Ekselentët, diploma e munguar e Bashës dhe media ‘në mes’

12 Mars 2019, 15:17Blog TEMA

Nga Flogert Muça

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me studentët ekselentë të cilët janë punësuar në administratën publike.

Kreu i qeverisë deklaroi se janë punësuar 373 studentë ekselentë fitues të Platformës PunëtëMbarë.al duke thënë se punësimi i tyre është bazuar 100 % tek merita, pra tek mesatarja e secilit e cila ka qenë nga 9 në 10.

Por mediat pranë PD-së dhe LSI-së për t’i rënë në sy Bashës e Kryemadhit, teksa kanë tentuar të sulmojnë kryeministrin dhe Paktin për Universitetin, kanë treguar edhe kompleksin e tyre ndaj dijes dhe ekselentëve, por edhe tentativën e vazhdueshme për të kompleksuar te rinjtë edhe kur ata marrin çfarë ju takon.

Ata kanë publikuar emrin e një vajze që ishte mes fituesve, e cila përpara se të përfitonte vendin e punës në administratë (sepse ishte ekselente me nota), kishte qenë punonjëse në bashkinë e Tiranës. Sipas të kompleksuarve nga ekselentët, ky është një skandal i madh, pasi për PD-LSI, kriteri i punësimit është ‘ku ke punuar më pare dhe për kë voton’ dhe jo ‘rezultatet në mësime’.

Ky në fakt është intimidimi dhe pretendimi më qesharak, ndaj një studenteje ekselente. Por është shumë i rëndë si sulm, pasi ky është indimidimi dhe kompleksimi që opozita tenton t’i bëjë rinisë, pjesës më vitale të shoqërisë.

Studentja ekselente nuk ka nevojë për avokatinë e askujt, sepse është ekselente në drejtësi, por rasti i saj vlen për të kuptuar qasjen e mediave të verbuara nga politika e ditës, që marrin në gojë çdokënd që del në TV me kryeministrin duke e shpallur ‘non grata’. Njëlloj siç bën edhe partia!

Fakti është se vajza me inicialet E.SH, nuk e ka përfituar vendin e punës as për shkak të intershipit në bashki, as për shkak të eksperiencës së saj në punë, por vetëm nga fakti që ka qenë ekselente në shkollë. Ajo ka mbaruar studimet master për drejtësi me rezultate maksimale, ndaj sot të gjithë duhet të ndjehemi mirë që ekselentët po marrin çfarë iu ka takuar prej kohësh.

Gjithësesi, fakti që ka sulm nga garnizoni i parasë e mikut, tregon se në fakt Edi Rama ka bërë lëvizjen e duhur me ekselentët.

Ndërsa sipas logjikës së mediave pranë PD-LSI, Lulzim Basha që nuk ka mbaruar akoma shkollën në Holandë mund të bëhet 3 herë ministër dhe kryebashkiak i Tiranës, ndërsa një student ekselente në Shqipëri nuk mund të marrë vendin e punës që i takon falë meritës?

Sulmi që mediat pranë opozitës bënë ndaj një studenteje ekselente është treguesi i qartë se në filozofinë e tyre politike nuk ka vend për ata që mendojnë se mund të marrin atë që iu takon në bazë të meritës.

Sulmi ndaj vajzës ekselente sot, është një tjetër arsye pse të rinjtë nuk e besojnë opozitën, e cila në dëshpërim e sipër është hedhur në sulm duke sulmuar ata që janë ekselentë në shkollë.

8 komente në “Ekselentët, diploma e munguar e Bashës dhe media ‘në mes’”

  1. Billy says:

    Askush nuk ka bere nje analize serioze pse PD nuk ka perkrahjen e studenteve.
    – I them Zaloshnjes te bej nje sondazh, me vetem nje pyetje per studentet: – Per cilen parti kane votuar prinderit tuaj ne zgjedhjet e vitit 2017 ?
    -Rezultati do te jete 80% PS, 15% PD dhe 5% LSI. ( Une e kam bere kete sondazh ne zonen ku jetoj dhe me ka dale, akoma me ne favor te PS).
    Pse !!!??? Sepse te djathtet, ne Shqiperi nuk jane te djathte. Shumica e atyre qe voton PD, jane te varfer, familje te vobegta, shpesh te shkaterruara, dhe rrugecer te lagjeve dhe fshatrave. Nuk kane tru per shkolle. Dhe kur e fillojne nuk arrijne ta mbarojne ate.
    Disa qe kane familje te pasura, ose e marin shkollen me ndihmen e prinderve, me leke, ose shkojne ne universitete private.
    Per pasoje dhe ekselentet nga studentet me prejardhje nga familje te djathte, jane shume te rralle.
    – Keshtuqe, shumica e atyre studenteve te punesuar si ekselente ne adminitrate, jane te majte (ne origjine votues te PS).
    – Ja pra pse jane nxirrosur ne PD dhe e shprehin ne portalet e tyre me urrejtje. Ne fakt jane bere si qeni qe vjen rrotull dhe kafshon bishtin e vet.

    1. willy says:

      Billy, you bet, man…this is exactly the Albanian shit….it’s been for 30 years now….!

      1. Kalec Dega says:

        Po qe ste heq asnje presje ty Willy!

        Koment prej ekselenti edhe pse nuk ke diplome si ajo e Tualet Palles apo Lali Pyjores

    2. Peço says:

      Për çfarë të djathtë flet ti zotëri? Dhe na paske nxjerrë përfundimin “e ndritur”, se të djathtët qënkan në PD. Në PD janë fundërrinat e të majtës.Dhe sa për aftësitë e të djathtës së vërtetë, laj gojën, fëmijtë e tyre me sakrifica të paimagjinueshme janë shkolluar dhe po shkollohen në perëndim. Gabimi më tragjik i eksponentëve të së djathtës në vitet e para të pluralizmit ishte fakti që pranuan ndonjë kockë nga pushteti neokomunist, kur duhej që perëndimit, për vuajtjet e tyre të çnjerëzore, ti kërkonin si kompensim vetëm mbështetje financiare për shkollimin e fëmijëve rë tyre në shkollat perëndimore. Sot ata do të ishin të gatshëm për të drejtuar me ndershmëri dhe kompetencë vëndin.

  2. marjani says:

    bravo media keshtu vazhdoni se e keni dhe mundoheni me gjithe shpirt nga nje banjo te madhe ta fusni me hir dhe pahir ne tubacionet e humbetirave te brishten shqiperi por a do mundeni ju thinjoshet epa cipe,turpi ju ndjekte deri ne frymen e fundit.

  3. Bimi says:

    e varferve jane O Billi mos u merr me keto gjera exelentese e shoh qe nuk ke kapacitet . Ne fillim kur shkruan PD nuk eshte parti e djathte ke te drejte . Pastaj me poshte shkruan budallaqe bindjet politike jane personale dhe nuk trashegohen aq me teper ne Shqeperi me nje popull pa trdite pluraliste dhe kur analizon qe bijte e te varferve jane exlente dhe te te pasurve nuk mesojne tregon qe je nje ish komunist me shkolle partie i ardhur nga klasa puntore.

    1. Rrumpalle ne tru says:

      Bimi ti flet kote. Ne tere boten e djathta perfaqeson kapitalin ndersa e majta socialin….Billi ka te drejte. Kur filluan demostratat e demokracise une ishja “kambist” dhe punoja tek banka jashte per te nxjerre ndonje leke. Me vjen nje djale I ri nga veriu, i pa lare dhe tere ere te keqe dhe me bertet: Po ti nuk vjen ne demonstrate? Akoma ketu ti? Une e pashe me cudi dhe i thashe: Ti ke te drejte. PD eshte parti e te djathteve qe dine te bejne para dhe une duhet te vete ne demonstrate, por ti nuk duhet te vesh. Ti duhet te vesh tek selia e PS per te luftuar per te varferit…..Keshtu I dashur Bimi, ti flet kote, sepse flet per cfare shikon dhe nuk di si duhet te jete e mira. Te djathtet duhet ta zhvillojne Shqiperine nepermjet KAPITALIT, kurse te majtet duhet ta balancojne nepermjet SOCIALIT. Ne Shqiperi eshte Rrumpalle. Te djathtet jane me PC ndersa rrumpalla me PD….

  4. rroku says:

    Kush thote qe nuk ka bo shkolle Lulja, ai ka qene ne shkollen e riedukimit sepse kur ish i vogel luante me lek dhe vidhte pula. Kjo eshte opozita jone nje kryetar pa shkolle dhe nje tjeter doktoreshe plagjature.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje