Përmes një letre të hapur, drejtuar diplomatëve të huaj dhe krerëve të shtetit shqiptar, prokurorja e shkarkuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Antoneta Sevdari shpreh indinjatën për vendimin dhe ngre pikëpyetje për ecurinë e procesit të vetingut.
Letra e plotë
E nderuar znj. Ambasadore në detyrë e SHBA në Shqipëri!
I nderuar z. Ambasador i Bashkimit Europian në Shqipëri!
Të nderuar Anëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit!
Të nderuar Anëtarë të Komisionit të Pavarur për Koordinimin, Monitorimin dhe Ndjekjen e Zbatimit të ligjit nr. 115/2016, “Për Organet e Qeverisjes të Sistemit të Drejtësisë”
I nderuar z. President i Republikës së Shqipërisë!
I nderuar z. Kryeministër i Republikës së Shqipërisë!
E nderuar znj. Prokurore e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë!
E nderuar znj. Ministre e Drejtësisë e Republikës së Shqipërisë!
Të nderuar Qytetarë të Republikës së Shqipërisë!
Ju drejtohem sot të gjithëve Ju, forcave dhe aktorëve të përfshirë e të interesuar për zhvillimin e një sistemi drejtësie transparent, të fuqishëm e të drejtë në Shqipëri, në një gjendje dhimbjeje e indinjimi të thellë e, për më tepër, shqetësimi në rritje për të ardhmen e kësaj drejtësie që procesi i Vettingut kërkon të vendosë.
Vetëm disa ditë më parë, më 28 Shkurt 2019, unë, Antoneta Sevdari, deri atë ditë një prokurore prej mbi 16 vitesh në detyrë, anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, u shkarkova nga detyra e prokurores, me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Më duhet qysh në fillim të pohoj se shpallja e vendimit më shkaktoi të tillë gjendje tronditjeje, pështjellimi dhe zemërimi mbytës, sa që m’u desh të lija të kalonin disa ditë, përpara se të bëja këtë deklaratë.
E gjej të nevojshme të bëj publike, e jo për interesat e mija personale, ndjenjën e pamundësisë për të kuptuar, kur dëgjova shprehjen “Shkarkohet për shkak të humbjes së besimit të publikut”.
Të publikut!
Të atij publiku për të cilin unë kam punuar me çdo qelizë të qenies sime gjatë gjithë 16 viteve të punës sime si prokurore!
Të atij publiku të cilit unë i kam përkushtuar vite të gjatë ditë-netësh jashtëzakonisht të vështira të një pune shumë serioze në mënyrë që të bëja gjithçka varej nga unë që të vendosej drejtësia!
Të atij publiku të cilin unë e mbaja brenda meje për të më dhënë forcë shpirtërore në të gjitha betejat jashtëzakonisht sfiduese në luftën kundër kriminelëve të rrezikshëm!
Të publikut, të qytetarëve shqiptarë, interesin e të cilëve kam respektuar, pa përjashtim, e nuk e kam shkelur kurrë, duke punuar ndeshmërisht, pa u ndikuar nga interesat e kujdo, në një vend si ky yni ku korrupsioni, fatkeqësisht, mbretëron!
Qytetarëve shqiptarë, vëllezërve e motrave të mija, bashkëqytetarëve të mi të zakonshëm e të thjeshtë, mbështetja, konfirmimi e mirënjohja e të cilëve më ka dhënë çdo ditë kurajo të ndjek paluajtshmërisht ligjin, e vetëm ligjin, për të siguruar barazinë e të gjithëve para tij!
Qytetarëve shqiptarë, babait e nënës sime e bashkëfshatarëve të tyre fermerë, puna e ndershme e të cilëve, për të siguruar jetesën e përditshme më ka pajisur me një mburojë të padepërtueshme nga nënqeshjet, jo të rralla, përreth meje për “naivitetin” e “paaftësinë” time për të përfituar nga “benefitet” e profesionit dhe për të bërë të “natyrshmen”, “përmirësimin e kushteve” të mija personale e familjes sime nëpërmjet favoreve të natyrave të ndryshme të fituara lehtë!
I nderuar publik! Të shumënderuar Qytetarë Shqiptarë! Të dashur bashkëqytetarë!
Unë, Antoneta Sevdari, qëndroj sot këtu përpara jush me dhimbje, indinjatë e shqetësim të thellë por, krenare dhe e vendosur!
Kam luftuar fort! Kam sakrifikuar! Jam përplasur e i kam bërë qëndresë kujtdo që është përpjekur të më pengojë në misionin tim kundër kriminalitetit për sigurimin e paqes e drejtësisë në vendin tonë! Nuk e kam shkelur premtimin e dhënë! Nuk jam zmbrapsur! Nuk jam lëkundur!
Ju kam shërbyer, ashtu siç u betova solemnisht, me transparencë, me ndershmëri, me profesionalizëm të lartë por, më e rëndësishmja, me devotshmëri dhe me ndjenjë të lartë përgjegjësie personale.
Të nderuar Zonja dhe Zotërinj!
Duke gjykuar nga rasti im, kam arsye të forta për të dyshuar nëse procesi i Vetting-ut po i shërben qëllimit, i cili unë besoj se është: “Largimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar dhe profesionalisht të paaftë dhe sigurimi i kushteve që prokurorët dhe gjyqtarët me integritet dhe profesionalisht kompetentë të vazhdojnë t’i shërbejnë drejtësisë shqiptare ashtu siç kanë bërë deri tani”.
Kur procesi i Vettingut filloi, unë, personalisht, u mbusha me shpresë, sepse besoja që drejtësia do të vihej në vend. Në rastin tim, faktkeqësisht, nuk ndodhi kështu.
Mos po shndërrohet edhe ky në një proces të korruptuar, në një vegël në shërbim të hakmarrjes prej kriminelëve të cilët gjyqtarët dhe prokurorët, që i nënshtrohen këtij proçesi, i kanë çuar përpara drejtësisë?
Mos ndoshta po përdoret edhe ky proces, si një vegël në shërbim forcash politike të cilat, jo rrallë, fatkeqësisht, u shërbejnë interesave të tyre të ngushta politike dhe jo interesave kombëtare?
Të nderuar Zonja dhe Zotërinj!
Gjatë këtyre ditëve jam përpjekur të kuptoj një vendim të pakuptueshëm. Në analizën time të fakteve dhe ngjarjeve kam arritur në konkluzionin se shkarkimi im, u bë për një nga këto dy arsye:
· Ose si rezultat i profesionalizmit të dobët në gjykim nga anëtarët e trupës së Kolegjit të Apelimit, që votuan për shkarkimin;
· Ose (dhe ky rast është edhe më flagrant, sa i përket të ardhmes së drejtësisë shqiptare) ai ishte një shkarkim i urdhëruar, në shërbim të interesave me të cilat unë në punën time si prokurore jam përballur.
Unë Ju ftoj të investigoni dhe të merni të gjitha masat e mundshme në mënyrë që populli shqiptar të mos zhgënjehet edhe këtë herë. Kjo do të na kushtonte besimin e shqiptarëve në reformimin e sistemit të drejtësisë dhe në proceset demokratike për zhvillimin e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Të dashur bashkëqytetarë shqiptarë!
Unë nuk linda Prokurore. Unë zgjodha të bëhem. Si e tillë u kalita çdo ditë nëpër betejat gjatë procesit të hetimit si dhe në sallën e gjyqit duke punuar që paqja dhe siguria në jetët tona të mos kërcënohen.
Unë isha, jam dhe do të mbetem një prokurore krenare. Beteja ime nuk përfundon këtu. Unë jam betuar solemnisht t’Ju shërbej dhe do ta bëj këtë, edhe më e fuqishme, edhe më e guximshme!
Ju falenderoj për besimin dhe mbështetjen gjatë gjithë këtyre viteve dhe, në veçanti, gjatë këtyre ditëve.
Sinqerisht Juaja!
Antoneta Sevdari
Vetingu nuk eshte ne duar te kriminelve dhe politikes, por ti je ne duar te kriminelit Sali Qenit.
Po mor hajvan po , ne duart e sali qenit , por harron te thuash qe eshte bere prokurore ne kohen kur ne pushtet ishte e majta dhe ne 16 vite nuk u eshte afruar kurre karrikeve te drjtoreve a kryeprokuroreve!
Hajdute dhe kriminele je
Ik ne PD ankohu
Dil neser ne proteste
kurre nuk ka qene e djathte zonja sevdari ! Pa i njohur njerzit mos akuzo kot ! Po te ishte hajdute e kriminele nuk do ishte prokurore e thjeshte ne durres por do e kishte bere LLalla pjese te strukturave drejtuese ! Po te ishte hajdute e kriminele nuk do jetonte ne nje shtepi te ngritur buze lanes ne 95 nga bashkshorti i saj me prinderit e burrit por do kishte vila brigjeve te shqiperise apo apartamente ne mes tiranes! Nuk do ti shkollonte femijet ne shqiperi por ne paris a londer a amsterdam si hajdutet e vertete!
Turp per nje prokurore, qe ti drejtohet nje trupe gjykimi, siç eshte kolegji i vetingut, me keto terma!
Mund te parashtronit argumentat, jo definicionet. Lerini ti vleresojne ato personat te cileve ju drejtohesh.
Me vjen keq, por ju nuk vleni si prokurore.
Po te lexosh me kujdes ajo ve pikepyetje mbi standartet e dyfishta dhe paanshmerine e procesit te vetting ! nuk eshte vene asnjehere ne pikepyetje integriteti i saj dhe aftesia profesionale ! Ajo eshte e sigurt ne pastertine e saj dhe hedh me te drejte hije dyshimi dhe ngre teori konspirative duke pare se kush e ka kaluar kete proces! Eshe prokurore qe i ka thene jo Adriatik LLalles dhe eprorit te saj direkt dhe ka vuajtur ne maksimum presionin e prokuroreve te saj eprore te korruptuar , aq sa nuk ka bere ndonje ngjitje spektakolare ne karriere per 16 vite pune si disa te tjere !
Zj.Antoneta! Sa harxhove gjithe kete kohe per te shkruar hartimin e njohur tani: Hiqem per aresye politike etj…..te cilat jane mbrojtje e zyrtareve te koruptuar qe edhe ti i ke gjykuar, do te ishte me e fisme te renditje pikat ne te cilat nuk je dakort me konkluzionet e komisionit te vejtingut. Atehere edhe opinioni mund te te ndihmonte me aq sa mundej. Nuk besoj se futja nen sqetullen e politikes me shprehjet e huazuara nga mitingjet do te ndihmonte sadopak. SHQIPTARET I BESOJNE VEJTINGUT DHE NDERKOMBETAREVE.
Ja ti them une arsyet: bashkeshorti i saj nuk justifikon dot 20000 euro te ardhura nga puna e tij ne emigrim ne greqi ( para marteses dhe para emerimit si prokurore) dhe si ing gjeodet ne arabi saudite( para viteve 2009) ! Kush e di si punojne ne arabi saudite nenkontraktoret ( ne te zeze gjithmone , te detyruar nga punedhenesit) do i japi te drejte!
Mire ta kan bere ,dhe vazhdo te besh letra ku te duash ti ja shkarkuar sepse ishe e lidhur me krimin e Sali Berishes,jepasuruar shume ne kurizin e popullit ,dhe nuk I justifikon te gjitha pasurit qe ke Mjaft folet ne emrin e popullit si PD
Tije ne duart e kriminelve dhe ke bere kompromis me ta
E njoh personalisht zonjen Sevdari dhe e them me bindje te plote qe eshte nje nder njerezit me te paster ne realitetin shqiptar ! Eshte njeri qe nuk jeton ne luks e pasuri ! E kuptoj qe mos justifikimi i dsa te ardhurave nga puna e bashkshortit te saj te shtyn te mendosh qe ka bere korrupsion por nuk besoj se ka ne prokurori apo gjykata njeri me te paperlyer se ajo ! Nqs ndaj gjithe prokuroreve dhe gjygjqtarve zbatohet i njejti standart si ndaj zonjes Sevdari , ne shqiperi nuk meriton askush te kaloje ne vetting! I jap plotesisht te drejte kur hedh hije dyshimi mbi procesin e vetting ! Ka emra te perlyer e me plote probleme qe kane kaluar duke patur mbeshtetjen e dikujt ! Te perjashtohesh se burri nuk verteton dot te ardhurat nga puna para marteses nuk eshte dhe aq e ndersheme krahasuar me dhuratat e disave nga vjehhri apo para te fituara ne lloto e burse ! shpresoj qe ta vazhdoje luften dhe nqs nuk arrin te behet perseri pjese e sistemit te drejtesise sakrifikimi i saj( eshte vertete sakrifikim dhe humbje per drejtesine e re ) te hedhe drite mbi zonat e erreta te vetting dhe personazheve te dyshimta qe e kane kaluar ate! DREJTESI E BARABARTE PER TE GJITHE DHE TE GJITHE TE BARABARTE PARA DREJTESISE !!!!!
E njoh personalisht zonjen Sevdari dhe e them me bindje te plote qe eshte nje nder njerezit me te paster ne realitetin shqiptar ! Eshte njeri qe nuk jeton ne luks e pasuri ! E kuptoj qe mos justifikimi i dsa te ardhurave nga puna e bashkshortit te saj te shtyn te mendosh qe ka bere korrupsion por nuk besoj se ka ne prokurori apo gjykata njeri me te paperlyer se ajo ! Nqs ndaj gjithe prokuroreve dhe gjygjqtarve zbatohet i njejti standart si ndaj zonjes Sevdari , ne hqiperi nuk meriton askush te kaloje ne vetting! I jap plotesisht te drejte kur hedh hije dyshimi mbi procesin e vetting ! Ka emra te perlyer e me plote probleme qe kane kaluar duke patur mbeshtetjen e dikujt ! Te perjashtohesh se burri nuk verteton dot te ardhurat nga puna para marteses nuk eshte dhe aq e ndersheme krahasuar me dhuratat e disave nga vjehhri apo para te fituara ne lloto e burse ! shpresoj qe ta vazhdoje luften dhe nqs nuk arrin te behet perseri pjese e sistemit te drejtesise sakrifikimi i saj( eshte vertete sakrifikim dhe humbje per drejtesine e re ) te hedhe drite mbi zonat e erreta te vetting dhe personazheve te dyshimta qe e kane kaluar ate! DREJTESI E BARABARTE PER TE GJITHE DHE TE GJITHE TE BARABARTE PARA DREJTESISE !!!!!
mire moj mire e morem veshe se ketu budalleku nuk ka me kufi.. Te gjithe me shqiptare e te huaj qenkan kriminela e mafioza se te shkarkuan ty, por ti vete nuk na the asgje perse je kunder vendimit te pezullimit. Se kshu ne emer te popullit ja keni kaluar dhe Enverit.
Është një shprehje “Çdo popull meriton politikanët që ka”. Në rastin e komentuesve të sipërm duhet përdorur shprehja “Çdo popull meriton Prokurorët që ka”. Kjo prokuroria që e marrin në gojë u hoq për të vetmen arsye që nuk ju bind politikës dhe ata e ndjenin si rrezik. Ajo është e sigurtë që do fitojë shumë si avokate por të mjerët ata njerëz të ndershëm që shpresonin tek drejtësia që më largimin e saj KA VDEKUR PËRFUNDIMISHT.
Znj. Sevdari ke qene servile dhe ke bere cfare te kane thene drejtuesit dhe politika e PS.
Gjithashtu nuk je aspak e besueshme kur akuzon KPA..i cili eshte institucioni me i paster dhe.me.serioz ne Shqiperi 70 vite e ketej. Kur thua kane kaluar te tjeret..na thuaj nje emer qe ka kaluar deri tani nga KPA. Pse hedh balte mbi kete institucion shembullor ne Shqiperi e cila drejtohet po nga nje person me integritet Absolut. Pse thua jane te pa afte dhe kane presion politik.Me habite me kete. nga kush moren presion ? Presion bene vetem PS..kjo dihet. shif si po i kalojne gjykatesit dhe prokuroret super te majte ne kom e shkalles se pare te vetingut. Ndoshta mund te jesh e ndershme. pra nuk ke vene gjoba..por nese ke qene servile dhe ke bere cfare te ka thene politika..eshte edhe me keq. drejtesia duhet te jete pavarur.
Sevdari ne shebim te kujt je qe po bene keto deklarata gjoja je korrekte dhe e ndershme. Pse nuk thua qe ke qene nje servike dhe sherbetore e rendomte e politikes se majte ne vend. Akuzon per korrupsion dhe mundohesh te hedhesh balte mbi institucionin me te ndershem dhe me ligjore, qe nuk i sherben as politikes dhe ineresave te saj, as nuk mund ti korruptosh me para, as nuk mund ti kercenosh dhe as nuk mund ti marresh me te mire(me ndonje perjashtim te vogel.
KPA eshte institucioni i pare dhe i vetem qe nga viti 1912 , qe kur u krijua shteti i pare shqiptare, qe po jep drejtesi reale, te drejte dhe te pa ndikuar nga asnje faktor pislleku.
Me vjen “KEQ” qe e thyve qafen ti dhe te tjere qe i keni pire gjakun popullit te vuajtur shqipetare. Uroj te thyejne qafen edhe te tjere, mbas teje ish koleget e tu te felliqur qe kane vendosur gjoba dhe silleshin si sulltane neper vend.
Me erdhi per te vjelle kur deklaron dhe merakosesh per shqipetare tani, gjoja edhe kete shance per reforma po e humbim.
KU ISHE DERI TANI ??????