Reagim i çuditshëm i shoqatës së gjyqtarëve, harron rastet e dhunës në kampionat

3 Mars 2019, 21:44Sport TEMA

Shoqata “Bashkimi i Arbitrave Shqiptarë të Futbollit” ka reaguar sot për dhunën e ushtruar ndaj gjyqtarit Eldorjan Hamiti në Kamëz. Por siç është bërë e zakonshme nga kjo shoqatë, reagimi është tejet i çuditshëm.

Kështu, shoqata e “pavarur” e gjyqtarëve, nëpërmjet reagimit të saj të publikuar në faqen e FSHF-së, ka fajësuar për gjithçka policinë e shtetit, duke theksuar se ka vetëm dy ngjarje të mëparshme të  dhunshme në këtë sezon, ku kjo e fundit nuk ka reaguar, atë në Korçë në Skënderbeu-Partizani dhe  atë të javës së kaluar në ndeshjen Partizani-Flamurtari.

Sigurisht që shoqata në fjalë harroi edhe dhunën e ushtruar në Fushë-Krujë ndaj lojtarëve të Skënderbeut, atë të tifozëve të Tiranës ndaj lojtarëve bardheblu, sa për të përmendur disa raste, apo se policia ndaloi personat përgjegjës për dhunën në Partizani-Flamurtari. Ajo që është më e rënda në këtë reagim, është se harroi që vijërojtësi Denis Rexha u qëllua në ndeshjen Kamza-Laçi po në Kamez. Si për çuki, asokohe shoqata nuk reagoi…

REAGIMI

Bashkimi Arbitrave Shqiptar të Futbollit dënon me forcë dhunën e ushtruar ndaj arbitrit Eldorjan Hamiti në ndeshjen Kamza-Laçi, dhunë e cila është e përsëritur dhe vjen si rrjedhojë e veprimeve dhe mos veprimeve nga Policia e Shtetit në stadiumet e Shqipërisë.

Për fat të keq, ne vëmë re në mënyrë të përsëritur se nuk ka asnjë reagim ligjor nga asnjë organ qe merret me rendin në Shqipëri, aq sa kjo të bën të mendosh se Policia bëhet parttere me krimin. Ngjarjet e javës së parë në Korçë ishin të rënda. Nuk u shoqërua askush. Javën e kaluar në ndeshjen Partizani -Flamurtari u dhunua zyrtari klubit Flamurtari në sy të gjithë opinionit publik. Përsëri heshtje. Po e njëjta gjë do të ndodhë edhe me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Kamëz ku u godit gjyqtari ndeshjes. Të duket sikur Policia e Shtetit është kthyer në Polici private. Pas derbit pamë forcat speciale që bënin shoë në stadium, ndërkohë që kushdo hynte në fushën e lojës pa asnjë leje dhe pa u ndëshkuar e shoqëruar. Kjo është bërë realisht e frikshme, ndërsa të pandëshkuarit nga ligji bëjnë çfarë duan dhe nuk ndëshkohen. E gjitha kjo ndodh ndërkohë që policia është e gatshme të jetë kudo për interesa klienteliste. Ajo mungon vetëm kur duhet dhe kur kërcënohet jeta e gjyqtareve apo e protagonistëve të tjerë të lojës së futbollit. Duket sikur me dashje ajo kërkon ta shkatërrojë futbollin në Shqipëri.

Të shqetësuar, të kërcënuar dhe të pambrojtur në çdo ndeshje kudo nëpër Shqipëri ne kërkojmë urgjentisht rikthimin e Policisë në stadiume për të shmangur përsëritjen e ngjarjeve të tilla kaq të rënda. (Vipsport)

4 komente në “Reagim i çuditshëm i shoqatës së gjyqtarëve, harron rastet e dhunës në kampionat”

  1. Anarko-Sindikalisti says:

    Te dhjere por krenare!

  2. Mona says:

    Reagimet e Dukes jo shoqatee se leshit te arbitrave qe nuk ekzistojne se komabdohen nga mafia. Tani qe po hane dru kelyshet e Dukes duan policine ti mbroje. Mbani drejt ndeshjetvdge nuk ju rreh askush, por kur tallesh me parate e klubeve e djersen e lojtareve per fitimet e juaja e te sheit Duka doemos nuk ka menyre tjeter vetem dhuna, perbtu shfryer se edhe ajo nuk zgjidh gje.

  3. ???!!!!!! says:

    Po mir mo po keto tifozat shkojne ne stadium per qejf , per te pare nje gare sportive, per tu kenaqur duke bere sehir ulur tek shkallet, apo qe te rrihen me grushta e me dru e me gure? Nese quajne qejf te zihen e te rrihen le te shkojne ne proteste aty kame dhe policine e he te kenaqen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje