VIDEO: Magjiku Ronaldo! Kryevepër e Juves, përmbysje dhe kualifikohet ndaj Atletikos!

12 Mars 2019, 22:56Sport TEMA

U ble për të bërë gjera të jashtëzakonshme, për të qenë lider i skuadrës, dhe për të qenë njeriu që të udhëheq ekipin drejt suksese. Kristiano Ronaldo po e bën në mënyrë magjike këtë gjë tek “Zonja e Vjetër” duke e vërtetuar këtë gjë mesë miri në takimin e sotëm përballë skuadrës së Atletiko Madridit.

Ylli portugez mundi i vetëm ekipin spanjoll duke bërë një përmbysje të jashtëzakonshme të rezultatit të ndeshjes duke i dhënë një kualifikim të mertiuar skuadrës së Juventusit.

Bardhezinjtë triumfuan me rezultatin e pastër 3-0 në sfidën e kthimit në “Allianz Stadium”, duke zhvlersuar humbjen 0-2 të pësuar në takimin e parë në Spanjë.

Heroi i këtij takimi ka vetëm një emër: Kristiano Ronaldon, i cili me tripletën e tij i dhuroi një kualifikim spektakolar Juventusit për në fazën tjetër të kompeticionit të Champions League.

Ndërkohë, Atletico ishte e pafuqishme në këtë sfidë të kthimit duke mos e rrezikuar për asnjë moment portën e mbrojtur nga Scezny, kjo edhe fal një mbrojtje solide të Juves.

E gjitha një festë bardhezi ku heroi është njeriu që erdhi në këtë merkato vere: Kristano Ronaldo.

Per ne raundin tjeter ne mbremjen e sotme eshte kualfikuar dhe Manchester City qe eleminoi Shalke 04.

Ne sfiden e sotme City fitoi me rezultatin tenistik 7-0

Me poshte golat ne takimin Juventus-Atletiko Madrid. (TemA)

Goli i pare i shenuar nga Ronaldo

 

Goli i dyte i shenuar nga Ronaldo

Goli i trete i shenuar nga Ronaldo

 

1 komente në “VIDEO: Magjiku Ronaldo! Kryevepër e Juves, përmbysje dhe kualifikohet ndaj Atletikos!”

  1. ideali says:

    Gazetar pa tru:Nje here thote se heroi i vetem eshte Ronaldo, pastaj vazhdon me meriten e mbrojtjes qe nuk lejoi asnje rrezik ne porten e saj.C t i thuash kesaj?…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje