Kalvari i një krenarie kombëtare të braktisur nga shteti. Flet pa dorashka ylli i atletikës shqiptare. Një rrëfim për suksesin e arritur me dhimbje!
Nga Fatjon Baze
Luiza Gega është një nga sportiestet shqitpare që e ka përfaqësuar në mënyrën më dinjitoze flamurin shqiptar në të gjitha komepticionet ku ajo ka garaur. Atletja shqiptare ka fituar ka një CV për tu admiruar që do ta kishte zili çdo sportisit i cilitdo shtet, pasi sukseset e saj janë të jashtëzakonshme duke bërë krenarë të gjithë shqiptarët.
Suksesi i fundit i atletes 30-vjeçare është ai i datës 16 shkurt – ku ajo arriti që të shpallej Kampione Ballkani në garën që u zhvillua në Stamboll të Turqisë, në kategorinë 3000 metra.
Një sukses i madh që nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e Atletikës shqiptare, ndërkohë që Luzia Gega aktualisht është rekordmene e Kampionatit Ballkanik në disiplinen e 1500m me kohën 4.06.89.
Kjo është njëra ana e medaljes që Luiza në bën krenarë të gjithëve, por ana tjetër e medaljes është me të vërtetë një hidhërim për Gegën, e cila është ndjerë e braktisur nga shteti shqiptar duke mos u vlerësuar siç duhet të ndodhë dhe që e meriton një kampione si ajo.
Në një intervistë ekskluzive të dhenë për Gazetën TemA, Luiza Gega, rrëfen sakrificat e saj personale, mungesën e kushteve të stërvitjes, buxhetin e dobët që ka Atletika shqiptare – ndërkohë që sjell shembullin nga ku duhet që të bazohet shteti shqiptar për rritjen e sportit.
Gega keni marrë një rezultat fantastik në Stamboll duke u shpalllur kampione Ballkani. Si fillimi, si ndiheni për këtë sukeses të merituar?
Nuk është surprizë për mua medalja e Artë në Ballkan tani më. Në 6 pjesmarrje në Kampionatin Ballkanik të sallave të mbyllura kam marrë 6 medalje të arta (4 të arta në disiplinën e 1500m dhe 2 të Arta në disiplinën e 3000m)
Sigurisht që çdo garë ka emocionet e veta dhe unë jam përgatitur shumë për të qenë në formën time më të mirë. Vij nga një grumbullim 5 javor dhe si test të parë kisha vendosur kampionatin ballkanik të sallave të mbyllura në Stamboll.
Në fakt pata shkëputje që në metrat e para me kundërshtarët dhe kjo më vështiresoj garën pa masë për të pasur rezultat më të larte pasi gjatë gjithë kohës kam garuar vetëm. Ndryshim bën fakti që në xhiron e 8 zura një xhiro një kundërshtare dhe në xhiron e 10 një tjetër. Vendi i dytë erdhi +20 sec pas meje.
Kampionati Ballkanik nuk është më ai gjeografik por është zgjeruar shumë për shkak të politikave gjithëpërfshirëse që ka kjo Federatë. Sot pjesë e kampionatit ballkanik janë dhe Ukraina, Azerbaxhani, Armenia Gjeorgjia, Qipro, Izraeli, Moldavia dhe sot është një aktivitet me 20 shtete ose pothuajse gjysma e shteteve Europiane. Kjo me ben dhe me krenare per medaljen e arte dhe shpresoj qe te mos ndalem më kaq.
Unë jam specializuar në distancën e 3000m/p distance e cila nuk zhvillohet në Salla të mbyllura e kjo më penalizon disi.
Gjithësesi kam besim se rezultati do të përmirësohet nga ky që kam dhënë sot në Ballkan.
Për pak sa nuk u arrit thyerja e rekordit të Kampionatit Ballkanik me më pks se 1 sec. Rekordi ishte 8.55.22 dhe sot unë arrita kohen e dyte më të shpejtë të arritur ndonjëherë në Kampionatin Ballkanik të Sallave të mbyllura 8.56.04. Nuk ishte qëllim në vetvete por gjithsesi.
Aktualisht jam rekordmene e Kampionatit Ballkanik në disiplinen e 1500m me kohen 4.06.89.
Si përfundim ndjehem e lumtur që vazhdoj të mbaj kaq gjatë titullin Kampione Ballkani gjë e cila s’ka ndodhur asnjeherë në historinë e Atletikës shqiptare.
Kujt ia dedikoni këtë arritje të madhe?
Sigurisht që çdo arritje ime i dedikohet punës së madhe me përkushtim dhe personave që më ndjekin çdo moment. Këtu dua të përmend trajnerin tim i cili ka fokusuar të gjithë kohën në trainingun me mua. Familjes e cila më ka përkrahur e më kanë mirëkuptuar që ja kam dedikuar jetën time sportit.
Sponsorëve që më kanë besuar e vazhdojnë të besojnë tek unë dhe tek perfomanca ime. Dua të falenderoj Ëestern Union dhe Ujin Spring.
Ju jeni një atlete që realisht keni pasur suksese të jashtëzakonshme duke e përfaqësuar në mënyrë dinjitoze Shqipërinë. Por, a jeni ndjer e vlersuar nga shteti?
Më vjen keq ta them por dua të nënvizoj se jo vetëm që nuk jam vlerësuar për asnjë nga arritjet e mia por më duhet të fus lekët e mia që të plotësoj kushtet e stërvitjes. Aktualisht Tirana nuk ka asnjë pistë tartani(kryeqyteti i vetëm në Botë) dhe as një pistë dheu dhe për këtë arsye duhet të shkoj të stervitem në Elbasan. Paguaj kostot e transportit për tu stërvitur në Elbasan çdo ditë. S’kam asnjë kusht infrastrukture sportive që të krahasohet me kundërshtarët me të cilat duhet të garoj në aktivitete ndërkombëtare. Mungon Mjekësia sportive, Infrastruktura sportive në Tiranë (pistë tartani, palestër force, mjete dodaktike) grumbullime stërvitore aq të domosdoshme për arritjen e rezultateve të nivelit ndërkombëtar.
Buxheti i Federatës së Atletikës është në nivele aq të ulta sa nuk munden me mbuluar kostot e aktiviteteve Kombëtare e Ndërkombëtare e jo më të plotësojë kostot për grumbullime e gjërat e domosdoshme për të bërë sport elitar.
Pra, duhet të gjej financime për të bërë grumbullime apo të stërvitem në kushte minimale pasi ndihmesa për stërvitje e shtetit nuk egziston.
Çfarë pret Luiza nga shteti shqiptar?
Te kopjojë Legjislacion Sportiv nga shtete me potencial Ekonomik sa ne. Dua të përmend shtete si Serbia, Kosova, Mal Zi, të cilat kanë buxhete për sportin 10 herë më të lartë se Shqipëria dhe të financojnë grumbullimet e sportistëve elitar që ngrejnë flamurin në mbarë botën. Pensione të përjetshme për sportist të këtij niveli. Kur të lejmë sportin nuk kemi asnjë ditë të paguar sigurime shoqërore pasi shteti shqiptar na ka lënë në të zezë. Çfarë do të bëjmë? Do të rifillojmë jetën nga zero pavaresisht se çfarë krenarie i kemi dhënë vendit tonë.
Dhe në fund, cilat janë synimet e ardhshme të Luizës?
Sigurisht që dua që çdo vit të përmirësoj rezultatet e mia të cilat janë dhe rekorde kombëtare. Çdo përmirësim rezultati më vendos në vendet më të larta të podiumit Europian dhe Botëror. (TemA Javore)
E kam degjuar gjithmone qe vetem ankohet (qahet), kjo vajze e talentuar??!! Shteti, ky shtet i turpshem i vedit tim, ka ca ligje – dhe Ligji i Sportit: shperblen me shuma marramendese sportistet elitare, qe arrijne nivele te tilla.
Keshtu qe nuk kuptoj: pse qahet kjo vajze? Pse ankohet kjo femer? Cfar do akoma me shume kjo sportiste?
Ky eshte Ligji. Keto jane rregullat. Ky eshte Sporti ne kete vend.
Mjaft mjaullive Luiza…
Luiza ka te drejte te ankohet kundrejt shtetit te degraduar shqiptar ose le te iki te vrapoj per Turqine! Imagjino nje jete ne varferi vetem se ke arritur rezultate per nje vend koti si Shqiperia e nuk te vlerson! => Ik mi goce e talentuar ne Kosove ose Turqi gezohu jetes.
Sportiste e ketij niveli , minimumi ne nje vend si Amerika apo vende Europiane , do kishte siguruar nje jete dinjitoze. Luiza ka te drejte. Kur paguhen futbolliste qe jane si nallban, kjo duhej trajtuar shume me mire. Po eshte ajo shprehja lapidare; “ketu lulet i hane gomeret “. 30 vjete ekonomi e tregut, dhe Tirana nuk ka piste per gara e stervitje. Po talebanet i kane leket per te paguar kamikazet ne raste protestash. Turpi botes. Bejne edhe reklama keta. Shqiperia nder 10 destinacionet, jo deti, jo kodra. Viti 2019, piste atletike s’ka. E kuptoni ku jemi ? Kaq mundesi ka shteti, do thote ndonje. Pallavra! Ne bejme rruge me kosto me te shtrenjte ne bote. 20 milion $ per km. Mos thoni jo. Per te bere nje kompleks sportiv , qe ti pergjigjet kerkesave te kohes, nuk besoj se duhen me shume se 2-3 milion. Ku te kete edhe palester, edhe sherbime. Merrni shembull nga Goga basket. Nje biznesmen dhe ja del te ngreje nje pallat sporti modest per nga madhesia. Po multi funksional . Ndersa shteti i bananes mbas 3 dekadash mezi beri 1 stadium dhe dy gjysem stadiume. Te tjerat i perkasin prehistorise. Qe e kane kryer funksionin me kohe. Do ishte ne nderin e kuvendit, nese ka ngele pak nder, te miratojne ligj te veçante per figura sportive apo te fushave te artit etj, per trajtim financiar dinjitoz.
???????
????????????