Fill pas kërkesës së depozituar nga opozita për shkarkimin e kryeprokurores Arta Marku, ditën e sotme kreu i KLP Gent Ibrahimi ka kthyer një përgjigje zyrtare.
Ai është shprehur se e drejtat për nisjen procedimit disiplinor i takon Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë dhe deri në krijimin e këtij Inspektoriati, procedimi do të bëhet nga KPA.
Ndërkohë, kryetarët e dy grupeve parlamentare, Petrit Vasili nga LSI dhe Edmond Spaho nga PD, rreth një muaj më parë kanë kërkuar që kryeprokurorja të shkarkohet nga posti pasi sipas tyre “Arta Marku është e ngarkuar me detyrë nga ligji që të verifikojë integritetin e figurës për të gjithë ata që kandidojnë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, por në rastin e Bujar Sheshit nuk e ka përmbushur këtë detyrim ligjor”.
Nga ana tjetër, në mbledhjen e pak ditëve më parë të KLP, është shqyrtuar kërkesa e opozitës, por është thënë se kjo nuk është në kompetencat e KPL të përgjigjet për shkresën për shkarkim.(TemA)