Nano: Nuk ka ndodhur ndonjëherë që ndërkombëtarët të jenë në kor kundër opozitës, zgjedhje të parakohshme kur të dojë Rama

1 Mars 2019, 08:40Politika TEMA

“Do ketë zgjedhje të parakohshme”, kështu deklaroi mbrëmë në “Opinion” analisti Mustafa Nano.

Teksa komentoi deklaratat e delegacionit të PE dje në Tiranë, Nano tha se nuk ka ndodh ndonjëherë që ndërkombëtarët të jenë në kor kundër opozitës dhe si pasojë sipas tij do të ketë zgjedhje të parakohshme.

“Unë jam me idenë që hesapet duhen bërë me këtë opozitë siç është. Këtu do precipitojë në një konflikt civil.

Dhe këta zotërinjtë që erdhën do kenë tjetër qëndrim.

Përplasja do të ndodhë që të ndërrojë një klasë politike të korruptuar me një klasë politikë të korruptuar.

Nuk e shikoj me entuziazëm.

Nuk ka ndodh ndonjëherë që ndërkombëtarët të jenë në kor kundër opozitës.

Marrëdhëniet e opozitës me ndërkombëtarët këna qenë gjithmonë të vështira.

Unë e shikoj që do ketë zgjedhje të parakohshme, por do ketë kur të dojë kryeministri.

Në këto rrethana që opozita ka marrë këtë vendim , mund t’i vëmë shumë etiketa”, tha Nano.

2 komente në “Nano: Nuk ka ndodhur ndonjëherë që ndërkombëtarët të jenë në kor kundër opozitës, zgjedhje të parakohshme kur të dojë Rama”

  1. mik says:

    Cfar “ analize “ ishte kjo ?! Asgja konkrete. Opinion pergjithsues me dy dalje per te gjitha pikat !!! Nga dy te mundeshmet, do ndodh njera apo tjetra .
    Nano, absolutisht nuk asht analist politik. Asnjehere nuk jep opinion rracional.

  2. Kola says:

    Nga sa e kuptoj une Nanon, me duket sikur ka dashur te thote: Mos hani mut se u pelqen s’u pelqen Rama, ka mandat te plotfuqishem dhe zgjedhjet do i beje kur ti doje qejfi. Kjo ka te miren qe tej ambicjes fashiste te opozites, per ta rrezuar me cdo kusht, ekziston edhe detyrimi per te ulur bishtin perpara urddherit te sovranit. Menyra si e komenton Nano le pershtypjen se me kete ddo te binde me shume veten se te tjeret. Hajd mirupafshim ne veren e vitit 2021, se pa opozite s’na le zoti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje