Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konfirmoi këtë të martë se ka marrë kërkesën e Kuvendit për plotësimin e vakancave pas dorëheqjes kolektive të 57 deputetëve të opozitës.
“Në KQZ ka mbërritur kërkesa e Kuvendit të Shqipërisë për plotësimin e vakancave për 57 deputetë të dorëhequr.
Ligji i kërkon KQZ-së që të kontaktojë kandidatët e listave respektive sipas radhës, dhe t’u kërkojë atyre plotësimin e formularit të vetëdeklarimit, pa të cilin nuk mund të marrin vërtetimin e zgjedhjes.
Kandidatët e listave shumemërore kanë 10 ditë kohë afat për dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit. Zëvendësimet e vakancave të krijuara do të kalojnë më pas në mbledhjet publike të KQZ-së”, tha zëdhënsja e KQZ.(TemA)