Basha dhe Kryemadhi heqin dorë nga rrethimi i Parlamentit: Sot betohen deputetët e rinj, policia merr masat

13 Mars 2019, 09:58Politika TEMA

Kryedemokrati Lulzim Basha dhe liderja e LSI-së Monika Kryemadhi duket se kanë hequr dorë nga rrethimi i Parlamentit.

Në orën 10 shumica parlamentare mblidhet në seanca plenare, e cila u caktua një ditë më parë.

Seanca do të zhvillohet sot, pasi nesër është festë zyrtare.

Për herë të parë në karrige do të ulën edhe 4 deputetë të rinj, të cilët zëvendësuan opozitën e larguar.

Kjo e fundit nuk ka parashikuar protestë, ashtu siç ka bërë në seancat e kaluara. Kjo pasi po përgatiten për protestën e 16 marsit ditën e shtunë para Kryeministrisë.

Por pavarësisht kësaj, policia është pozicionuar dhe ka krijuar një kordon për të përballuar çdo situatë të mundshme.

Opozita ka njoftuar protestë më 16 Mars ku ka paralajmëruar se do të rrëzojë qeverinë “Rama”. (TemA)

1 komente në “Basha dhe Kryemadhi heqin dorë nga rrethimi i Parlamentit: Sot betohen deputetët e rinj, policia merr masat”

  1. xxx says:

    Sa keq, si ka mundesi te dorezohen kaq shpejt keta trima, qe u zotuan se do rrethojne kuvendin sa here qe ka seanca parllamentare, duket qe jane ftohur ne tajare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje