Nga i “papuni” me Hummer që terrorizoi “Myslym Shyrin”, tek kandidati i Lulzim Bashës: Kush janë të proceduarit nga policia

28 Shkurt 2019, 09:29Politika TEMA

Preg Gjergj Lalaj është një prej personave të ndaluar dhe proceduar për aktet e dhunës dhe vandalizmit të regjistruara ditën e mërkurë pranë Parlamentit.

Megjithatë, krahasuar me ato që Lalaj di të bëjë, lëshimi i disa gurëve dhe goditja e efektivëve të policisë duket si një “lojë fëmijësh”.

Pak kohë më parë, siç raportonte Policia e Shtetit, 52-vjeçari u ndalua nga forcat e Policisë në rrugën “Myslym Shyrri”, në qendër të Tiranës, duke drejtuar në mënyrë të papërgjegjshme një mjet të llojit “Hummer”, me targa amerikane “USA 3 L”.

Ndalimi ndodhi gjatë orëve të vona të natës.

Gjatë kontrollit, Lalajt iu gjet në flagrancë një pistoletë e llojit TT, pa leje dhe një krehër me shtatë fishekë.

Ajo që bie në sy, tek 52-vjeçari me banim në Mamurras është që pavarësisht se deklarohet zyrtarisht si i papunë, arrin t’i lejojë vetes një stil jete tepër luksoz, që përfshin edhe zotërimin e një automjeti si “Hummer”, me një çmim bazë prej 100 mijë dollarësh.

Fotot e tij në rrjete sociale konfirmojnë këtë stil vërtet luksoz jete.

Burimi i pasurisë së Lalajt mbetet i panjohur.

Duket se “papunësia” e ka shtyrë që të bëhet pjesë e lëvizjes opozitare, duke tentuar të krijojë kaos dhe dhunë në mes të Tiranës.

Midis të ndaluarve, bie në sy edhe një person që ka qenë i përfshirë në vetë listat e Partisë Demokratike.

Gjovalin Laska, i vetmi person me arsim të lartë midis të ndaluarve të ditës së martë, është kandiduar si këshilltar i Bashkisë së Lezhës, nën siglën e Partisë Demokratike.

Mes të ndaluarve figurojnë edhe dy vëllezër, Armando dhe Ermal Shkalla.

Të dy figurojnë si të vetpunësuar pranë një lavazhi në Vaqarr.

Megjithatë, edhe ata, në rrjetet e tyre sociale shfaqin fotografi të një stili jetese aspak të përshtatshëm për një person që siguron me vështirësi bukën e gojës.

Të dy mbështetësit e Bashës kanë postuar fotografi me makina të shtrenjta luksi apo në udhëtime të ndryshme.

Ndërsa 20-vjeçari Besmir Pula, me arsim tre klasë fillore, i dënuar për vjedhje, gjithashtu i ndaluar për pjesëmarrjen në këtë protestë, është gjithashtu një militant i regjistruar në radhët e Partisë Demokratike.

19 komente në “Nga i “papuni” me Hummer që terrorizoi “Myslym Shyrin”, tek kandidati i Lulzim Bashës: Kush janë të proceduarit nga policia”

  1. shqip says:

    Sh.mire ju a bejne. Sikur t’ju hedhin bomba ne vend te gureve. Po mire more dhjaksa, e kapni me pistolete, dhe ai eshte i lire. Po çfare doni me shume per ta futur ne kafaz? Qe ata tipat, ata protestuesit, jane te gjithe te kamur, kjo nuk eshte sekret. Ne ato rebelime nuk shikon njerez te varfer.

    1. Detari says:

      Ashtu mendoj dhe une, ky shtet paska qen shum dhjaks, i beren zbor ne universitete, tani ne bulevard, akoma dhe ne polici hyn dhe rrafen policat. Dhe ne presim te futet ne burg saliu me lulin hahaha

    2. ben says:

      shqip-ke plotesisht te drejte. Kendej nga jam une, po te kapen me arme pa leje, te fusin ne burg dhe celesin e hedhin ne lume … Tek ne, po pate para ben edhe “trimin” me kobure ne brez. Trima i thencin se keta lepurin e kane sa nje dash brenda ne bark. Ishte nje kohe kur merhumi u shkerdhente nenat dhe e quanin baba. Keta lloj havanesh, vec dajaku i mban ne rresht. Rama ne vend qe te na beje lloqe neper facebook e instagram, te fusi ne burg keta qafire se na nxine faqen.

    3. eli says:

      Miqte e mire jane ata qe te rrine afer ne te mire e ne te keq,ne gezime dhe ne halle.Keta tipat jane ata qe hengren dhe mbushen tenxheret me torten e 100 vjetorit te pavaresise,vetem se tani jane me te rritur dhe me te matur!! Haaaaa

  2. exho says:

    Pyetja duhet te ishte Pse eshte i lire nje person qe eshte kapur me arme pa leje ?

  3. Orli says:

    Me arme pa leje dhe akoma eshte i lire?!!!!!!

  4. mik says:

    Ketu flitet per disa njerez ordiner qe edhe te papune edhe bejne nje jete te mire. E gjith kjo, vetem per te diskretituar protestat.
    Nuk flitet per degjenerimin total te Shqiperise nga te gjitha partite, por kapeni tek njeri qe paska makine Hummer, dhe prish qetesine publike !!
    Nuk flitet qe Shqiperia po digjet nga politikanet, por kapeni me punonjes lavazhezh qe paskan fotografi ne f/b me makina te shtrejta ( te klientave te lavazhit ) qe tregojne mireqenje ekonomike !!
    E ku asht serioziteti i gazetave ketu ?!!

    1. ben says:

      mik-nje pushke pa fisheke, nuk vret dot askend. Keshtu edhe politika, po nuk pati njerez qe ti vene mbrapa nuk ben dot trazira. Keta qe jane proceduar, jane problem jo vetem per ne qe nuk shkojme neper protesta te PD-se, por edhe per ata qe jane kunder Rames, por protestojne ne menyre njerezore. Nuk besoj se te gjithe ne PD jane nga kjo kategori qe po flasim, por per fat te keq, at perbejne shumicen. Keta individe kane frike se po u larguan politikanet e korruptuar, drejtesia do ti ktheje syte nga ata qe jane te papune, po qarkullojne me HAMMER.

    2. Zagali says:

      O mik! Na rrofsh mikun.

  5. xxx says:

    Policia dhe drejtesia kane frike se ai u a fut pistoleten me gjith thep ne bythe.

  6. Vlonjati says:

    Hummer konsumon 1liter karburant per 4 km.

  7. Koli says:

    A ka ndonje lloj kontrolli si i sigurojne te ardhurat per nje hete luksoze njerezit ne Shqiperi si ka jashte shtetit ne evrope dhe amerike????

  8. fiqiri says:

    Po per vellain polic te florenc hoxhes pse nuk flisni? NJe qurravec pa shkolle qe u be polic

  9. nardi says:

    gjobe,burg dhe sekuestroni makinen… c’prisni???

  10. 666 says:

    Shtroj nje pyetje : A do te dije partia demokratike te gjeje ndonje militant qe nuk eshte problematik por te gjithe hajduta rrugaça ish te burgosur si dhe te burgosur , shkatrrusa , kriminel etj ? Pse ndodhin to , sepse te tille jane drejtuesit . Ja p.sh flasin per dite per Ramen dhe deputetet e ministrat e tij qe vjedhin jane te korruptuar etj . Po te marrim nje nga nje ato qe po kerkojne te jap dorheqe qeveria e te hypin keto ne pushtet , S. Berisha vrases kriminel hajdut duke pasuruar familjen e vet , Luli vrases i 21 Janarit hajdut i rruges kombit , shites i detit etj , Fatmir Mediu vrases i 26 veteve dhe i windrave te gjymtuar , Agron Duka , Duka i krimit qe e ka cilsu vete Berisha , Mona çizmja hajdute e premasave te medha . Atehere me sa mend u shkohet ketyre mbrapa , pra per tu shkuar mbrapa ose duhet te jesh psikopat ose kriminel e hajdut .

  11. Syri says:

    Prandaj duhet urgjentisht reforma ne drejtesi . Vrit e prit dhe nuk denohesh.Prandaj nuk e duan reformen dhe kane mobilizuar gjithe vandalet pasi po i vjen fundi sistemit te kalbur te drejtesise.Shpresa e fundit per te korruptuarit (qe s’jane pak) per ta sabotuar ate.

  12. Sinqeritet says:

    Kush nuk zbaton ligjet te largohet!

  13. bob lavazhjeri says:

    Preng Lalen e njef mire Mero Baze kur ishte ke PD-ja. E di edhe nga i vjen pasuria, po ska byth ta thote se i shkon ke shpia edhe ja shk…en listen e dasmes. Kurse foto te lavazhierave me makina luksoze ka sa te duash mer pall. Pse kush ta lam makinen ty Elisa Spiropali???

  14. malokeria ne burg e ka vendin.

    mos i lironi maloket sepse e dhjenë tiranen, burg dhe me helmetë në kokë ashtu sic i linte Enveri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje