Huawei/ Si po i reziston Europa presionit të Trump-it

26 Shkurt 2019, 12:33Bota TEMA

Evropa kundërshton presionin që vjen nga administrata e presidentit Trump për të mbajtur kompaninë kineze “Huawei” jashtë tregjeve të saj. Kontinenti i vjetër po planifikon një rrugë të tretë.

Diplomatët e SHBA-ve kanë kaluar muaj duke lobuar te aleatët evropianë për t’iu kundërvënë gjigantit kinez të telekomit, të cilin ata e quajnë një rrezik strategjik dhe një mjet i mundshëm për spiunazh nga Pekini.

Krerët e BE tani po e kundërshtojnë hapur nevojën për një ndalim të përgjithshëm të produkteve të  Huawei-t në Europë. Në vend të kësaj, ata po ndërmarrin një sërë masash sigurie, që të ruajnë praninë e Kinës në tregjet e gjera evropiane të telekomunikacionit.

Kjo është një qasje “e tretë” klasike – një që shmang armiqësimin e Pekinit në një kohë kur vetë Trump ka ndërmjetësuar marrëveshje me disa kompani kineze në mes të luftës më të gjerë tregtare.

“Një ndalim i plotë, nuk mendoj se është mënyra evropiane”, tha Ulrik Trolle Smed, këshilltari kryesor i sigurisë së kibernetikës të Komisionerit Evropian të Sigurisë.

Qasja e Evropës ndaj teknologjisë kineze, e cila do të jetë në fokus javën e ardhshme në Kongresin Botëror të Celularëve në Barcelonë po shfaqet si një përzierje e ndërlikuar e kufizimeve të vogla dhe të mëdha.

Masat përfshijnë rregulla kundër Huawei-t dhe ZTE-së, një kompani tjetër telekomi kineze, duke siguruar pajisje për rrjetet më të ndjeshme të komunikimit, si Ministritë e Mbrojtjes apo rrjete të sigurta për komunikimet qeveritare.

“Huawei është i pranishëm në pjesë të caktuara të rrjetit tonë që ne gjykojmë mund të menaxhohen sipas teknologjive të tanishme”, tha shefi i kibernetikës U.K., Ciaran Martin, për POLITICO.

Në Berlin, kancelarja Angela Merkel në javët e fundit paralajmëroi se duhet bërë kujdes në lidhje me Kinën, duke theksuar nevojën për “mbrojtje” por duke hedhur poshtë raportet e vazhdueshme se Gjermania është pranë vendimit për një ndalim të plotë.

Ndërkohë në Francë, Huaëei është ndaluar të ofrojë pajisje për rrjetin “thelbësor” të vendit, si dhe rrjetet e radios në zonën e Parisit – një masë që synon zvogëlimin e rrezikut të mbikëqyrjes së komunikimit me celular.

Ndërkohë që vendet evropiane po tregohen të kujdesshme me Huawei-n, ato po përballen edhe me akuzat e SHBA.

Polemika e Huawei ka nxitur Komisionin Evropian dhe vendet e BE-së të forcojnë rregullat për sigurinë kibernetike, telekomin, konkurrencën dhe prokurimin për të përmirësuar sigurinë për rrjetet 5G, të cilat do të formojnë shtyllën kurrizore të një shoqërie dixhitale.

Por pika ku kufizimet e Evropës ndryshojnë nga ato të Shteteve të Bashkuara qëndron te fakti se politikëbërësit e saj nuk janë të kënaqur me imponimin e masave specifike ndaj kompanisë. Ata kanë frikë nga natyra jokonkurruese e ndalimeve të tilla.

Në vend të kësaj, qeveritë evropiane shpesh përdorin masa “simetrike” që sfidojnë operatorët për të përmbushur kërkesat e tyre. Përndryshe, ata sinjalizojnë operatorët vendas të telekomit për të bashkëpunuar me prodhuesit evropianë dhe jo me ata të huaj.

Disa qeveri evropiane kanë aplikuar ndalime zyrtare për pajisjet e telekomit kinez për administratat presidenciale apo departamentet e mbrojtjes, por janë treguar të kujdesshme me publikimin e tyre. / Politico.eu-TemA TV/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje