) qëllimit të tyre, nëse nëpërmjet dorëzimit masiv të mandateve do të shkaktojnë një stanjacion politik dhe do të nxisin protesta të dhunshme. 

Një qëndrim refuzues nuk i shërben as vendit, as qytetarëve.

 Prandaj ju bëj thirrje miqve tanë në Shqipëri për vetëpërmbajtje. 

Qeveria dhe opozita duhet të zhvillojnë menjëherë bisedime, në mënyrë që të rifillojë funksionimi i parlamentit dhe të rivendosen marëdhënie të qarta. 

Perspektiva evropiane është vënë në rrezik.”– deklaron zëdhënësi i CDU/CSU gjermane.

4 komente në ““Dushi” i Merkel, CDU/CSU “shuplakë” Bashës dhe Kryemadhit: Po luani shumë me kredibilitetin te miqtë europianë, po i bëni autogol integrimit të Shqipërisë në BE”

  1. * says:

    z Hahn Shqiperia ka nje opozite qe udhezohet nga ruso serbet.Kjo opozite nuk i hy ne pune askujt ,si ne shqiptareve qe jemi te zhgenjyer nga kjo partifamilje,po ashtu edhe juve .PD nuk i ka sherbyer kurr popullit te saje,por edhe BE.Komunisti i perbetuar tek stalini dhe i manipuluar nga disa vende skeptike te BE,s eshte hedhur ne sulm per te shkaterruar te ardhme Shqiptareve dhe bashkimit EU.Sebashku ju dhe ne Shqiptaret te ndalim kete monster kanibal qe çdo dit ushqehet me jeten e Shqiptareve.

  2. Ce says:

    Shqipëria nuk mund ta duroje këtë dhembje të madhe që simboli i leshitdhise Prof. Dr. Kejdi dhembcakallja me arsim gjimnaz me mesatare 6 dhe Epshurr Brahimkari dhe Floida surrat ufo me dick në dorë të jenë jashtë parlamentit. Duhet urgjent të shpallet 12 ditë zi kombëtare

  3. Ce says:

    Nuk ju bën përshtypje shumë Nafije Dybeku Baxhelles që ka plagjiature diplomë dhe Lulkes, do vijme në pushtet me Naziskinet e Mamurrasit dhe sharebajgat e leshitdhise të haremit veror të Jales dhe lristat e haremit veror të Jales të trajnuar për të bllokuar rruget, si dhe me horrat e Kukesit të Flamur Herman Geringut që dogjën kabinat në rrugën e kombit, me shpellaret e Unazës dhe me Kryeperbindeshin e Shqipërisë Sali Lusha me antitank në dorë sipër tankut

  4. Korkodili says:

    Qeveri Tranzitore?
    Ku e parashikon kushtetuta dher si?

    Sa kohe qendron, ka aktivitet ?
    Sa ministri duhet te ket?
    Cfar pergjegjesie ka ?
    A ka plan politik dhe ekonomik?
    Kush e mandaton.
    Mos eshte kerkes Antikushtetuese.
    Meret krahasim me 1992 por atehere nuk kishte kushtetute .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje