May nën akuzë për blerje të votës së deputetëve për Brexit

4 Mars 2019, 17:58Bota TEMA

Kryeministrja britanike, Theresa May u akuzua sot se ka blerë mbështetjen e deputetëve për marrëveshjen e saj të Brexit, pas prezantimit të një fondi prej 1,6 miliardë stërlinash (1,87 miliardë euro) që do të shkojnë për rajonet e disavantazhuara, raporton ata.

”Fondi do të lejojë stimulimin e aktivitetit ekonomik në zonat që nuk kanë përfituar nga rritja ekonomike në të njëjtën mënyrë si rajonet më të begata të vendit”, sqaroi qeveria.

‘’Kudo në të gjithë vendin, vota e popullsisë në favor të Brexit është shprehje e një dëshire për ndryshim’’, pohoi May gjatë prezantimit të fondit. Për një periudhë shumë të gjatë, fondet nuk janë shpërndarë në mënyrë të drejtë.

Më shumë se gjysma e fondeve do të shkojnë për ndarjet administrative zgjedhore të veriut dhe qendrës së Anglisë, të cilët votuan masivisht pro largimit nga BE-ja gjatë referendumit të qershorit 2016.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje