Ja vlen të protestosh çdo të enjte me shpenzime “partie” ?

24 Shkurt 2019, 20:30Blog TEMA

Nga Artur Ajazi 

Që një parti politike, aq më tepër një parti në opozitë, të organizojë tubime dhe protesta masive natyrisht duhet të shfrytëzojë mbi çdo gjë tjetër, arsenalin dhe potencialet e saj njerëzore, ku rolin vendimtar e luan baza,  të besuarit e saj, anëtarësia e saj.

Jo gjithmonë partitë kur bien nga pushteti, arrijnë të ruajnë numrin e dikurshëm të fanatikëve të cilët duhet thënë se, për hir të së vërtetës ata firojnë pjesë-pjesë për shkaqe nga më të ndryshme. Kjo ka ndodhur  realisht me partinë kryesore të opozitës.

Në Shqipëri në 28 vitet e tranzicionit demokratik, kanë ndodhur gjëra të tilla, veç faktit që partitë e vjetra tradicionalisht të majta, kanë ruajtur një numër të caktuar militantësh stoikë.

E kundërta ka ndodhur me Partinë Demokratike, ku në fillimet e veta, rreth saj u afruan ndoshta për inerci  dhe kureshtja, edhe ish-pronarët, ish-të burgosurit politikë, ballistët dhe zogistët, të pakënaqurit nga ish-PPSH, madje më shumë ish-komunistë. Partia Demokratike edhe sot e kësaj dite, llogarit si “anëtarësi të saj” ata që u bashkuan me atë forcë politike në 1992, dhe jo ata që u larguan dhe e braktisën atë rrugës deri sot.

E vetmja gjë “pozitive” që mbahet mend nga PD gjithmonë kur ka qenë në opozitë, kanë qenë protestat, dhe për hir  të së vërtetës duhet thënë se i vetmi motiv i ndjekësve të saj fanatikë, që mbushinin sheshet, ka qenë Berisha. Por Berisha ra, sot është i vetëlargua nga të gjitha, madje edhe nga mandati i deputetit, dhe nuk frymëzon shumë ithtarë të PD pavarsisht se mundohet maksimalisht të mbajë të “ndezur” bazën e squllur të asaj partie.

E vetmja gjë që kryetari i PD-së sotme, ka mësuar “përmëndësh” nga mësimet e Doktorit (veç të tjerave) lidhur me mbijetesën në parti, mbetet protesta, por jo  ajo e motivuar politikisht, por ajo e paguar.

Duke ditur mungesën e meritës dhe aftësive si politikan ende i ri , dhe duke patur parasysh “ndihmën e madhe” nga vetë ai derisa mori postin e kryetarit, duket se Doktori nuk mungon kurrë të japë i pari “dorën” e fundit dy ditë para çdo proteste.

Kurse Lulzimi dhe Gazmendi , nisin shkresa zyrtare drejt degëve të PD-së në rrethe, duke i urdhëruar dhe porositur ata “të mos kursejnë paratë për udhëtimin dhe shpenzimet e tjera të atyre që do të vijnë në protestë”. Kjo ka ndodhur së fundi  në 16 dhe 21 shkurt, por kjo ka ndodhur dhe do të ndodhë këtej e tutje në pothuajse çdo protestë “popullore” që ka thirrur PD , apo në bllokimet e akseve rrugore nacionale.

Por gjithsesi të paguash për çdo ditë enjte proteste autobuzët, furgonët, ushqimin, flamujt, flakadanët, fishekzjarrët, boritë dhe njerëzit që do të mbushin sheshet, padyshim është shpenzim i madh për arkën e partisë, qoftë edhe për sponsorët e saj të deklaruar apo të padeklaruar.

Askush nuk të jep para (miliona) falas, për protestat, mjetet e transportit e logjistikën, kur e di  fare mirë se gjithçka shpenzohet për hiçgjë.

Por ja vlen të protestosh rrugëve dhe shesheve me para “partie” apo sponsorizime biznesi, ndërkohë që duhet të ketë një motiv, arsye, shpresë dhe besim tek ata që të mbështesin realisht si forcë politike ? Natyrisht nuk ja vlen, pasi duke i mësuar me para qyl “protestuesit” vjen një ditë që mbetesh me gisht në gojë, duke dobësuar maksimalisht bazën e vërtetë të partisë.

Kjo ka ndodhur edhe me PD e sotme, ku shumica e atyre që e ndjekin pas në protesta (dhe që janë ftuar nga kryetari ta ndjekin këtej e tutje çdo të enjte) nuk  janë gjë tjetër veç hallexhinj “të djathtë” të parapaguar, kurse pjesa e mbetur janë fanatikë tradicionalë. Por ekziston edhe një tjetër “merak” nga dorëzuesit demokratët të mandateve.

Sipas tyre “tashmë që nuk jemi më as deputetë, njerëzit dhe më keq akoma biznesmenët, nuk po na hapin as telefonat, dhe jo të na vijnë në protesta, apo të paguajnë për protestat tona”.

Gjithsesi mbetet për tu parë nga afër ecuria e protestave të opozitës këtej e tutje, tashmë që kolegji i kryetarëve , (një shpikje e re kjo) të degëve të PD-së në rrethe, ka vendosur që “çdo të enjte  të mblidhemi para Parlamentit deri në rrëzimin e qeverisë”.

8 komente në “Ja vlen të protestosh çdo të enjte me shpenzime “partie” ?”

  1. emigranti says:

    ne radhe te pare pd-kompani i ka zhgenjyer shqiptaret nuk sollen demokracine e duhur. E dyta shqiptaret nuk duhet tja falin saliut me kompani djegien e fabrikave, hapjen depove te armeve, drogen, prostucionin, krimnalitetin, firmat piramidale e shume gjera te tjera. SALIUN me kompani e mbeshtesin vetem kriminelat, drogaxhinjte dhe ata qe nuk duan te vendosen ligjet. SALIU e kompani duhet te veje para ligjit te pergjigjet per demet qe i ka shkaktuar shqiperise, per krimet e tij

    1. Parate e gjyqtareve ku jane? says:

      Me parate e gjyqtareve dhe prokuroreve te korruptuar dhe me parate e basteve online.
      Qe te dy keto grupe njerezish kane grabitur djersen e shqiptareve.
      Prandaj mendohuni dy here para se te shkonie ne eskursionin e PD-LSI me para.
      Merruani leket, por mos ua jepni voten!

  2. Realisti says:

    Kryetari faktik i PD se eshte e do te jet sa te vdes SALI BERISHA.
    Luli vetem ndez kaseten e reciton.
    SALIUT I KA NGEL ORA TE VITET90.
    NGA 60–70 MIJE MILITANT PD PA PRPOBLEM MUND TE SJELL10–15 MIJE NE TIRANE NGA RRETHET E GJITHE SHQIPERISE.
    PO KAQ SALIUT I DUKEN TE MJAFTUSHEM PER TE THEN SE KA MBESHTETJE POPULLORE.
    NE TIRANE TI RROJE BATHORJA ME XHELAL MZIUN
    PER PROTESTA.
    POR NE VOTIME KU MERR PJESE GJITHE POPULLI MBESHTETESIT E SALIUT JSNE SHUME PAK.
    EDHE SALIU KETE E DI POR GENJEN KOT DUKE THEN SE I VJEDHIN VOTAY.

    PARTIA SOCIOLISTE CDO GJE MUND TE BEJ POR VOTA NUK VJEDH.
    AJO NUK RUAN DOT VOTAT E SAJ.

  3. Realisti says:

    Te befsha naften ne gazete mero.
    Pse i do komentet te mira per saliun????

  4. Populli shqiptar says:

    Cfare fytyrash , cfare monstrash, ne 24 ore marrin vetem mallkime dhe vetem mallkime nga populli shqiptar per maskaralliqet qe i jane bere ketij populli
    Dhe padyshim nuk do te jete e larget ajo dite kur mallkimi do i marre ne vete

  5. K A Z A N I S O C I A L I S T says:

    Nuk ja vlen te protestosh per TrE paritet e m***t PS+PD+LSI.

  6. Komentuesi says:

    Te shkretet protestues,per ate 100 lekshe vjene ne Tirane pa si pullcet shume bytha atyre per karrigen e Bashes.Protestuesit vijne per ti xhvatue ndonje leke per te ngrene dreken falas e te udhetoi falas.Pd-ke dhe LSI-ja kane harxhuar shuma te medha parash per protesta.Por t’i hane koqen e mutit Rames,se nuk errzojne dot pasi ai ka rrenje te forta ne popull.Shqipetaret kane besim te Edi Rama dhe nuk eshte si Saliu me Bashen qe u ka ikur besimi.

  7. Pa emer says:

    Shpenzimet e partise ???? Ku I gjeti partia paret ??? A nuk Jan paret tona?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje