Gati të shkëputet një akullnajë nga Antarktida, NASA: Ka sipërfaqe dy herë më të madhe se Nju-Jorku

26 Shkurt 2019, 09:02Bota TEMA
Gati të shkëputet një akullnajë nga Antarktida, NASA: Ka

Agjencia Amerikane e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) paralajmëron se nga Antarktida së shpejti do të shkëputet një akullnajë gjigante.

NASA përmes një deklarate thekson se kjo akullnajë është me sipërfaqe dy herë më të madhe se Nju-Jorku, e cila së shpejti do të shkëputet nga akullnaja masive Brunt.

Shkencëtarët kanë gjetur kratere të mëdha që paraqesin fazën e fundit të shkëputjes së akullnajës ndërsa dëshmi e kësaj janë edhe pamjet e krahasuara satelitore të realizuara më 30 janar të vitit 1986 dhe 23 janar 2019.

Hulumtuesi Joe McGregor pohon se ngrohja globale përshpejton shkrirjen e akullit në Antarktidë dhe se çarjet në akullnajën Brunt janë fakte të pamohueshme për këtë.

1 komente në “Gati të shkëputet një akullnajë nga Antarktida, NASA: Ka sipërfaqe dy herë më të madhe se Nju-Jorku”

  1. SalSurreli vs RamGerdeci says:

    Bo, bo do ket e shkuar fjala deri ne Antarktike se do filloje punen SPAK….Thone se aty ka fshehur edhe parate e pista mesuesi i vizatimit ose baba Taku i mban ne canten e tij te mbajtur sekret nga Tavo dhe Sejdini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje