Kilian Mbape nuk është më një surprizë. Edhe pse vetëm 20-vjeçar, sulmuesi është tashmë një lojtar i konfirmuar i kalibrit botëror.
Në sfidën e mbrëmjes së djeshme mes PSG dhe Nimes, Mbape koleksionoi dy gola të cilat ndihmuan francezin të thyente një rekord që zgjaste prej 37 viteve.
Mbape u kthye në moshën 20-vjeçare, në lojtarin më të ri që arrin shifrën e 51 golave në Ligën e Parë franceze. Sulmuesi është shfaqur në këtë sezon si pikë referimi për PSG-në duke qenë se Nejmar është i dëmtuar ndërsa ka treguar cilësitë e një lideri duke udhëhequr skuadrën edhe në Ligën e Kampionëve.
Në fakt edhe shifrat e tregojnë rëndësinë e tij në skuadrër, pasi Mbape ka shënuar plot 22 gola në këtë sezon për të tijtë, teksa ka lënë pas sulmuesin tjetër të skuadrës Edison Kavani.
Ndërkohë, falë 22 golave të realizuar, Mbape është gjithashtu në garë me Lionel Mesin për ‘Këpucën e Artë’ në Europë teksa ka lënë pas krahëve edhe Kristiano Ronaldon.
E sigurtë është se Mbape, është tashmë një faktor në futbollin botëror dhe nëse mban të njëjtin ritëm shumë shpejt mund të rrëzojë nga froni dyshen Mesi-Ronaldo.