Një incident ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku ashensori i një pallati është shkëputur.
Për pasojë ka mbetur e lënduar një vajzë e cila ndodhej brenda ashensorit në momentin e incidentit kur u shkëput dhe ra poshtë nga kati i katërt .
Vajza është transportuar në spital.
Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.
Ndërkaq policia ka nisur hetimet dhe ndodhet në vendin e ngjarjes. (TemA)