EMRAT: I zuri pritë pas sherrit në një lokal në Durrës, vritet me 5 plumba 45-vjeçari

24 Shkurt 2019, 10:02Kronika TEMA

Një person është gjetur i pajetë në një automjet tip “Benz” në zonën e ish Kënetës. Vrasja ka ndodhur rreth orës 01:10 pas mesnate, ndërsa viktima është shtetasi Martin Ndreca 45-vjeç me origjinë nga Mirdita.

Policia e Durrësit ka identifikaur autorin i cili kreu vrasjen dhe është vënë në ndjekje të tij.  Autori dyshohet të jetë shtetasi Ndue Zefi 37 vjeç.

Mësohet se viktima dhe autori i varsjes kishin qene me heret të dy ne lokalin e lagjes dhe aty kane pasur nje sherr per motive te dobeta.

Me pas, viktima eshte larguar per te makina e tij, nderkohe qe autori i kishte bere prite me arme ne dore dhe e ka qelluar me 5 plumba.

Nderkohe qe nje prej plumvabe e ka kapur ate ne shpatull.

Informacion Paraprak: Më datë 24.02.2019, rreth orës 01:10, në lagjen Ish Kënetë, shtetasi N.Z. 37 vjeç, për motive të dobëta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin M.N., 45 vjeç, banues në kete lagje.

Autori i dyshuar pas krimit është larguar menjëherë dhe është shpallur në kërkim. Policia po punon për kapjen e tij.

Grupi Hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave te kësaj ngjarje.

1 komente në “EMRAT: I zuri pritë pas sherrit në një lokal në Durrës, vritet me 5 plumba 45-vjeçari”

  1. Grigor says:

    Vrasesi Ndue Zefi eshte perfaqesues tipik i asaj shtrese te popullsise shqipetare, brenda dhe jashte kufijve, qe per fat te keq eshte nje shtrese me numer goxha te madh.
    Eshte e habitshme qe kryejne akte paburrerie (vrasje ne prite, prapa shpine), ne emer te burrerise.
    Vetem njerezit pa kukture, dhe te edukuar keq vrasin per motive te dobeta. Dhe vrasin si hajdute, si burracake. Edhe ata qe e mbajne veten per te forte dhe bejne si bandite, ndjehen te forte kur Jane shume kunder njerit, ose kunder njerezve te dobet dhe te pambrojtur.
    Kur u has sharra ne gozhde me ndonje trim, zbythen, ikin me bisht nder shale, dhe bejne plane si ta vrasin mbrapa shpine, si pa burreri qe Jane. As qen nuk u thua dot, sepse qeni eshte kafshe fisnike, te del perballe, madje edhe leh, si per te te thene “kujdes, se une edhe kafshoj”.
    Ndersa keta “te fortet” Jane lloji i kafshes me te ulet dhe me te ndyre, me instikte shtazarake, qe nuk i lejne te mendohen se nuk vritet njeriu per nje fjale goje, nuk lihen femijet pa prinder, dhe familja pa burrin e shtepise.
    Dhe kemi shume nga keta. Si prinder, nuk kujdesemi qe t’i edukojme me karakter qe kur Jane te vegjel, Po i leshojme rrugeve qe te behen “çapkene”. Por “çapkeni” rritet, behet “i forte”, vret dike, perfundon ne burg, dhe vetem pastaj kujtohemi se sa gabim i kemi edukuar, kur eshte teper vone.
    Rasti Kostandin Xhuvani eshte tipik i nje jete te çuar dem, sepse prinderit nuk u moren me te kur ishte i vogel.
    Por natyrisht ka edhe me keq. Xhuvani eshte viktime e neglizhences se prinderve te tij, sepse jam i sigurte qe ai sot mund te ishte inxhinjer ose pronar biznesi, me vemendjen e duhur.
    Por shumica, nuk dine gje tjeter, dge nuk kane njohur ghe tjeter, perveç sherrit, vrasjeve burracake, perkatesia ne nje bande, dhe ligji i me te fortit kunder te dobetit.
    Ne mos ne fisin tuaj, shikojeni sa keni rrotull ne lagjen tuaj. Eshte e modes te besh si i forte. Dhe nuk eshte mungesa e shtetit, apo dobesia e shtetit. Edhe ne Itali, Greqi, apo Gjermani, keta keshtu sillen. Sepse eshte e vetmja gje qe kane mesuar ne mungese te edukimit te duhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje