Nga Mero Baze
Shpejtësia me të cilën mandatet e deputetëve të dorehequr të opozitës u përcollën nga Kuvendi në KQZ, kanë krijuar zhgënjimin e parë tek opozita, pasi e lexon këtë si një vullnet i qeverisë, e cila nuk dëshiron të ndjehet ngurruese për t’i mbajtur me zor derën hapur opozitës.
Ngurrimi i qeverisë, mund të lexohej si një përpjekje për pazar, ose një shans për të zgjatur kohën për negociata dhe kjo mund të rriste ndjenjën e triumfalizmit tek ata që bënë një akt ekstrem, kundër sistemit.
Reagimi i sotëm i një deputeti të opozitës e reflekton qartë këtë. Opozita ka nisur të shqetësohet përse qeveria diskuton për procedurën e zëvendësimit dhe pse nuk diskuton për pasojat e këtij akti të paralajmëruar.
Nuk jam i sigurt, se vetë opozita ka ndonjë mendje t’i rimarrë mandatet dhe nëse Parlamenti nuk do t’i kishte çuar në KQZ, por ajo që e shqetëson opozitën, është lehtësia dhe indiferenca me të cilën qeveria i përcolli kërkesat e tyre si problem administrativ në KQZ.
Tek këto dy nuanca, në të vërtetë është mbartur gjithë debati i sotëm politik.
Opozita është e shqetësuar se nuk ka ngjallur aq panik sa mendonte me dorëzimin e mandateve dhe qeveria është e prokupuar të mos lëjë asnjë shenjë që do t’i mbajë më zor kundrejt ndonjë oferte. Se nëse do mund ta bëjë me interpetimin e deklaratave të dorëheqjes, me uniformitetin e diktuar të tyre nga një vendim politik, çka Kushtetuta e përcakton qartë si të papranueshme dhe i kthen në “NUL” ato deklarata.
Dhe këtu mbyllet debati politik mbi mandatet dhe mbetet hapur vetëm debati juridik dhe administrativ i këtij procesi.
Debati jurdik, është i paprecedent, pasi zgjedhjet e 2017 janë të vetmet zgjedhje shqiptare, në të cilën nuk ka pasur koalicione zyrtare opozitare dhe proqeveritare, por parti politike secila më vete. LSI që ishte në pushtet deri në prag të zgjedhjeve, garonte e vetme, si PS me të cilën kishte qeverisur, ndërsa PD ndërkohë që garonte vetëm, ishte në pushtet me PS.
Pra parimi që mandatet duhet t’u ofrohen një herë listës së partive opozitare, është i paqartë, nëse bazohesh tek 2017-ta. Ai ka kuptim vetëm nëse bazohesh tek rreshtimet e pas 2017-tës dhe të konsiderosh opozitë të 2017-tës, partitë që janë bashkuar tani në dorëzimin e mandateve.
Po ashtu debati administrativ ka të bëjë me faktin nëse procedura e shpalljes së vakancave në Kuvend, do fillojë menjëherë apo do shtyhet në kohë, për t’i lënë kohë.
Këto dy debate janë realisht të parëndësishme, pasi dorëzimi i mandateve është aksion politik dhe jo juridik apo administrativ dhe qeveria nuk është e interesuar të përfshihet në emërimin e një grupi të ri parlamentar në Kuvend kushdo qoftë ai, pasi ka vota të mjaftueshme.
Acarimi i opozitës, nuk vjen as prej listës së deputetëve të dërguar me shpejtësi në KQZ, as me ata që mund të zëvendësohen, por me faktin, që pse djegia e mandateve, nuk po përjetohet me dramacitet nga qeveria. Kjo në fakt është një pyetje që duhej bërë para dorëzimit, duke llogaritur kë do kishin pro dhe kë kundër pas këtij akti vetëvrasjeje. Dhe përgjigjia është dënimi njëqind për qind i këtij akti, nga SHBA, BE, OSBE dhe çdo qeveri e Bashkimit Evropian.
Pas këtij reagimi, edhe nëse qeveria do bënte sikur të ishte e alarmuar, nuk do ta lejonte askush të negocionte krijimin e një precedenti, që shemb sistemin e pluralizmit dhe rregullat e lojës në një Republikë Parlamentare. Kështu që debati ka për t’u katandisur realisht si debat procedurial dhe jurdik. Dhe ky debat nuk i përket qeverisë. Është çështje borderosh në Kuvend. Ndaj opozita po zhgënjehet më shpejt se sa priste, pse bota nuk po “shkul flokët” për atë që kanë bërë.
I madh je Mero.Sidomos ne rreshtin e fundit.
I agree totally with MERO ! I madh Mero, kujtuan keta se do ndodhte kataklizmo, jo mor jo, ne njerezve te thejshte, jashte politike na ka ardhur shume mire qe keta vetevrane veten, pa i ndyre duart me ta asnjeri , kjo eshte ndodhia me optimale per kete opozite delenxhie qe ne kemi, sa mire qe nuk do ti shikojme ne parlament, apo kudo tjeter,
Nuk ka problem z.Baze se deputeteve qe kane lene mandatet rrogat ia jep Saliu pasi ka vjdhur zhvatur sa ti mbaje ata me rroga,ndersa tek LSI-ja, eshte pak e veshtire se vertet edhe toto Likja disponon para me shumice por valle e le çizmja qe ka ne shtepi nje here ne jave!Me se ti mbaje ajo femijet qe ka ne Angli e Paramijthi?
O Mero, kush e ka shkruar kete artikull, sa klase shkolle ka? Merr ndonje redaktor se duket sikur ka shkruar ndonje analfabet me 3 klase shkolle. Artikujt i ke te goditur por gjuhen shqipe po e masakron…
te shkretet demokarat deshen pi.. por hengren k..
Per mua nuk ka rendesi gabimet ortografike ne artikull,por permbajtja e tij.Mero te pergezoi per mendimet e vyera qe jepen ne kete shkrim.
Enk eshte plotesisht i sakte,shkrimi ka gabime prej idioti.
I nderuar Enk,
Na i trego edhe ne masakrimet e gjuhes shqipe. Mos na ler te vdesim injorante.
Ne i lexojme perciptazi artikujt vetem per te marre idene. Ti e ke lexuar me themel, dhe nga komenti dukesh expert ne drejtshkrim.
Z.Mero.
Ku e ke gjetur ate shprehje brilante:Se bota “nuk po shkul floket”per ate qe opozita ka bere.
Ose shqiptarshe:Se s’po i cahet bytha asnjeriut ne shqiperi,per veprimin vetvrases te opozites,per djegjen e mandateve.Perkundrazi,te gjitheve do tu bien veshet rahate nga gojeshqyerit e PD dhe LSI.
Cfare eshte e vertete,do ta ndjejme boshllekun e humorit qe na benin keta karagjozi,si Berisha,Basha,Balliu,Mones,Petrushit e tj etj copa injorantesh,qe egzistojne si aksidente ne kete shoqeri.
I erdhi me ne fund Ajo qe ata meriton in:Zhdukja dale ngadale dhe zhytja ne terrin e gropes qe I hapen vetvehtes.
Te limte mendja o Mero Baze!
????
Mero Baze,
Respekte. Nje shkrim i shkelqyer. Trim djale je.
Respekte edhe per ata dy prinder qe te rriten dhe edukuan te behesh ky qe je.
Hahahahahahahahah…. i madh je MERO. Kujtojne se kane mend por jane bosh fare. Ecin me mendjen e Berishes qe kryeveper te tije ka SUDEN.
Nord.al je 1
Mendoj se nese reforma ne Drejtesi donte goxha kohe te realizohej , reforma ne politike po behet shume shpejt.Urime kush e beri kete pune.Lulo je i madh ne budallallekun tend , na shpetove nga Mul Noka, paloka e shume te tjere, qe nuk bejne dot asnje pune te rendomte qe s’do shume mend pa le politiken.Hahahaha, hajde se shkoi haka ke i zoti.Do behet shume me mire nese keta njerez qerohen apo veteqerohen nga politika.hahahaha, kush jua futi kaq bukur ketyre idioteve.
Vetja me pra mo!!!
U ca mali dhe polli nje mi!!!!…(Ne rastin konkrete 56 mijush,por prap minj jane ) Ata prisnin qe te shperthente nje termet ,qe shqiperine ta trondiste,qe njerzit te thoshnin Zoti na dha lumturine qe prisnim:Do ik Rama dhe do vij Luli!
Kesaj i thone mbameni se do vras veten. Pushke te madhe qiten keta demokratet por nuk vrane dot as edhe nje plesht.
Ta trajtosh si akt procedurial apo ceshtje borderosh, problemin e doreheqjes kolektive te Opozites nga Parlamenti, eshte njelloj si te fshihesh prapa gishtit ose nga qe Meroja e kupton me mire, te merresh me mustaqet e Celos. Te ishte kaq i thjeshte ky vetflijim politik i opozites, nuk do te kishim nje shqetesim e reaksion kaq te dukshem nga komuniteti nderkombetar. Rama, me megallomanine qe e karakterizon, por edhe nepermjet tellalleve te pushtetit, do perpiqet ta minimizoje situaten dramatike qe po kalon vendi. Ai eshte kaq i paafte, por edhe arrogant, sa qe nuk e ka kuptuar akoma se protestat masive kunder tij nenkuptojne qe ai duhet te terhiqet per ti hapur rrugen nje qeverie teknike dhe tranzitore, nen monitorim nderkombetar, qe ta coje vendin drejt zgjedhjeve te reja.
Hahahaha
Endera me sy haput
Ta trajtosh si akt procedurial apo ceshtje borderosh, problemin e doreheqjes kolektive te Opozites nga Parlamenti, eshte njelloj si te fshihesh prapa gishtit ose nga qe Meroja e kupton me mire, te merresh me mustaqet e Celos. Te ishte kaq i thjeshte ky vetflijim politik i opozites, nuk do te kishim nje shqetesim e reaksion kaq te dukshem nga komuniteti nderkombetar. Rama, me megallomanine qe e karakterizon, por edhe nepermjet tellalleve te pushtetit, do perpiqet ta minimizoje situaten dramatike qe po kalon vendi. Ai eshte kaq i paafte, por edhe arrogant, sa qe nuk e ka kuptuar akoma se protestat masive kunder tij nenkuptojne qe ai duhet te terhiqet per ti hapur rrugen nje qeverie teknike dhe tranzitore, nen monitorim nderkombetar, qe ta coje vendin drejt zgjedhjeve te reja
po sikur rama te nxjerre me shume njerez e te thote opozite ik,cfar behet.me nderkombetaret ke folur ti dhe cilet se ata po thone qe lenia e mandateve eshte gabim.keshtu do behet sa here qe si pelqen dikujt.
Si disa qe besojn se toka eshte e sheshte, ka dhe ca si ju gazetaret qe besojn se shqiperia eshte ne qender te botes politike. Botes si rruhet per Anglin qe pasojat sjan vetem te sajat,jome per shqiperine. Lereni cthot bota, po meruni me cthot populli
Eshte shume e thjeshte per tu kuptuar pas kesaj vetevrasjeje te turpeshme.
1 – Bota moderne nuk toleron nje precedent te tille ne pluralizmin demokratik.
2 – Do investoj ne maksimum ne funeralin pa kthim te kesaj opozite ne menyre qe ta bej nje shembull ekzemplar per cilindo qe kerkon te minoj kete sistem pluralist.
3 – Nuk do lejoj ne asnje menyre nxjerrjen nga skena te z. KM pa perfunduar vetingu pasi kane investuar shume ne kete reform.
4 – Shqiperine do ta integrojne shume shpejt nga c’mendohet pas kesaj vetevrasjeje te opozites shqiptare per te bllokuar pazaret qe ofrohen nga lindja.
5 – populli kerkon alternativa te reja .
Paragrafi i fundit duhej te mbyllej jo me shkuljen e flokeve por me shkuljen e leshit
Keni ndonje iluzion juvej se edver panorama nuk ka rene dakord me sali lul bimbashin qe te digjen ato mandatet, te bejne pazarin e radhes, e pastaj te na dalin perseri si shpetimtare te Shqiperise, per te harruar e shtyre ne pafundesi procesin e vetingut, ashtu dhe bisedimet per aderim ne BE???
lul bimbashi mprehu shpaten,
edhe nji her me moniken
do t’kapercejn situaten
per ta mbajtur te paprekur bithen …
Ore juve qe juve qe po ju ha shume per popullin, po pse ore vetem ai quhet “popull” qe u soll si kamikaz ne 16 shkurt?! A ju shkon nder mend qe sikur te dale ne rruge edhe pjesa tjeter e “popullit” si shkon kjo pune?! Po prisni ore se nuk eshte pare e degjuar kjo qe ben me nder opozita, u merzita une pa pushtet dhe o burra te veme flaken!
Mesohuni te silleni si pjesa tjeter e popullit qe pret diten e votimit per te vene flaken e per te ta futur turinjve me VOTË!
Ne si popull, keta deputete te opozites ka kohe qe na e kane prure ne maje te hundes me horrlliqet e tyre ne parlament! Ne po luteshim qe ti nxirrnin jashte parlamentit me dhune, kaq te nevertshem, e te padeshirushem ishin bere! Por ja qe nuk thone kote, “deshi perendia” dhe e morri ne konsiderate deshiren e miletit. Ja shtiri ne mendje deshiren e sovranit ketyre horrave dhe ata pa cak, pa bam, e bene realitet deshiren e sovranit. Fjala jone ne vesh te perendise!
KJO PUNA E KËTYRE ME DEMEK OPOZITARËVE DEPUTETË, ËSHTË FIKS SI PUNA E ASAJ PUTANËS QË E LË DOBIÇIN, O NË DERË TË KISHËS O NË DERË TË SIGURT TEK NJERËZ QË ËSHTË E BINDUR SE DIKUSH ATY DO KUJDESET PËR PJEDHËN E SAJ.
DHE I PARI QË DO E GJENTE KOPILIN DO TË TROMAKSEJ E DO TË KUJDESEJ PËR TË.
MIRËPO EDHE PSE “DOBIÇ”,MË MIRË SE NËNA NUK KA PËRKUJDESJE NË KËTË BOTË.
KËSHTU QË NËSE ËSHTË ME VEND KRAHASIMI PËR ATË QË MERUA KA NXJERRË NË PAH ME KËTË SHKRIM
DUKET QARTË SE KOPILI MBETET NË PREHËR TË “NËNËS ” SALI+BASHË E MONIKË BASHKË.
FOSHNJA E TYRE KA LINDUR RAHMET PASTË E VDEKUR PA LERË KËSISOJ FOSHNJA NUK QAN.
DHE BOTA E VETMJA GJË QË MUND TË BËJË SA PËR AKT NJERËZOR TA KALLË TË VDEKURIN NË VARR.
POR SALI BASHË E MONIKË ULËRASIN E QAJNË PËR ARSYEN SE KËRKOJNË TË NGJALLIN ME ZOR TË VDEKURIN E PA KALLUR.
Zhgenjimi eshte per te gjithe qytetaret shqiptare me politiken postkomuniste te ushtruar nga km Rama ,ecila nuk ndryshon aspak nga ajo e parardhesit e tij Berisha ,Meta e tj.Kjo lloj politike pa asnje te ardhme e ka lene vendin jashte BE ,pa prespektive pervec prespektives te pasurimit te metejshem te nje grusht njerzish pushtetare ne dem te vet shtetit dhe individit si dhe sistemit demokratik ne pergjithesi.Duke u ndare ne ATA dhe Ne tregojne qe nuk mund te jetojne ne menyre te organizuar si shoqeri apo shtet ligjor por ne xhunglen e tyre te dhunes .Intelektualet duhet ti lene hosanate per njeren apo tjetren ane dhe te perqendrohen se si mund te thyhet ky cikel I mbyllur …
Opozita, nese kavullnet, e di mire çfarë duhet të bëjë. Anullimin e marrëveshjes se vitit 2008.Kundershtimin e kodit zgjrdhor, institimin me çdo kusht për listat e hapura. Gjithë të tjerat janë pallavra.
Ky gazetar,eshte si rruget me nje drejtim.
Mero mir Mbrema.
Pik se pari ti je Shum i njeanshem me ata qe komentojne shkrimet ne Gazeten Tema,pra jo patieter duhet te jemi pro cdo shkrimi qe ju botoni ne Gazeten tuaj,pra komentet qe ne bejme jane edhe pro Edhe kunder ndersa ju nuk i botoni nqs nuk jane pro Qeverise apo jane kritike.
Pra Edhe Mandatet e Opozites nuk kishin me Funksionin e duhur nga te gjitha Pikpamjet,e persa i perkete nderkometareve ata vijne e ikin pasi mbushin Xhepat.
Me pak Fjale Ne skemi pse presim se Cfar do na thone nderkombetaret,se ti ne shtepine tende sta bene komshiu rregullin por e bene ti apo jo.