Çarmatimin bërthamor i Koresë së Veriut: Fillon takimi i dytë Trump-Kim

27 Shkurt 2019, 13:18Bota TEMA

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut u takuan të mërkurën në Hanoi.

Ata shtrënguan duart dhe përpara flamujve të të dyja vendeve në hotelin Metropole në kryeqytetin e Vietnamit.

Presidenti Trump u tha gazetarëve se ai mendon që bisedimet do të jenë të suksesshme, dhe “nuk do të kthehet prapa për çarmatimin bërthamor”.

I pyetur nëse do të shpallë formalisht përfundimin e luftës në Korenë e Veritu ai tha se “do ta shohim”.

Të dy ata do të takohen 20 minuta kokë më kokë para darkës së përbashkët me ndihmësit e tyre.

Presidenti Trump do të shoqërohet në bisedime nga Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe nga shefi i personelit në detyrë i Shtëpisë së Bardhë, Mick Mulvaney. Të dy udhëheqësit, Trump dhe Kim do t’i vazhdojnë bisedimet zyrtare të enjten. (voa)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje