Veliaj: Aktet antike me zjarr, bojë, vezë e tritol janë sjellje humbësash! “Tirana që Duam” në 23 Mars

18 Mars 2019, 18:04Sociale TEMA
Veliaj: Aktet antike me zjarr, bojë, vezë e tritol janë sjellje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar ndaj akteve të fundit të djegies së kazanëve dhe koshave të mbeturinave nga militantët e opozitës në kryeqytet duke i cilësuar ato si akte dëshpërimi të Partisë së Dhunës (PD).

Përmes një postimi në twitter, kryebashkiaku Veliaj thekson se ata që sot bëjnë akte të tilla dhune në të njëjtën kohë me vendosjen e tritoneve shtyllave të tensionit, provuan se gjatë katër viteve që drejtuan Bashkinë e Tiranës, nuk e deshën dhe nuk i shërbyen qytetit.

“Zjarret në TR në të njëjtën kohë me tritolet e shtyllave të tensionit, janë akte dëshpërimi të Partisë së Dhunës (PD) E drejtuan TR 4 vite, kurrë nuk e deshën e i shërbyen”, shkruan Veliaj, teksa i fton qytetarët që të marrin pjesë masivisht në takimin “Bashkia që duam” do të ndalet më 23 mars në kryeqytet ku qytetarët do të mund të diskutojnë për atë që është bërë në këto katër vite dhe për projektet që duan të realizojnë në vazhdim.

“Aktet antike me zjarr, bojë, vezë e tritol janë sjellje humbësash! Tirana që Duam në 23 Mars”, shkruan Veliaj.

5 komente në “Veliaj: Aktet antike me zjarr, bojë, vezë e tritol janë sjellje humbësash! “Tirana që Duam” në 23 Mars”

  1. uskania says:

    Filluan KAFSHËT! Kush të kapet duhet shembur në dru.

  2. Ish fikeshitesi says:

    Ti e do shume tiranen. Por me shume do lekun. Nuk ke lene vend pa dhene leje ndertimi. Pa asnje lloj kriteri, vetem e vetem per perfitimet e tua personale. Je nje super hajdut. TI JE ME SHPIRTZI SE SALI MORTJA. TE LUTEM ME THUAJ VETEM NJE VEPER QE KE BERE TI NE 4 VJET ME GJITHE ATO TAKSA QE KE MARRE. KE 3 VJET QE I MER QYTETAREVE TE TIRANES DHE BIZNEZEVE GJITHASHTU, TAKSE ARSIMI. KE BERE VETEM NJE SHKOLLE. KE MARRE SA PER 100 SHKOLLA NE TRE VJET. ??????? KY JE TI. PO KUR TA KUPTOJNE QYTETARET E TIRANES DO I KESH RRJEPUR TI.
    DESHIROJ SHUME TE TE ZERE NDONJE SEMUNDJE E PASHERUESHME, TY DHE KE DO TI.

  3. alex says:

    ke te drejte LALI, barbaret s’dine gje tjeter , perveç se flakes dhe hurit.

  4. animas says:

    Kafshe te ishin sdo benin te tilla gjera, keta vetem njerez nuk jane, shpellare e kane pak epitetin.

  5. animas says:

    Te shohesh Tiranen dhe te mos shohesh ndryshimin duhet te jesh o qorr ose te besh sikur nuk shikon se nuk te leverdis.
    Ajo qe shihet me vepra nuk ka nevoje per komente vulgare , kujt nuk i pelqen e bukura, pastertia, rregulli , le te ktheht atje maje malit se pershtaten me mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje