Çfarë nuk shkon me Danimarkën?!

27 Shkurt 2019, 20:23Bota TEMA

Qeveria daneze po shqyrton ndryshimin e ligjeve aktuale që e bëjnë të detyrueshme që shumica dërrmuese e dyqaneve të mos pranojnë pagesat me para në dorë.

Masa është pjesë e shtytjes së Kopenhagës për një shoqëri plotësisht “cashless”(pa para) deri në vitin 2030.

Ndryshimi i ligjit do lejonte që vetëm karburantet dhe dyqanet e veshjeve të pranojnë pagesat në dorë.

“Nëse do dëshironi të përdorni paratë kesh, do t’ju sugjeroja të shfaqnit kërkesën në dyqanet ku do shkoni për të blerë. 

Besoj se bizneset i plotësojnë kërkesat e klientëve” u shpreh ministri danez, Rasmus Jarlov.

Qeveria ka “caktuar një afat kohor 2030 për të hequr plotësisht paratë e letrës”.

Pagesat e celularit dhe kartat bankare janë miratuar gjerësisht dhe janë bërë më popullore sesa pagesat në para të gatshme.

Ky trend nuk është vetëm në Danimarkë, por edhe në Suedi, Norvegji dhe Finlandë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje