Ajo që i kërkoi grim Mbretëreshës angleze: Safija, një grua shqiptare me ndikim të madh në oborrin e Sulltanit

10 Mars 2019, 20:00Kulturë TEMA

Ajo erdhi nga një fshat shqiptar në Stamboll dhe u bë gruaja më e dashur e Sulltan Muratit III. Safija i liroi shumicën e të burgosurve, i dha urdhër një eunuku që të mos i ekzekutojë prostitutat, vuri në dispozicion pasurinë e saj për rregullimin e topave për luftë. Por kapitulli më mahnitës i karrierës së saj është korrespondenca dhe bashkëpunimi me Mbretëreshën e Anglisë, Elisabeth I., e cila i dërgoi shumë dhurata, mes tyre një pajton (araba) prej ari dhe një mace të zezë angleze. Nga sundimtarja angleze Safija kërkoi grim për fytyrë dhe duar.

Nga Enver Robelli 

1.
Haremi dhe Sulltanët osmanë – kjo është një temë e gjerë, e cila gjatë historisë së Perandorisë Otomane, por edhe deri në ditët e sotme ka zgjuar dhe zgjon interesimin e historianëve dhe i jep hov fantazisë së kureshtarëve. Në vitin 1599 Mbretëresha angleze Elisabeth I. e dërgoi Thomas Dallam-in në Stamboll për të instaluar një organo në pallatin Topkapi. Organoja ishte dhuratë për Sulltan Mehmetin e III. Dallam ishte zejtar i famshëm i organove. Në ditarin e tij (Diary of Thomas Dallam) ai shkroi: «Pastaj më thanë se nëse rri aty Zotëria i Madh do të m’i jepte dy gra, ose dy nga konkubinat e tij ose dy virgjëresha prej më të mirave, të cilat mund t’i zgjedh vetë, nga qyteti apo nga fshati…». Dallam përshkruan bukurinë e pallatit dhe bukurinë e grave të haremit, të cilat e mrekullojnë.

2.
Njëra prej grave më me ndikim në haremin e Sulltanit ishte Nurbanu, e cila sipas disa burimeve u lind në Qipron e sotme, ndërsa burime të tjera thonë se ishte venedikase dhe u lind në ishullin Paros. Nurbanu ishte e krishterë, mendohet se ishte rrëmbyer në moshën 12-vjeçare nga kryeadmirali i Sulltanit. Autorët që besojnë se ajo vjen nga Qipro thonë se quhej Kale Kartanou, ata që janë të bindur se është venedikase, e prezantojnë atë me emrin Cecilia Venier-Baffo. Pas arritjes në Stamboll Nurbanu e shoqëroi Sulltan Selimin II. në shtegtimet e tij. Në vitin 1546 ajo i lindi Sulltanit një djalë – Muratin III. Këtu e tutje ajo qe gruaja më e pëlqyer e Selimit. Nurbanu shpejt u bë grua me ndikim të madh në Perandorinë Osmane. Ajo mbajti korrespondencë me Caterina de’ Medici, u angazhua në ndërtimin e objekteve madhështore për të siguruar mëshirën e Allahut, Nurbanu është gruaja e parë që themeloi një bibliotekë në një xhami të Stambollit. Bashkëkohësit e quanin këtë bibliotekë «Kodra e Dritës». Sulltan Selimi ishte pijanec. Ai vdiq në një banjë të haremit. Kjo ngjarje nuk e dobësoi ndikimin e Nurbanusë. Ajo ndërtoi xhami, banja, hapi kuzhina për të varfër. Varri i saj gjendet në një tyrbe, bashkë me Sulltan Selimin II., i cili kishte thyer traditën e sulltanëve dhe e kishte martuar Nurbanunë.

3.
Traditën e respektimit të grave të haremit e vazhdoi Sulltan Murati III., i biri i Selimit II. dhe Nurbanusë. Në librin e saj të botuar së fundi në gjermanisht «Stambolli. Biografia e një metropoli botëror» (titulli i origjinalit: «Istanbul. A Tale of Three Cities») historiania britanike Bettany Hughes shkruan se si babai i tij edhe Murati kishte një grua të pëlqyer të haremit. Ajo quhej Safije, e cila «në moshën 13-vjeçare kishte ardhur (në Stamboll) nga një fshat në malet e Shqipërisë». Emri i saj domethënë: «e pastër», «e gëzueshme». Safija ishte një grua e pushtetshme në pallat, sepse i biri i saj, Sulltan Mehmeti III., më shumë kishte dëshirë të shijonte jetën e të dëfrehej dhe vendimmarrjen ia kishte lënë nënës së tij. Ajo liroi shumicën e të burgosurve nga Kulla e Gallatës, i dha urdhër një eunuku që të mos i ekzekutojë prostitutat, vuri në dispozicion pasurinë e saj për rregullimin e topave për luftë. Safije Sulltan propozoi edhe ndërtimin e Pazarit Egjiptian në Stamboll. Ajo pa se tregtarët po ngrinin gjatë dimrit, andaj vendosi më 1597 të ndërtojë pazarin e mbuluar, Mısır Çarşısı, siç quhet në turqisht.

4.
Kapitulli më mahnitës i karrierës së Safijes është korrespondenca dhe bashkëpunimi me Mbretëreshën e Anglisë Elisabeth I. Bettany Hughes shkruan se Elisabeth I. i dërgoi Safijes shumë dhurata, mes tyre një pajton (araba) prej ari dhe një mace të zezë angleze, e cila u soll vërdallë nëpër harem derisa ngordhi. Pasi pranoi dhuratë një portret me xhevahire të Mbretëreshës Elisabeth I., Safija i premtoi asaj se «edhe më tutje do të angazhohem për qëllimet tuaja», duke thënë se «në pluhurin e këmbëve» të sundimtarit do ta përmend dhe lavdërojë përherë fisnikërinë e mbajtëses së fronit anglez. Në emër të djalit të saj, Sulltan Mehmetit III., Safija i shkroi Mbretëreshës angleze se do të angazhohej për lirimin e anglezëve të zënë rob në Afrikën veriore. Më tutje ajo shton se e ka qortuar birin e saj, sepse kishte harruar hollësitë e një marrëveshjeje mes dy fuqive detare. «Qoftë e përhershme miqësia jonë. Ajo – në emër të zotit – mos marrtë fund kurrë», shkroi Safija, e cila bashkë me letrën i dërgoi sundimtares angleze edhe disa dhurata: dy peshqirë të qëndisur me ar, tri shami xhepi dhe një diademë (kurorë e zbukuruar me gurë të çmuar, të cilën e mbanin perandorët, mbretërit etj. si shenjë e pushtetit të lartë). Përmes shërbëtores së saj hebraike Esperanza Malchi Safija i kërkoi Mbretëreshës angleze grim për fytyrë dhe duar: «Duke pasur parasysh se Lartmadhëria Juaj është grua… Në Mbretërinë Tuaj ka ujëra të rralla të distiluara të çdo lloji për fytyrë dhe vajra erëmira për duart. Lartmadhëria Juaj do të më bënte një nder nëse do të më dërgonte ca prej tyre në duart e mia për Mbretëreshën (tonë) shumë fisnike; në duart e mia, sepse ajo, nëse bëhet fjalë për gjëra për zonja, nuk dëshiron që ato të kalojnë nëpër duar të tjera». Si për çdo grua të haremit edhe për Safijen ka supozime se nuk ishte shqiptare, por venedikase. Me gjasë biografia e saj është ngatërruar me biografinë e vjehrrës, Nurbanusë. Sipas burimeve të reja venedikase të prezantuara nga historiania amerikane Leslie P. Peirce, Safija ishte me origjinë shqiptare nga Dukagjini. Këto të dhëna Peirce i prezanton në librin e saj: «The Imperial Harem: Women and Sovereignty in the Ottoman Empire», New York, Oxford University Press.

23 komente në “Ajo që i kërkoi grim Mbretëreshës angleze: Safija, një grua shqiptare me ndikim të madh në oborrin e Sulltanit”

  1. Beno says:

    Po kujt i interesojne keto histori te shpifura nga anadolli.
    Akoma do degjojme turqizma, kur do shkeputemi ne perfundimisht nga ndikimi i ndyre i turqise?
    Ende ne nuk e kuptojme se nga na vjen e keqja, eshte e turpshme te flasim me nostalgji per pushtimin e gjate.

    1. edi says:

      @Beno. Per cfar pushtimi po flet. Akoma spo kupton qe shqiptaret ishin vete perandoria Osmane.Asnje historian nuk e quan pushtim. Po bashkesundim, me gjithe popujt e tjere te perandorise. Ku shqiptaret kryesonin qeverisjen dhe administraten. Perrallave me Skenderbe te sajuara nga sllavo komunistet,per te na ndare nga aleatet dhe miqte tane i ka ardhur fundi.

      1. Beno says:

        Edi ti je shkerdhat je turkoarab skenderbeun nuk e sajoi komunizmi rrot kari lexo naim frasherin kruje kruje qytet i bekuar prite prite skenderbeun po’ vjen si pellumb i shkruar te shpetoje memedheun dhe shqiptaret ti shpetoje nga zgjedha e keqe e turqise. Naimi ishte komunist? O antishqiptare Turk qe shkruan shqip ik ne anadoll o zagar

      2. Beno says:

        Per pushtimin e motres dhe gruas tate paska te drejte ky qe thote keshtu mos i ke pasur edhe ti ke haremi i sulltanit o shkerdhat turkoarab sperme turke o edi legeni

  2. Beno says:

    Po kujt i interesojne keto histori te shpifura nga anadolli.
    Akoma do degjojme turqizma, kur do shkeputemi ne perfundimisht nga ndikimi i ndyre i turqise?
    Ende ne nuk e kuptojme se nga na vjen e keqja, eshte e turpshme te flasim me nostalgji per pushtimin e gjate.

    1. Komentuesi says:

      Beno! Nuk jane histori te shpifura,por pjese te historise moderne te shoqerise njerezore.C’do pjese e historise ka vleren e vete.Shkaterrimi apo zhdukja e dokumentave historike eshte krim.Ato vlejne pe brezat qe jane dhe ato qe vijn.Shkaterimi i bibliotekes me te madhe ne bote,ALEKSANDRIA,djegia e saj ,ka qen nje nga katastrofat me makabre,se ajo kishte dokumenta shume te rendesishme qe do çonte boten perpara.Dihet, se, çdo njeri duhet te kethej koken pas per te pare te kaluaren,per te ndertuar te tashmen dhe te ardhemen.Pershendetje.

  3. Adam says:

    Nuk marr mundimin te di per perandorin osmane veç terrorr nuk i solli gja njerzimit

  4. Njutoni says:

    Paska ken kurv e kalibrit t lart sepse merrej me sullanet dhe mbretëritë. Flori dhe argjend plot ar e xhevaire
    Si biçim ekskorde moderrne sot qe i shko nata 10 mij euro.
    Se,kto shqiptareshat e sotme na turpnun fare.
    Merren me drogarash dhe pijanec semaforesh dhe hjekin breçkat per 5 euro..
    E kan ul krejt pazarin.

  5. i says:

    Beno mire e the por harove edhe gojoret e janulles qe na qelben Shqiperine pty. nje rrace jane mongo”greket “

  6. Franspres says:

    Ne fakt duket edhe xhamia e madhe e Tiranes

  7. Ben says:

    Dmth sipas.jush, Sulltani na paska qene Shqiptar! Hiqni dore nga nostalgjite e Turqise. Akoma nuk e keni kuptuar qe.Turqia e la.mbrapa popullin Shqiptar?

    1. Ardi says:

      Si e ka lene mbrapa? Ne cfar aspekti?Se trojet shqiptare kane qene pjese e superfuqise boterore te asaj kohe.Perandorise Osmane. Eshte njesoj sikur New York te ndahet nga SHBA neser. Dhe njyjorkezet te thone pas 100 vitesh SHBA na ka lene mbrapa.

  8. peter says:

    Ishte nje grua shqiptare dhe kur u rinjgjall krishti. Me governerin romak te nazaratit,,,, Po te kerkoni me thelle do dali dhe nje ne ndertimin e piramides se feniksit.. Dhe e jema e Rames duhet te jete grua shqipetare,Por duhet gjetur cfare shqiptare ishte , Albaneze ,apo Epirote?? beni kerkime bashke me temen se do ju ndihmoje ekonomine. dhe jeten..

  9. Per sllobodanken serbe te saliut do na thuash ndonje gje .

  10. Per sllobodanken serbe te saliut do na thuash ndonje gje .
    Ah po per sllobodanken e saliut shkruajne dhe mburren serbet,se si u dashurua me malokun dhe perbindshin shqiptaro turkoshak saleh

  11. h says:

    Kuptohet nga komentet se pse shqiperia ngeli e prapambetur.
    Një popull që nuk njeh historinë e vet është i destinuar të zhduket.
    Perandorinë e njohin dhe studiojnë në Itali,Francë dhe Angli se janë
    popuj të përparuar kurse në mëmëdheun e injorancës dhe të keqes nuk
    e kanë idenë çfarë ka ndodhur për 600 vjet në botë.
    Ju josh më shumë historia e “bosëve” barkderra të drogës dhe prostitucionit.
    Zaten miza shkon instiktivisht ke muti që qelb më shumë.

  12. koli says:

    ik ore magjyp me gjith sulltanin tend.
    Edhe ajo e shkreta nga halli, e perdhunun turqit.

  13. Beno says:

    Me vjen keq qe disa “nuk e quajne pushtim po bashkepunim”,
    dhe perralle me Skënderbe ?
    nuk po e kuptoj ?
    ku i marin keto mesime historie ? me siguri neper …
    erdhen me shpate Turqit tek ne apo erdhen e shperndane karamele?
    Po te pakten mbeturinat e turkut jane shume te pakta tek ne, jane fare pak
    edhe ne komentare ne mos vetem nje.

  14. Ben says:

    Zoti H nuk e di sesa arsim she shkolle ke ti por po ta them se sa.do te kesh, une mbase kam shume me shume se ty. Ky artikull nuk eshte artikull historik. Nese ke bere letersi ne shkolle, do ta kuptosh tonin e artikullit qe e per shkruan “Sulltaneshen” e dashur dhe Sulltanin sikur ishin njerezit me paqesor qe ka pare historia! Kjo sulltanesha qe doli nga haremi paska bere shume te mira! Por kur ishte kaq e ” embel” dhe e mire perse nuk beri discka per zhvillimin e Shqiperise? Kesaj I paska ardhur keq per tregtaret Turq ne Stamboll! Perse nuk i vite keq per djemt Shqiptare qe I merrnin me zor ushtar te Turqise. Nese meson me shume per historine e familjes tende, do te marresh vesh qe do kesh ndonje para ardhesh qe eshte vrare ne Hemet apo Siri. Une e di qe e kam pasur nje te tille!

  15. Shaqo says:

    …prandaj nuk na ndahen nga tv filmat me sulltane e sulltanesha ne ….se shqipraret jane madheshtore, si puna edhe e ketij Torobellit…
    Mero na e hiq qafe kete bicim gazetari antishqiptar

  16. Beno says:

    Edi ti je shkerdhat je turkoarab skenderbeun nuk e sajoi komunizmi rrot kari lexo naim frasherin kruje kruje qytet i bekuar prite prite skenderbeun po’ vjen si pellumb i shkruar te shpetoje memedheun dhe shqiptaret ti shpetoje nga zgjedha e keqe e turqise. Naimi ishte komunist? O antishqiptare Turk qe shkruan shqip ik ne anadoll o zagar

  17. Beno says:

    Per pushtimin e motres dhe gruas tate paska te drejte ky qe thote keshtu mos i ke pasur edhe ti ke haremi i sulltanit o shkerdhat turkoarab sperme turke o edi legeni

  18. Beno says:

    Per pushtimin e motres dhe gruas tate a paska te drejte ky qe thote keshtu mos i ke pasur edhe ti ke haremi i sulltanit o shkerdhat turkoarab sperme turke o edi legeni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje