Shantazhet në anglisht të Bashës ndaj SHBA- BE, dhe Perëndimi që flet shqip për shqiptarët

16 Mars 2019, 17:33Blog TEMA

Nga Armando Meta

Të gjithë në Shqipëri, të paktën pjesa dërrmuese e shqiptarëve që kanë intelekt natyral e të kultivuar, e dinin që në krye të herës se djegia e mandateve nga Berisha, Basha e Kryemadhi, s’ka asnjë lidhje me Edi Ramën. As me legjitimitetin e qeverisë e të Parlamentit, i cili ka dalë nga zgjedhje të pranuara 7 me 0 nga të gjitha palët, si dhe të njohura ndërkombëtarisht nga e gjithë bota demokratike. Djegia e mandateve ka qenë dhe vijon të jetë një skemë shantazhi ndaj komunitetit demokratik ndërkombëtarë, institucioneve perëndimore, SHBA-se e Brukselit, në kërkim të një pazari që nuk ka të bëjë me një mandat parlamentar të cilit i kanë mbetur edhe dy vite e gjysëm afat.

Ajo s’ka të bëjë as me fatin e Xhelal Mziut nëse do jetë kryetar i Bashkisë së Kamzës me qëllim për të sjellë në protestë disa familjarë që marrin asistencë pranë kësaj bashkie, as me fatin e 2 apo 3 pronarëve të pikave të basteve që po humbasin nga mbyllja e skemave të pastrimit të parave nëpërmjet pikave të basteve. Ajo ka të bëjë me një ardhmëri që prek dhjetra vite më pas, e ku disa prej personazheve kryesore të politikës shqiptare nuk kanë më asnjë garanci se si do të jetë fati i tyre për bëmat e mëdha që kanë bërë në 25 vite me korrupsionin, dhunimin e ligjeve, Gërdecin, Durrës- Kukës, Unazën e Re etj., etj.

Lulzim Basha, në mbyllje të protestës së dhunshme, shantazhoi në anglisht SHBA-në, Brukselin, Gjermaninë, Britaninë, të gjithë botën demokratike, se s’do të ketë stabilitetet në Shqipëri.

Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, një vend që aderon në një seri institucionesh ndërkombëtare e që pret në qershor të marrë statusin e vendit kandidat për në BE. Përveç ambasadave në Tiranë, janë dhjetra institucione ndërkombëtare, të cilat monitorojnë Shqipërinë për ecurinë e reformave, standardeve demokratike, të cilat natyrisht kanë vlerësimet e tyre dhe nuk presin që këto perceptime të ndikohen as nga Rama, as nga Basha, Kryemadhi e Berisha, e aq më pak nga disa kryetar bashkishë të opozitës që sjellin në Tiranë punonjësit e tyre për të mbushur rradhët e protestës, e më pas të sulen dhunshëm për të pushtuar Parlamentin, për të dhunuar institucionet etj., etj.

Spektakli i sotëm nëpër rrugët e Tiranës që ofroi opozita ishte për të ardhur keq, pasi tregon realisht se në ç’pikë ka përfunduar. Janë vetë përgjegjës për atë që kanë prodhuar me zellin për të marrë me dhunë e shantazh pushtet në tavolinë, duke ikur nga zgjedhjet në panik të plotë.

Epilogu i kërcënimeve e shantazheve të Bashës ndaj SHBA e Brukselit, me disa punonjës të bashkive Kamëz, Mat, Klos e Vorë, është shenjë e dëshpërimi të thellë që fale zot se s’dinë më se çfarë bëjnë e çfarë nxjerr nga goja. Opozita kërkon pazar dhe për këtë kërcënon Perëndimin me stabilitetin e Shqipërisë. Skemë e vjetër e dalë boje.

Nuk është se të gjithë mund ta adhurojmë SHBA-në, NATON-n e Brukselin, por një gjë e dimë të paktën se kërcënimet e një vendi, sado i madh qoftë, s’ka pikë ndikimi te Perëndimi. Aq më shumë kur këto shantazhe vinë nga individë politik që mendojnë se dhuna e shantazhi është rruga më e mirë për pazare.

Shqipëria do ketë stabilitet sa kohë është në krah të Perëndimit. Në skemën e përgjithshme të stabilitetit të rajonit kërcënimet në anglisht të  Bashës, e isoja e Kryemadhit, s’kanë pikë vlere. Nëse Basha shantazhon në anglisht SHBA- BE, Perëndimi ua ka bërë të qartë në shqip se asnjë shantazh s’do mund të pengojë reformën në drejtësi, asnjë kërcënim me djegie mandatesh nuk do ndalë punën e Kuvendit, dhe se asnjë dhunë nuk do mund të rrëzojë qeveri të ligjshme, të dala nga zgjedhje të njohura ndërkombëtarisht. Perendimi flet për shqiptarët, krerët e opozitës për hallet e tyre.

1 komente në “Shantazhet në anglisht të Bashës ndaj SHBA- BE, dhe Perëndimi që flet shqip për shqiptarët”

  1. Sit back and relaks■●▪ says:

    Armand daku, nuk paske kuptu asgjo nga e sotmja por as nga 3-4 protestat e kaluara. Dukesh tip i zgjut pranej po ta lej ty ta vrasesh menjen ene iher qe te kuptosh strategjine e opozites me keto protestat qe shkojne deri tek burimi por nuk e mbushin qypin me uje. Po nji gjo analizo, ata qe tentuan te hyne ne parlament nuk u zbrapsen prej frikes apo forces se policise, eshte e disata here qe nje grup i caktuar ben cic mic me policine here duke avancuar dhe pastaj ndalojne e terhiqen duke na lene te kuptojme qe jane pjese e nje plani taktik qe eshte ne zhvillim e siper. Edhe levizja e sotme e protestuesve perqark KM dhe pastaj zhvendosja e papritur drejt kuvendit duke zhvilluar dhe nje show te vogel dhune eshte pjese e nje plani strategjik. Levizja e mases se njerezve ne sinkron te plote tregoi qe protesta ka mobilitet dhe zhdervjelltesi per tu zhvendosur nga nje vend ne tjetrin me shpejtesi, per te sulmuar e terhequr, gjithashtu me kete qe po bejn protestuesit po ekspozojne strategjine dhe mjetet e policise gje qe i ndihmon per te kuptuar kapacitetet dhe pikat e dobeta te policise gje qe i ndihmon per te pershtatur sa me mire strategjine dhe taktikat ne protestat ne vijim. Por me e rendesishmja eshte qe ata me mini demonstrimin e sotem te mini dhunes para parlamentit i treguan nderkombetareve se ku do shkoje situata ne ditet ne vijim dhe nqs sot ishin thjesht disa manovra apo stervitje tekniko-taktike neser do kemi agravim real e jo me vetem zhvendosje e ripozocionim forcash. Nqs do kemi akoma indiference nga te huajt te jeni te sigurte qe protesta e rradhes do jete shume me interesante pasi protestuesit po fitojne gjithmone e me shume eksperience nga protesta ne proteste dhe po behen me te disiplinuar nga ana taktike dhe nqs do arrihet momenti kur ata te kuptohen pa folur ath ata nuk ka polici ti shperndaje. Opozites i duhet vetem te mbaje te vetet te motivuar ndersa qeverine, opinionin publik dhe nderkombetaret nen presion konstant me protesta, akte simbolike dhune te cilat i shton pak e nga pak gradualisht per te dhene idene se situata po rendohet dhe opnioni publik do lodhet e do shohi Ramen si problem kryesor por dhe si ate qe ka ne dore zgjidhjen, pasi tashme opozita nuk ka me asnje pergjegjesi politike duke qene jashte parlamentit. Po njesoj dhe nderkombetaret nqs shohin qe opozita ka persistence dhe vazhdueshmeri ne protesta dhe pjesemarrje te konsiderueshme do fillojne te shikojne per te gjetur rruge kompromisi dhe ne rradhe te pare do ia kerkojn KM si ai qe ka ne dore te leshoje apo shtrengoje tepsine me gjithe timonin. Ajo qe duhet te beje opozita eshte te mbaje sa me gjate ndezur motivin dhe lart moralin midis atyre qe ka pasur pas vetes ne protestat e fundit.
    Fundi dihet, finalizim i marreveshjes Rama-Basha bere ne 2017.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje