Prej 5 ditësh në Prishtinë (1-5mars) është organizuar seminari “Fina Swimming Coaches Certification Course Coach Level (l2)”, si një bashkëpunim mes Federatës kosovare të notit dhe FINAS. Ky seminar u drejtua nga amerikani dr. Genadijus Sokolovas, i cili njihet si një ndër kërkuesit më të mirë shkencor të momentit.
Në të morën pjesë 30 trajnerë nga vende të ndryshme të botës. Mbas një trajnimi 1 muaj online dhe pjesëmarrja 5 ditore në këtë kurs u certifikuan edhe dy trajnerët shqiptarë Andi Mara dhe Eduart Cane që drejtojnë “Eagles Swimming Team” dhe Jurgen Fici traineri i ekipit Teuta.
Mbas këtij suksesi që nuk ishte arritur nga asnjë trajner në Shqipëri, treshja kuq e zi shpjegojnë se kursi ishte tepër intensiv dhe që të arrihej certifikimi i duhej nënshtruar një ekzaminimi për modulin prej 50 faqesh në anglisht, me një zgjatje kohore prej 3 orësh, që jo çdo pjesëmarrës arriti ta përfundonte.
Pikërisht ky trajnim bëri të mundur që tri trajnerët shqiptar të certifikohen dhe tashmë të njihen ndërkombëtarisht, nga organi më i lartë institucional që është FINA, si drejtues ose koordinator të ekipit tonë kombëtar në evente si kampionate botërore apo europiane të notit, por edhe olimpiada.
Në përfundim të këtij kualifikimi trajnerët shqiptar janë shprehur të nderuar për këtë bashkëpunim të shkurtër më një nga trajnerët që stërviti legjendën botërore të notit si Michalet Phelps.