Nga Çapajev Gjokutaj
Ka çerek shekulli që politika jonë i paraqet korrupsionin dhe bashkjetesën me krimin si mëkat të palës kundërshtare. Kjo nuk bëhet për t’i luftuar, aq më pak bëhet për t’i shfarosur. Duke demonizuar palën tjetër e duke glorifikuar veten, shumë shumë mund të sigurosh vota.
Korrupsioni dhe lidhjet politikë-krim janë dukuri transversale, janë shfaqur prej kohësh, lart e poshtë, majtas e djathtas.
Në periudhën e diktaturës, aq armiqësore ndaj tregut të lirë, lulëzoi tregu i favoreve. Shfaqej jo vetëm si përkrahje për shokët e luftës dhe shokët e klasës, por edhe si anësi fisnore, krahinore etj.
Nuk para e njihte paranë, shkëmbimi bëhej në natyrë sipas parimit: po të bëj favor, më rezervo mirënjohje e përkrahje. Bankat më me ndikim në këtë periudhë nuk ishin ato të parave, por ‘bankat e ndereve’, po të huanim sintagmën e Paulo Coelhos.
Me fillimin e tranzicionit periudha e ndereve thuajse përfundoi, filloi ethshëm periudha e parasë. Biznesi i varfër shqiptar, biznesi i qofteve dhe i dyqaneve bosh, vështirë se mund të hynte kaq shpejt në treg. Grupimi social që kish bërë dhe po bënte dukshëm para, ishte ai i mafias dhe i krimit të organizuar.
Kështu shtetarët, dyqanxhinj të favoreve, u orientuan natyrshëm nga marrëdhëniet me mafian. Shtetarët, dmth politikanët, gjyqtarët, krerët e policisë etj. kishin nevojë për para, që t’i iknin barazitizmit stresues. Mafias i nevojiteshin favore që lehtësonin trafiqet dhe pastronin paranë e pistë.
Kjo ishte marrëdhënia fillestare. Si çdo dukuri sociale edhe lidhja krim – shtet/pushtet do të zhvillohej e perfeksionohej. Nga faza e kioskës ‘na favore, më jep para’, do të kalonte në forma më të sofistikuara.
Pas vitit 1996 e në vazhdim do të shkruhej një sagë e tërë e krimit elektoral. Ky lloj krimi shenjon përzierje deri në shkrirje të politikës me krimin, të pushtetarëve me mafiozët.
Slogani ‘vjedhim votat që pastaj të vjedhim Shqipërinë’ që socialistët e thoshnin kur ishin në opozitë, kishte nisur të aplikohej shumë më herët.
Fillimisht sipas normës ‘më jep pare për fushatë e vota, të të jap pjesë Shqipërie kur të vij në qeverisje’. Pastaj iu shtua edhe një opcion tjetër: ‘hajde në vathën time politike, bëhu baron votash, siguro një vend në parlament, që të bashkëqeverisim/bashkëzhvasim’.
Të bën pështypje se kur debatohet lidhja ‘politikë – krim’, vemendja përqendrohet tek ngjarje të ditës dhe lihet në harresë zhvillimi në dekada i fenomenit.
Në vend që të gjejmë rrenjët e së keqes dhe të diskutojmë si ta shkulim me rrënjë e me degë, e kufizojmë gjithçka në luftë për pushtet. Si pasojë ikën Dilua e vjen Pilua, por filmi mbetet po ai, i vjetri. Edhe sistemi mbetet po ai, korracë e ashtëzuar, që nuk lejon as shfaqjen e forcave të reja politike, as alternativa të reja dhe reforma të thelluara, madje as shpresë.
PD urren 70 %të popullsisë. Luftë civile, mos hapje negociatash, bllokim pagesash, vones importesh., këtë do opozita për vëndin tonë. E vetmja zgjidhje e mundëshme është që të huajt të bojkotojn takimet me krerët e saj.
Shume e drejte,keshtu ka ndodhur.Ndryshimi eshte se ata qe e projektuan, ,financuan dhe praktikuan krimin elektoral ishte fillimisht PD–ja,dmth Salih Berisha,duke filluar nga zgjedhjet e vitit 1992,kur i merrnin simpatizantet e anetaret e PD-se psh nga Vlora dhe i conin ne Lushnje etj per te votuar nga 2 here e me shume,duke votuar jo personalisht por familjarisht etj etj dhe duke vajtur ne vitin 1996,kur ketyre formave iu shtuan dhe pagesat ne kembim ter votes,iu shtuan kercenimet,shantazhet e deri vrasjet e personave qe ishin pengese ne kete strategji.Dhe keshtu u mbushen kutite e votimit me lista e flete votimi te parapergatitura dhe qe e tejkalonin numurin e personave qe votonin,duke mos rakorduar dukshem.Keto i pane dhe i raportuan dhe vezhguesit nderkombetare ,te cilet dhe i denoncuan zyrtarisht.Por famekeqi Berisha i thoshte gazetarit amerikan “pas meje te behet kijameti…”.Pastaj hyri ne loje dhe like floriri me partizen e tij,te cilet kaluan ne nje stad te ri nga vjedhja e votes se Berishes dhe e modifikuan me “blerjen” e votes,ne kembim te nje vendi pune,nje premtimi,nje dore parash etj dhe kesisoj kjo partize u be ballader i dy partive te medha.Me vone kriminalizimi i vjedhjes apo blerjes se votes u perpunua me tej.Kulmin e arriti Lyl brilantina,qe vodhi mandatin e kryetarit te bashkise se Tiranes,sy me sy me ish ambasadorin amerikan,Arrvizu,kur rezultatin -10 vota e ktheu ne + disa vota,pasi futi ne numerim votat e konsideruara te pavlefshme(ne rang kombetar nga komisioni qendror i zgjedhjeve te te famshmit pijanec -Ristani).Pra “ylli ne rritje” i zotit Arrvizu u be kryetar bashkie me mandat te vjedhur ne drite te diellit,ne mes te dites.E pas kesaj,kjo praktike u be si buke e djathe per stanin e lylit e te Likes dhe sidomos per lylin u be praktike e njohur dhe per zgjedhjet brenda partise se tij,per te cimentiuar ne karriken e bodecit te padrinos,pasi ky “formalisht” dha doreheqjen,per te asgjesuar kundershtaret per karriken e tij brenda partise…Ne kete kuader u be kurban dhe i ndjeri Sokol Olldashi,me ane te metodave te njohura te padrinos se PD-se nga vicidoli…Dhe arrijme tek e sotmja.Duke e pare se me vote e kane te pamundur te fitojne,sepse e kane te provuar disa here dhe duke e ndjere se me funksionimin e SPAKUT e BKH-se,disa prej tyre e kane vendin ne burg,perdorin karrigen e tyre dhe imunitetin si deputete dhe se se gjoja jane “Opozite” kerkojne doreheqjen e kryeministrit te zgjedhur para dy vitesh me plebishit popullor dhe pa patericen e LSI-se,qe te vijne Ata,qe i njohim mire,me dhembe e dhemballe se cfare kane bere dhe se perse duan te vijne me urgjence dhe jashte radhe ne pushtet.Dhe cila eshte areryeja? -Aresyeja eshte se Rama ka vjedhur votat ne zgjedhjet e vitit 2017,qe sipas te gjitha raportimeve nderkombetare,por dhe sipas vete PD-LSI-se,komisionereve te saj kane qene “zgjedhjet me te mira te zhvilluara qe nga viti 1991 dhe qe nga vete keto parti etj etj nuk ka as dhe nje ankese te vetme zyrtare te paraqitura prane organeve kompetente!!!Aq me teper kur kishin marre (PD-ja) gjysmen e qeverrise dhe vete ministrin e Brendshem,zotin Bardhi,i cili tani ka dale ne plan te pare te propagandes anti-vjedhje te Lyl-Berisho-Muniukes)Dhe ne,shqiptaret kemi pare live ne TV raste kur vete Ilir Meta ne Lezhe i jepte LSI-stit atje zarfin me leke diten e zgjedhjeve,per sherbimet e tij dhe per ta perdorur per kete qellim dhe qe Munika e quan “tradite shqiptare”,pa llogaritur makinat e tyre te kapura dhe te filmuara ne TV plot me para e karta identiteti te mbledhura nga kjo parti duke”blere ” vota,si specialiste te ketij sporti modern.Dhe sot,pas dy vitesh.pasi kane pare ne enderrr zgjedhjet e radhes dhe friken e tyre deshperuese,hajdutet dhe specialiastet e vjedhjes e blerjes se votes me para e thase me miell e sheqer,akuzojne Edi Ramen se gjoja u paska vjedhur zgjedhjet! Kete arithmetike dhe llogjike te spjeguari ngjarjesh mund ta spejegojne vetem Munika me nje cizme dhe lyl tavarishovici pinok e kriminel i PD-se.As nderkombetaret, qe sipas tyre jane aleate te tyre, deri tani nuk kane mundur dhe nuk mund ta kuptojne llogjiken dhe matematiken e lylit 7×6=42 ,se sa per llogjiken e Munikes,ajo e ka inteligjencen 0=zero,se dhe titullin “Doktorreshe” e ka blere,sipas praktikes se blerjes se zgjedhjeve!