Rrëfehet pas shumë vitesh operatori që filmoi rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës: Ja momentet që hynë në histori

23 Shkurt 2019, 18:58Dossier TEMA

Fatmir Çepani njihet si operatori i vetëm që ka regjistruar rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës, përmbysja e të cilit solli edhe përmbysjen e sistemit komunist.

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë” me Nisida Tufën, Çepani rrëfeu detaje nga 20 shkurti i 1991.

Ish-operatori i RTSH-së tha se ajo ditë për të ishte si gjithë të tjerat, një ditë ku i ishte ngarkuar detyra të ndiqte aktivitetin e Komunitetit Mysliman.

Çepani, u shpreh se pavarësisht thashethemeve që qarkullonin nuk e mendonte se atë ditë do të ndodhte rrëzimi i bustit të diktaktorit famëkeq, Enver Hoxha.

Ish-operatori tha se gjithë ngjarjen e filmoi nga një kafene ku gjendej i ulur prej orësh dhe nuk e kishte idenë që ishte i vetmi që zotëronte pamjen filmike.

Atë ditë ju ishit nisur me urdhër për të shkuar në një aktivitet të Komunitetit Mysliman

Aktiviteti u realizua mbas atij aktiviteti ishte edhe një ekspozitë pikture. Dhe siç bëhet ndarja e punës shkuam në Pallatin e Kulturës, aktiviteti ka qenë në 8 të mëngjesit në mos gabohem. Pjesë e aktivitetit ishte edhe Sali Berisha. Berisha përshëndeti të pranishmit dhe tha duhet të largohem.

Gjej momentin t’i falënderoj shumë për të gjithë kontributin e tyre pas mbarimit të aktivitetit ishte problemi që në komunikimin në të pashë një anomali. I thashë këtu do ndodhë diçka. Sa realizuam aktivitetin e Komunitetit Mysliman, gazetarja iku do çonte materialin për aktivitetin.

Nga ora 10 e mëngjesit deri nga ora 2 e drekës, unë kam qenë gjatë gjithë kohës në kafe, aty ishin shumë njerëz brenda besoj se nja 200 veta po ishin. Në atë kohë kishte një pakicë njerëzit në shesh. Thashethemet qarkullonin dhe nuk është se ishte masivi i madh pas orës 10 erdhën nga Rruga e Trenit, nga të gjitha kryqëzimet filluan të vinin njerëzit në mënyrë të organizuar.

Koha ishte e kufizuar për të filmuar.

Kam lexuar se ishin nisur 11 grupe xhirimi atë ditë

Me përjashtim të departamentit të informacionit që punonte me kapacitet të plotë, pjesa tjetër kishin marrë detyrat në aktivitete të ndryshme. Por, numri fizik sa qysh tek nuk e di. Realisht nuk e dija nëse kishte grupe të tjera në shesh. Realisht ishte një gjendje shumë e tensionuar. Edhe TVSH kishte tensionime shumë të mëdha atë ditë.

4 komente në “Rrëfehet pas shumë vitesh operatori që filmoi rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës: Ja momentet që hynë në histori”

  1. Corovoda says:

    Ky cepani biri I cepanitt te nomeklatures, vellait i cepanitt ambasador, vellai i cepanitt konsull, vellai binjak i nuses se mezenchiut , kryetarit te komitetit Exekutive te tiranes se kohes se komunizmin, krushk ne Skender gjinushin thote “,diktatori famekeq”.
    Ky qyq qe qe nje cop kric e nje gje e trashe qe prej asaj “familje nomeklature” Züri ate vend kameramani see nuk ish per gje tjeter.
    Fyll i gjate me Koken bosh.
    Krici fare, gje e trashe si sallom.
    Bobo keta cepanjoset si e dredhin ore, kacurel fare e bejne.
    Dhe pastaj thone skraparllinjte Jane te ngurte. Jo ore Jo llastik fare jane. Lepjne bythe sa majtas e sa djasthtas.

  2. Tironsi i Vjeter says:

    Hahaha po ky eshte familjarisht familje sigurimsash dhe pinjoll i nje polici nga Skrapari qe mbante graden kolonel. I ati, nje komunist nga ata me interesaxhinjte, bythlepires i cdo kohe dhe cdo qeverie, nga e majta ekstreme tek e djathta ekstreme. Nje vella e ka pas ambasador ne Kube, tjetrin hetues te sigurimit dhe vete kalec 70 lekesh. I kam pas mbi shpine per 50 vjet, se me kishin zene shtepine e fisit tem. Dhe mbahen si antikomuniste te vendosur, kur kane qene sherbetore nga me te perulurit te Enver Hoxhes dhe hajdute me cizme ne regjimin komunist. Edhe pinjollet i kane te neveritshem, te gjithe teje tej si fis. Ky nuk ka goje fare me fol, ore as te pipetije, se ka marre sa e sa veta ne qafe ne RTSh e ne MPJ kur ishte minister Likja nga Cepani.

  3. aqifi says:

    Lol. Cepanin e kishte nisur vete partia te filmonte sepse partia e dinte per bustin me perpara qe do binte. Partia i hoqi vete bullonat e statujes per tia bere me te lehte detyren sekretarit te partise me nder me thene demo-kratit Berishovic i cili kishte veshur pardesy te bardhe dhe shetiste me FIAT neper shesh…..

  4. scrap skrapari says:

    Cepani jane si farefis kelyshet e monizmit…dava sktaparllinjsh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje