Ministrat kërcënojnë Mayn me dorëheqje për çështjen Brexit

26 Shkurt 2019, 13:11Bota TEMA

Tre anëtarë të qeverisë britanike kërcënuan sot me dorëheqje nëse kryeministrja Theresa May nuk angazhohet të shtyjë datën e Brexit për të shmangur skenarin e një largimi të dhunshëm nga Bashkimi Europian.

Sekretarët e Shtetit përgjegjës për Industrinë, Richard Harrington, për dixhitalizimin, Margot James dhe për Energjinë, Claire Perry i kërkuan kryeministres për t’u angazhuar për zbatimin e nenit 50 të Traktatit të BE-së, që përcakton largimin e një shteti anëtar, nëse asnjë marrëveshje nuk miratohet nga Parlamenti në kohë, për të shmangur një dalje pa marrëveshje nga BE-ja.

”Ky angazhim do të mirëpritet nga një pjesë e madhe e deputetëve, kompanive dhe punonjësve të tyre’’, shkruajnë ministrat, të cilët janë pro qëndrimit në Bashkimin Europian, në tabloidin ”The Daily Mail”.

Nëse liderja konservatore nuk e bën këtë premtim gjatë kësaj jave, tre anëtarët e qeverisë kërcënojnë me dorëheqje për të ‘’parandaluar një katastrofë’’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje