Presidenti i Shoqatës së Arbitrave: Pa policinë, nuk kthehemi të gjykojmë

9 Mars 2019, 20:00Sport TEMA

Vendimi i Shoqatës së Arbitrave Shqiptarë, në të cilën janë anëtarë 450 gjyqtarë futbolli, i ka vënë drynin 200 fushave sportive ku do të zhvilloheshin ndeshjet në këtë fundjavë.

18 mijë futbollistët që do të zbrisnin në fushë, janë me sytë nga takimi i ditës së hënë mes federatës shqiptare të futbollit dhe organeve qeveritare garante për sigurinë, për të mësuar nëse policia do të rikthehet ose jo në stadiumet tona.

Një kërkesë bazike kjo jo vetëm për sigurinë por edhe për ndershmërinë e garës, sipas Presidentit të Shoqatës së Arbitrave, Tahir Kastrati. Në një intervistë për Top Channel, ai tregon pasojat e mungesës së policisë në stadiume dhe impakti që kanë tek arbitrat dhe gjykimi.

“Nëse nuk ka polici në stadiume, as arbitri nuk mund të marrë vendime të drejta dhe mund të kompromentojë garën”, tha Kastrati.

Ndeshjet e para që priten të zhvillohen sipas kalendarit, janë ato të Kupës së Shqipërisë, ditën e mërkurë, të cilat mbeten në varësi të takimit të së hënës.

“Në rast se nuk do të rikthehet policia, bojkoti do të vazhdojë. Ne vijmë nga një sistem totalitar, ku vetëm polici mund të mbajë rendin dhe sigurinë”, deklaroi Presidenti i Shoqatës së Arbitrave Shqiptarë.

1 komente në “Presidenti i Shoqatës së Arbitrave: Pa policinë, nuk kthehemi të gjykojmë”

  1. Mendimi jo profesionist says:

    Ky “President” prej letre a i ka pare gabimet e qellimshme te gjyqtareve?A e di ky zoteri qe jane keta gjyqtar qe ne shume raste i kane irituar tifozet me veprimet e tyre.Edhe policia perball turmave do te jete e pa fuqishme po nuk pati drejtesi.Kjo qe kerkoni ju eshte diktatur policore dhe jo sundim i ligjit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje