Vrasja e Marvi Mihalit për një karikues, Prokuroria kërkon 87 vite burg për autorët

4 Mars 2019, 12:46Kronika TEMA

Prokuroria e Tiranës kërkon 87 vite burg për 4 të pandehurit për vrasjen e Marvi Mihalit për një karikues telefoni.

Në seancën e sotme prokuroria ka kërkuar 24 vite burg për Dejvi Bitrajn, 20 vite për Marsel Allën, 18 vite për Eugen Bitrajn dhe 25 vite për Kridens Allën.

Sipas prokurorisë, autori i ngjarjes është Dejvi Bitraj, ndërsa 3 të pandehurit e tjerë, kanë qenë bashkëpunëtor.

Marvi Mihali u vra më 31 korrik të vitit 2017 në zonën e stadiumit “Dinamo” pasi një debati për një karikues telefoni.

Miku i tij Armend Haxhiu i kishte shitur një telefon Devi Bitrajt por nuk i kishte dhënë karikuesin.

Pas debateve mes Haxhiut dhe Bitrajve është vendosur që të takohen për t’u sqaruar tek Dinamo. Haxhiu ka kërkuar që aty të shkonte edhe miku i tij Marvi Mihali dhe pas shumë telefonatash ka arritur ta bindë këtë të fundit.

Sapo ka mbërritur Mihali, Haxhiu ka goditur me grusht një prej të dyshuarve, ndërsa Marvi ka ndërhyrë për t’i ndarë dhe aty është goditur me thikë nga Devi Bitraj. (TemA)

1 komente në “Vrasja e Marvi Mihalit për një karikues, Prokuroria kërkon 87 vite burg për autorët”

  1. Shqipo says:

    Ka drejtsi!????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje