FOTOT/ Albi Nako mes dy ndjenjsh: Transferohet në Itali te Klaudia, ç'ndodhi me Albën?

25 Shkurt 2019, 09:50Lifestyle TEMA
FOTOT/ Albi Nako mes dy ndjenjsh: Transferohet në Itali te Klaudia,

Prej disa kohësh në media është diskutuar shumë marrëdhënia e koreografit Albi Nako me dy balerinat e njohura, Klaudia Pepa dhe Alba Hoxha. Pas ndarjes nga Klaudia, Albi u përfol për një lidhje të re me Albën.

Çifti u fotografua shpeshherë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe madje u përfolën për fejesë, megjithatë ditën e sotme Albi ka dhënë lajmin e papritur.

Ai është larguar nga Shqipëria dhe është vendosur në Itali pranë ish-gruas së tij, Klaudias, ku do të nisë punën e re në televizionin italian “Rai”. Teksa Klaudia e ka uruar publikisht në profilin e tij në Instagram, duke i uruar fat, Alba ka bërë reagimin e papritur në komente.

“Domethënë na le?”- i shkruan balerina, të cilës Albi i është përgjigjur me emojin e një njeriu që ngre duart lart, si për të treguar se s’ka ç’bën, pasi ky është vendimi që ka marrë, shkruan Xing.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje