foto ilustrim
Një i ri nga Gjirokastra është dëmtuar me lëndë plasëse gjatë kohës që po kulloste bagëtitë në Subash.
Pas ngjarjes, ai është dërguar me urgjencë drejt Tiranës me helikopter.
“Më datë 25.02.2019, në vendin e quajtur “Hani” (kullotë) Subash, shtetasi V.LL, duke ruajtur gjedhët , dyshohet të jetë dëmtuar me lëndë plasëse, i cili është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. (TemA)