Përfundmi i ekspertëve: Shqiptarët lider të tregut 5 miliardë paund të kokainës në Britani

25 Shkurt 2019, 11:11Kronika TEMA

Ekspertët britanikë kanë dalë në konkluzionin se mafia e pamëshirshme shqiptare po dominon tashmë tregun me një vlerë prej 5 miliardë paund të kokainës në Britaninë e Madhe.

Bandat e dhunshme nga vendi ynë thuhet të ketë marrë ngadalë ngadalë kontrollin e tregtisë së lëndëve narkotike në Britani, pasi u zhvendosën drejt ishullit qysh në fazat e hershme pas rënies së komunizmit, në vitin ’90.

Tashmë thuhet se banditë të frikshëm kontrollojnë thuajse të gjithë tregun në Britaninë e Madhe, me kokainën që ka arritur nivelet e saj më të lira që prej ’90-s, ndërkohë që pastërtia e saj po arrin majat si kurrë më parë në dekadën e fundit.

Mafia shqiptare, siç cilësohet në “The Mirror” të Mbretërisë së Bashkuar, ka marrë kontrollin e tregut të narkotikëve në ishull, duke zmbrapsur “grosistët” e duke negociuar drejtpërdrejt me kartelet kolumbiane. Kjo gjë u lejon atyre të ulin çmimin, ndërkohë që rrisin edhe cilësinë.

Britania e Madhe është e shqetësuar, pasi ka tashmë numrin më të lartë në Europë, të të rinjve përdorues të kokainës.

Një prej këtyre grupeve famëkeqe është “Hellbanianz”, një bandë që zotëron terrenin në periferinë Gascoigne, në Barking të Londrës lindore. E përbërë prej rreth 50 anëtarësh, grupi i banditëve publikojnë rregullisht foto në rrjetet sociale, duke shfaqur tufat me të holla dhe makinat e tyre super të shtrenjta. Faqja e këtij grupi në Instagram kishte 115 mijë ndjekës, përpara se të mbyllej në nëntor të vitit të kaluar.

Një zëdhënës i Agjencisë Kombëtare për Krimet tha se “grupet kriminale shqiptare kanë krijuar tashmë një profil të lartë dhe me ndikim brenda radhëve të krimit të organizuar në Britani, ndërkohë që kanë qasje të konsiderueshme në tregun britanik të narkotikëve, veçanërisht atë të kokainës”.(Tch)

7 komente në “Përfundmi i ekspertëve: Shqiptarët lider të tregut 5 miliardë paund të kokainës në Britani”

  1. alb says:

    Një tjetër tullumbace me prapavijë antishqiptare e financuar nga qarqet shoviniste serbe dhe greke.
    Jo pa qëllim kerkojne ti nxijnë imazhin kombit shqiptar në Britani kur dihet që Britania dhanë madhersihmja USA shpëtuan Kosovën nga barbarët sllavë.
    Shqiptarët në Britani punojnë dhe jetojne me djersën e ballit por sigurisht ka edhe nga ata që merren me punë të jashtëligjshme ashtu si çdo nacionalitet tjetër qe nuk ngelen pas perfshi edhe britaniket .Por antishqiptaret i fryjne qellimisht tullumbacet nacionaliste qe ne kete menyre te përdhosin imazhin e kombit tonë.

  2. am says:

    Po, shqiptaret jane lider, po tregu eshte anglez.

  3. Guazimondo says:

    Lider edhe publikojne foto e tyre ne rrjetet sociale? Boll me keto marrezira. M16 gjen edhe djallin ne bythe te shejtanit e jo me keta kokepalare Vazhdon propaganda anti-shqiptare gjithandej…

  4. maximus says:

    nuk thone kot me mire m*t sesa i vogel, edhe kjo pune, ua ngulen shqiptareve te shkrete, ç’do gje e keqe qe behet ne shtetet evropiane, fajin e kane shqiptaret, por nga nje ane kane edhe te drejte, sepse ç’pret nga te huajt, kur e gjithe çeta e pd-se dhe lsi-se dite e nate 24/24, flet dhe nxin shqiperine dhe shqiptaret ne shqip dhe anglisht kudo dhe kurdo.te mjeret ata qe u qahen te huajve, mendojne se ata do ti sjellin ne pushtet, biles edhe te huajt habiten me keta anadollake, nje njeri qe shan shtepine e vet , ç’pret per te tjeret.

  5. Sinan kasemi says:

    Prisni sa t bashkohen shqiptart,dhe sa t futen n Europ
    Atehere do vij fundi botes sepse me talentin e tyre antishtet antiligj antirregull dhe me gjakun e tyre grricës dhe sherrxhi do ket prebleme madhore permanente dhe tip kanceroze.
    Do vij koha qe bota do thot.
    C na u desh ne qe i bem vend shqiptarve.
    Esht historija mijravjecare qe na tregon se shqiptart jan destruktiv komb.
    Te vetmet bema jan luftrat homerike,sherret skenderbejane,grricjet komuniste dhe kacafytjet demokratike tash.
    Ne t ardhmen krimi mbarshqiptar dobuloj dhen.
    Si shiu qe mbyt token
    Si mjegulla qe mbyt driten
    Si errsira kur bje mbi dhe…

  6. lani says:

    Ja ku qenkemi edhe ne lidere per nje gje!

  7. cadra pistolet says:

    E ku qendron e keqja ketu ?!
    Deri dje droga qe shitej nga bandat e tjera ishte e shtrenjte dhe cilesia e ulet.
    Sot fale shqiptareve cmimi ka rene dhe cilesia eshte rritur.
    Ne vend qe ti shani, duhet ti lavderoni.

    Edhe dicka tjeter (kesaj radhe pa humor); per mendimin tim lufta kunder droges eshte nje lufte e humbur. Legalizimi i kontrolluar i saj do ishte rruga e duhur per tja hequr nga dora tregtine e droges bandave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje