“Parashikimi” i Dutertes: Kisha Katolike do zhduket brenda 25 vitesh

26 Shkurt 2019, 16:04Bota TEMA

Samiti për pedofilinë në Vatikan nuk mund të kalonte pa u komentuar nga presidenti i Filipineve. I njohur për deklaratat e tij kontroverse, Rodrigo Duterte, ka bërë parashikimin e tij për fatin e kishës katolike.

“Kisha Katolike do të zhduket. Brenda 25 viteve të ardhshme do të zhduket. Nuk do të ketë më, njerëzit do ta harrojnë”, tha ai.

Gjatë një eventi në Manila, kreu i Filipineve tha se shkak për rënien e kishës do të bëhen skandalet seksuale dhe korrupsioni në radhët e saj.

“Kur eksitohen, ata bij k… shkojnë pas murgeshave. nëse janë gei, shkojnë pas djemve të vegjël. Kujt i duhet një fe si kjo?”, është shprehur ai.

Deklarata tepër e ashpër u zbut pak më vonë nga zëdhënësi i tij, i cili sqaroi se “presidenti u është referuar disa priftërinjve që kanë shkelur betimin e tyre” dhe nuk ka sulmuar institucionin si një e tërë. (TemA TV)

1 komente në ““Parashikimi” i Dutertes: Kisha Katolike do zhduket brenda 25 vitesh”

  1. alpin maloku says:

    mir e ke than per kta perdhunusa anusa, me dhi nta asht faqja e zez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje