Kastriot Islami si analist: Rama, shkaktar i destablitetit të rajonit. Fundi i tij do jetë i tmerrshëm

11 Mars 2019, 19:14Blog TEMA

Kastriot Islami, i cili u la jashtë Kuvendit nga Lulzim Basha, pavarësisht shërbimit që i bëri Sali Berishës, së fundmi shfaqet në rolin e analistit, duke qenë se është në pension politik.

Këtë radhë shkruan se Edi Rama është kthyer në destabilizuesin e rajonit dhe sipas tij, do të ketë një fund të tmerrshëm.

Gjë që në fakt, e përsërit prej disa vitesh, por fundi i Ramës nuk është se po duket gjëkundi.

“Largimi i Edi Ramës është çështje kohe, sepse për shkak të kapjes së shtetit dhe lidhjes me krimin, është një nga gjeneratorët e destablitetit të vendit e të rajonit.

Racionalisht s’ka asnjë mundësi që Rama të mbijetojë këtë radhë, fundin e tij të pashmangshëm e shikojnë të gjithë, shqiptarët dhe partnerët. Fund që do të jetë i tmerrshëm nëse Rama s’tërhiqet në kohën e duhur dhe akoma më i tmerrshëm nëse tenton të mbijetojë duke shtypur revoltën qytetare, duke keqpërdorur policinë dhe duke arrestuar protestuesit.

Qytetarët janë të revoltuar në ekstrem sepse Rama jo vetëm që e siguroi nga zgjedhjet e 2017 ‘timonin dhe tepsinë’ e pushtetit i vetëm duke blerë votat me paratë e korrupsionit dhe përmes kanabisit të kultivuar masivisht në të gjithë vendin, por mbi të gjitha ai duke mos qenë në gjendje të qeverisë qoftë edhe një minutë që kur e drejton qeverinë i vetëm, është tallur me qytetarët, i ka mashtruar ata dhe është sjellë me arrogancë.

Qytetarët janë të revoltuar në ekstrem gjithashtu se kanë kuptuar që keqqeverisja, tallja dhe arroganca e Ramës lidhen edhe me faktin se disa prej ndërkombëtarëve që vazhdojnë të mbështesin Ramën ju intereson vetëm stabiliteti i vendit dhe s’shqetësohen fare për të drejtat themelore të qytetarëve dhe aq më pak për mirëqenien e tyre.

Qytetarët e revoltuar në ekstrem, për të gjitha këto arsye, janë ngritur në protesta masive e të pandalshme për të demonstruar se Rama ka kapur shtetin, ka vjedhur pasuritë kombëtare dhe buxhetin e shtetit, s’respekton të drejtat dhe liritë themelore dhe ka shpërfillur hallet e problemet e tyre. Për rrjedhojë ata janë të bindur se Rama s’garanton më as stabilitet sepse Shqipëria është në prag të një revolte masive popullore për shkak të një zemërimi shpërthyes që deri më sot është shpërhapur përmes emigracionit masiv”, shkruan “Kaçi i zi”, që për PD-në, u kthye në “Kaçin e bardhë”.

“Si përfundim mund të thuhet se tanimë është e qartë për të gjithë, për shqiptarët e revoltuar masivisht por edhe për ndërkombëtarët e qetë se Rama, një drejtues autoritar, i korruptuar dhe i lidhur ngushtë me kriminelët e trafikantët, që ka kapur për fyti shtetin jo vetëm s’ka asnjë lidhje me demokracinë por as nuk garanton as stabilitet për vendin dhe për rajonin. Prandaj për qytetarët e revoltuar, fundi i tij është i pashmangshëm.

Qytetarëve të revoltuar në ekstrem s’ju mjafton vetëm fundi i Ramës për të cilin s’kanë më asnjë dyshim që është çështje ditësh apo javësh, por kërkojnë që fundi i tij të jetë edhe fundi i Sektit të tij që prej rreth më se 20 vjetësh është prezent në politikën shqiptare duke i detyruar shqiptarët të emigrojnë masivisht. Prandaj, ata kërkojnë që ky sekt jo vetëm të shporret, por edhe të ndëshkohet e të shpërbëhet.

Ky Sekt është përgjegjës i zemërimit mbarëqytetar, prandaj do të mbahet mënd si grupimi më i rrezikshëm dhe më i urryer në këto 28 vjet, duke mbetur edhe për disa kohë, deri në shpërbërjen e plotë, i bezdisshëm dhe i neveritshëm në formën e mbetjeve apo metastazave. Prandaj Rama, si kreu i këtij sekti, e ka të pamundur të garantojë stabilitet sepse qytetarët e revoltuar urrejnë.

Ky Sekt, i ideuar dhe drejtuar nga Rama dhe nga një klientelë, përfaqësuese e interesave i) të ish-nomeklaturës së lartë puniste e pinjollëve të saj; ii) të oligarkisë, krimit e banditizmit, dhe iii) të një grupimi nepotik me ‘sjellje perverse’, të patolerueshme për shumicën e shqiptarëve, ka pasur si synim varfërimin e skllavërimin e shumicës së qytetarëve për të paralizuar reagimin qytetar, pra duke i detyruar ose të nënshtrohen ose të emigrojnë. Dhe kjo është një arsyet e thella përse Rama gjeneron destabilitet të pashmangshëm.

Ky Sekt, pa ideologji, pa strategji e pa asnjë program zhvillimi, por thjesht me premtime mashtruese, me ushtrim dhune e kërcënimesh policore, veprime antiligjore e amorale, duke synuar vetëm pasurimin e skajshëm dhe të dyshimtë të një grupi të vogël dhe varfërimin ekstrem të shumicës së shqiptarëve, ka qenë represiv për opozitën dhe të gjithë kundërshtarët, s’ka pasur asnjë lidhje me interesat e shqiptarëve në përgjithësi por as edhe të socialistëve në vecanti, të cilët janë shpërfillur e nëpërkëmbur po ashtu si edhe të tjerët e madje në disa raste edhe më shumë. Prandaj ky sekt është kthyer në një gjenerator i brendshëm destabiliteti.

Së fundmi ky sekt, i drejtuar nga Rama dhe klientela e tij e ngushtë, të maskuar pas retorikës proeuropiane e proeuroatllantike, thjesht për të mbajtur pushtetin dhe rritur pasuritë e tyre të paligjshme, jo vetëm kanë mbajtur vendin larg integrimit në BE por se fundmi janë implikuar në projekte të rrezikshme nacionaliste për sigurinë e stabilitetin e rajonit dhe më gjerë”, vijon më tej Islami.

24 komente në “Kastriot Islami si analist: Rama, shkaktar i destablitetit të rajonit. Fundi i tij do jetë i tmerrshëm”

  1. Lani says:

    Ky eshte tamam rrote kadriu!

  2. Cuku says:

    Gjalle qenka Kaci I Zi
    Qekur mori Saliu ket MUT ,u shkaterrua P.D.
    Tani kapakun ja vuri Lulushi me Pushtim Rustem Gjata
    Tani u be parti e demokrashurres me ne krye Sali Kriminelin

  3. Veshgues says:

    Amerikano! Ene kete tipin fute ke lista e zeze! E qiti koken! Me qetesi edhe ky eshte shkaktar i shkaterimit te pd!

  4. për një karike dhe familien lini më njanë says:

    nga socialist në anti sosialist i tërbuar zotri karigia qënka shuë më e çmuar se ideali i juaj ju për karigen tuaj shisni jo vetëm idealin për të cilin ngjitët shumë shpejt karierën tuaj politike por dhe votusit e tu përfundimisht qënke dhe bëke pjesë në jashtëqitiet e kombit shqeto (mut që dhe pulat se hanë)

  5. Shqiptari nga Kosova says:

    Kur jep mend dhe Kaçi i Zi,o nene o nene…!

  6. qytetar says:

    Puna jone eshte pune muti pune te mire ka kac hajduti.Ho me zorraci tu ngrit dhe ty me arta dadene pahashi.

  7. emigrant says:

    Kastriot te dija mesues fizike(sepse fizikant nuk e meriton sepse asnje lloj studimi s’ke bere per fiziken. ndoshta nuk eshte faji i yt) por ti na dole politikan. Rama nje dite do te iki dhe do te bente mire te ikte sa me shpejt. Problemi more Kastriot eshte ke do sjellim Bashen apo Berishen. ?

  8. Elidoni says:

    Gjallw qenka ky kari!

  9. kasemi says:

    Si ka mundesi qe ky kaci haleja nuk e mbyll ate hale po ashtu si gjithmone vazhdon te qelbe kete vend.

  10. Nik says:

    Kaçi i Zi nje kohe kishte humbur, me ne fund u be i gjalle!

  11. Daja says:

    O rrot ka nuk eshte vetem rama po’ jeni te gjithe ju si klase politike Duke filluar me nanon saliun likeen dhe lulin duhet nje Force e re politike ne shqiperi qe nuk Jane tè zhytur ne vjedhje dhe korrupsion atehere mund te besohen po’ Jo ju

  12. Babale says:

    Ke nje gje te mire ti more biri Zengjel Manes, qe endrat qe shikon naten i tregon diten! Rrace muti!

  13. Kolona says:

    Je dhe mbetesh një plere, njëri pa moral, nje bythelepires njeri që shitjesh për një kafe, për pallavrat e tua nuk ka nevojë askush MBETURINE E KOMUNIZMIT BASTARD.

  14. maximus says:

    te q***a robt, gjalle eshte akoma ky, futeni me ndonje fuçi dhe hidheni ne det kete kerme se qelbi dynjane.pptttuuuuu race e ndyre , sa me irriton kjo fytyre. ja edhe nje arsye me teper pse EDI RAMA duhet te rrije ne pushtet edhe per 1 mandat tjeter, deri sa fytyrat si puna e ketij kermes ketu, te zhduken nga ekranet dhe gazetat.

  15. Y says:

    Legen ku luajnë këmbët Saliu dhe Likja

  16. MACOKU says:

    Po ti mer Kurv komunist te qifsha ropt ku I ke

  17. Dajti says:

    Njeri pacavure. Mendje e coroditur, sa majtas djathtas, lepihet per nje kartike, por te gjithe e flakin tutje. Me nje fjale langaraq burre.

  18. ALI ABDULLAI says:

    KACI KA TE DREJTE KUR THOTE SE LARGIMI I RAMES ESHTE CESHTJE KOHE.
    BESOJ SE DHE VDEKJA E KACIT ESHTE CESHTJE KOHE, BESOJ SE NUK GABOJ.

  19. BUJARI JU DEGJON says:

    Prandaj nuk behet Shqiperia se japin mend edhe njerez te ketille:
    Edhe Kastriot,edhe Islam!! ?
    Ptuuuu,legen muti!…

  20. Shemia says:

    My Kaci eshte transparent dhe merr ngjyren e enes ku ndodhet, ka fytyre kameleoni the leh si zagar rrugach per ate qe I hedh ndonje kocke. I shkreti sa poshte ka rene.

  21. Turi says:

    O kaci na ha ka..n

  22. Sal-likocracia Vicidolase says:

    Ky eshte nje letyre nga ato me te ndyrat! E mbaj mend qe ne parlamentin e pare ky birbo pa karakter dhe bythelepires ishte kryetar i parlamentit shqiptar,i zgjedhur nga partia socialiste,te cilet e nderuan duke e bere numurin 2 te kupoles shteterore te vendit.Tani,si arriti ky lango qe nga socialist nga me ekstremet dhe gjoja parimist dhe qe kishte perballe kriminelin dhe agjentin Sali Berisha ne krye te nje bande agjentesh,kriminelesh e banditet dhe qe s’kane patur e s’kane asgje te perbashket me demokracine per te cilen me demek luftojne me llafe ,sot e shume vite eshte kthyer ne nje teoricien e bythelepires te tij,kete vetem ky ,Kaci i Zi e di dhe mund ta spjegoje.Si duket ambiciet e tij politike kane qene aq te medha dhe qe per nje apo tjeter aresye nuk iu realizuan dhe ky,per inat te sime vjehrre vajti e fjeti me millonane,sic thote populli!Konnkluzioni eshte qe ky e ka nivelin intelektual,apo si i thone QU-ne = Zerooooo!Gjynah per te qe u shnderrua ne nje paterice te Berishes dhe eshte humbje kohe te degjosh ato qe ky pusht politik nxjerr nga poshte dhe i hedh ne tavoline!Jazek,kur thone dhe plakat!

  23. DRENICA E KUQE says:

    Te japesh deklarata te tilla kaçëçe, duhet ta pyesesh veten: A je shqiptar? Te gjithe shqiptaret e dime se ky popull udhehiqet nga sektet anti shqiptare qe i rrine ne qafe popullit shqiptar dhe Shqiperise dhe nuk u zbresin nga kurrizi e ia punojne gjithmone pas shpine, per iteresa meskine familjare e “shqiptare”!…
    Te deklarosh se “Largimi i Edi Ramës është çështje kohe, sepse për shkak të kapjes së shtetit dhe lidhjes me krimin, është një nga gjeneratorët e destablitetit të vendit e të rajonit.”
    A e dini ju Kaço se destabilizimin e Vendit dhe te Rajonit e bejne pushtuesit dhe coptuesit e Shqiperise dhe bashkepunetoret e tyre “shqiptare”… E beni te gjithe ju qe e quani veten shqiptare e ne fakt jeni “shqiptare” te regjur… Nje i huaj tha keto dite se “shqiptarët ende nuk e dinë ç’do të thotë të jenë të përfaqësuar”… Prandaj te gjithe ju qe jeni ne pushtet, pa perjashtim, pozite-opozite, jeni fajtoret kyesore pse Shqiperia dhe shqiptaret jane ne kete gjendje skandaloze, te veteshkaterruar prej “prijesve” te tyre “shqiptare” e “atdhetare”!…
    Kjo gjendje eshte turpi me i madh per te gjithe ju qe jeni ne pushtet, pozite-opozite!…
    DRENICA E KUQE

  24. presim says:

    Duhet folur me xha Brahon ti gjeje ndonje dosje ketij Kaçit te Zi se patjeter e ka si ajo e Saliut qe eshte i semure qe ne fare. S’ka mundesi tjeter qe te gjithe i thone gomar, idiot etj dhe ky prape vazhdon ne te tijan. vetem semundja e ben nje gje te tille. Ta publikoje , por jo te kurohet se nuk na nevojitet , i thoni xha Brahos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje