Tirana-Partizani… Nuk është thjeshtë një ndeshje, është më shumë se kaq. Kryeqendra e kryeqytetit është “Selam Stërmasi”, aty ku prej orës 18:00 do të shpërthejë festa e madhe.
Dikush do të humbasë, dikush do të fitojë, mbase do të mbyllet dhe në paqe, askush nuk mund të parashikojë.
Trajneri Skënder Gega ka përgatitur formacionin e tij për sfidën ndaj bardhebluve.
Surprizat nuk mungojnë në disa pozicione të fushës. Në portë do të jetë si gjithmonë kapiteni Alban Hoxha.
Në mbrojtje ka ndryshime, pasi në krahun e djathtë luan Ibrahimi dhe në të majtin do të jetë Idrizaj. Në qendër Belica përkrah Atandës.
Nigeriani ka ulur në stol mbrojtësin Lum Rexhepi.
Ky i fundit nuk zhvilloi një ndeshje të mirë ndaj Flamurtarit.
Para mbrojtjes do të jetë “ushtar” Telushi. Vlonjati është ndër pikat më të forta të këtij ekipi.
Para tij do të luajnë Esat Mala dhe Dilaver Duka.
Gega i beson sërish afrimit të janarit si titullar. Sulmi mbetet pronë e Asanit, Bardhit dhe… Mensah.
Hebaj do ta nisë nga stoli këtë takim.
Formacioni i mundshëm i Partizanit
Ibrahimi Belica Atanda Idrizaj
Telushi
Mala Duka
Asani Bardhi Mensah