Balotelli zbulon klubin e tij të sezonit të ardhshëm, në Itali ka sy vetëm për një ekip

9 Mars 2019, 21:25Sport TEMA

Mario Balotelli ka gjetur ambient të këndshëm te Marseille, këtë e konfirmoi edhe vetë sulmuesin, i cili ka theksuar se dëshiron të firmosë kontratë të re dhe të qëndrojë në “Velodrom” sezonin e ardhshëm.

“Fakti është se kontrata ime skadon në fund të sezonit, pas kësaj do të flasim. I kam thënë agjentit tim se jam i lumtur këtu dhe dua të qëndroj.

Dy sezonet e para te Nice ishin të mira, por Marseille është një tjetër nivel, një tjetër dimension i futbollit dhe i atmosferës”, tha italiani në një intervistë.

“Këtu atmosfera është pak a shumë si në Napoli. Unë e kam thënë që klubi i vetëm për të cilin do luaja është Napoli, kështu është edhe në Marseille”, zbuloi më tej “Super Mario”.

Në dy sezonet e tij të para me Nice, Balotelli shënoi 33 gola, por me trajner Patrick Vieira dështoi të shënojë në 10 ndeshje radhazi në Ligue 1, për këtë u ul në stol dhe në janar shkoi te Marseille, aty ku ka shënuar 4 gola në 6 ndeshje.

1 komente në “Balotelli zbulon klubin e tij të sezonit të ardhshëm, në Itali ka sy vetëm për një ekip”

  1. Sporti says:

    Nuk bohet njeri jevgu i mungon truni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje