Pasiguria mbi marrëdhëniet e ardhshme të Mbretërisë së Bashkuar me Bashkimin Evropian nuk po i ndalon qytetarët,nga vendet më të varfëra të bllokut, të vijnë në kërkim të pagës më të lartë.
Pothuajse 40,000 njerëz nga Rumania dhe Bullgaria, dy nga tre vendet më pak të pasura të BE-së, u transferuan në Britani në shtator 2018.
Ka një hendek të madh në pagat midis Mbretërisë së Bashkuar dhe dy vendeve të Ballkanit, ku pagat mesatare bruto janë sa më pak se 692 dollarë në muaj.
Për më tepër, palët u bashkuan me Bashkimin Europian tre vjet pas shumicës së kontingjentit ish-komunist të kontinentit, në 2007, dhe kanë pasur më pak kohë për të kapur standardet e jetesës së bllokut.
“Në Bukuresht për një punë të pakualifikuar mund të fitoni sa më shumë në Itali apo Spanjë, ndoshta më mirë se në Greqi, por shumë më pak se në Mbretërinë e Bashkuar”, tha Ciprian Dascalu, ekonomisti kryesor i ING Group në Bukuresht për Ballkanin.
“Kjo ndodh pasi dhe kufijtë e Mbretërisë së Bashkuar u hapën më vonë për këto dy vende.”- shprehet ai.
Rreth 370,000 njerëz nga Rumania dhe Bullgaria janë punësuar në Mbretërinë e Bashkuar, krahasuar me 869,000 mijë njerëz që janë punësuar nga tetë shtetet e tjera të Europës Lindore.
Anglia ka marre fund qe kur mori fund paundi 2 vjet me pare.. e dhjene vendin me duart e tyre!!! Rumunet dhe Bullgaret vetem po vine ndersa Polaket e te tjeret po kthehen ne mase. Edhe Rumunet me Bullgaret po e shohin qe nuk ja leverdise me. Me 40-50 paund ne dite vetem per buke te jetosh asgje tjeter. Te bie pika ne koke kur shikon ne aerporte me 1 euro nuk merr dot as 0.90 paund. Ndersa para 5 vjeteve ishte 1 paund me 1.40-45 euro.