Gaz Demi kritikon FSHF-në: U kujtua shume vonë, krijoi një precedent. Arbitrimi lë për të dëshiruar!

9 Mars 2019, 20:55Sport TEMA

Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi, flet për disa çështje të nxehta të futbollit shqiptar, që nga bojkoti i kampionatit, ligji për sportin dhe policinë në stadiume, dhe për garën e “demave” këtë sezon.

Në një intervistë për RTSH Sport, është presidenti Demi, që shprehet se policia duhet kthyer në stadiume, por kritikon federatën dhe një bojkot të kampionatit nuk duhej ta bënte tani, por që në momentet kur ky ligj diskutohej në komisione.

BOJKOTI – Çdo ndërprerje, çdo bllokim i garës sportive, për mua nuk është e mirë. Jam kundër dhunës. E kritikoj ashpër atë që ndodhi në Kamzë, por nuk do isha për ndërprerjen. Federata, që mbulon interesat tona, të kishte një plan rezervë. Sepse, kështu i bie të krijohet një precedent. Çdo president nesër, për një parregullsi, mund të dalë e të thotë që unë bojkotoj garën.

POLICIA NË STADIUME – Federata ka pasur të drejtë. Ne jemi që policia të ishte në stadium. Por, defekti i federatës qëndron, se duhej ta luftonte atë ligj që solli qeveria, që në Komisionin e Ligjeve. Këtë vendim që e merr sot për bojkot, duhet ta merrte që atëherë kur ligji diskutohej. Federata në fund, mbron interesat tona. Nuk jemi ende aq të qytetëruar, të mos kemi polici në stadiume. Duhej t’i bënim presion që atëherë qeverisë.

GABIMET E ARBITRAVE – Për mua, presidentët janë më të mirët, po mbajnë futbollin shqiptar. Po investojnë nga xhepi i tyre. Ne e dimë që futbolli në Shqipëri nuk është rentabël. Po investojnë për fusha, dhe pavarësisht kjo që ndodhi me Qarrin, e kemi kritikuar, por duhet parë më thellë problemi, sepse shumë vendime të gjyqtarëve janë bërë problematik. Edhe unë, jam nxehur ndonjëherë, por kam qenë më i qetë dhe nuk kam bërë diçka më shumë. Arbitrimi gjithsesi, lë për të dëshiruar. Komisionet duhet të kenë masa më të ashpra për ato gabime. Presidentët duhet të vlerësohen, nga i pari tek i fundit, pasi heqin para nga familjet e tyre. Gënjejmë edhe veten, vetëm që të ecë futbolli. Gjykimet e prira për keq, edhe në Shqipëri kanë ndodhur.

TAKIMI DUKA-RAMA – Më pëlqen iniciativa e Federatës me Qeverinë, që do na mbledhë dhe ne presidentëve. Duhet diskutuar edhe ligji për sportin, jo vetëm ai për policinë. Është turp i madh, kur dihet që futbolli shqiptar nuk është rentabël. Është turp për shembull, të paguhet TVSH për sponsorët. Bëjmë fatura të vogla për sigurimet shoqërore. Duhet pasur disa ligje të rregullta. Unë do kem dëshirë të jem pjesëmarrës atje. Edhe nëse nuk jam, do jetë stafi i Partizanit atje.

KAMPIONATI – Ne jemi në vendin e parë, por nuk ka mbaruar akoma. Nuk jam tip i mediave. Për sa kohë kam një staf që i kam besuar, Partizani ka qenë në media, në kontakt me publikun. Unë jam karakteri im, që i besoj stafit tim, dhe besoj se kam një staf të mirë.

KAMPIONAT I DREJTË? – Unë nuk jam gjyqtar, të peshoj nëse është më i drejtë. Është një kampionat që shpresojmë çdo vit të bëhet më mirë. Edhe kampionati, është sipas vendit, sipas Shqipërisë. Nuk kam çfarë të flas shumë, sepse jemi të parët. Mund të kem shumë, por vetë fituesi nuk ka çfarë të thotë. Jemi drejt titullit, shpresojmë ta ruajmë. Ka edhe shumë ndeshje. Do kem kohë të flas, edhe më shumë, nëse do ketë ndonjë problematikë.

THUMBAT PËR PARTIZANIN – Partizani ka një sjellje konstante, njësoj. Ne nuk kemi pune personale as me Federatën, as me kolegët tonë. Kolegët investojnë, shohin interesin e tyre. Secili ka dëshirën e vet si mund të flasë, ne kemi marrë një vendim të merremi me punën dhe shtëpinë tonë. Nuk kemi çfarë gjykojmë. Ka pakënaqësi, ndodhin gjëra, edhe pa paragjykim. Por, nëse ka vendime me paragjykim, do flasim edhe ne. Nuk mund të mbajmë ne rregullin, kur kemi një federatë që do të mbajë ecurinë e kampionatit.

1 komente në “Gaz Demi kritikon FSHF-në: U kujtua shume vonë, krijoi një precedent. Arbitrimi lë për të dëshiruar!”

  1. Luli says:

    PO OLSI QE LA AMERIKEN SA U BE I VELLAI Kr.MINISTER CA THOTE?APO ESHTE PA PUNE AKOMA DHE ESHTE ME BORXHE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje