Shkëlzen Berisha si babi: Burrin e tezes nuk e njihja mirë, me Delijorgjin flisja shpesh, por jo për punë. Luan Hoxha publikisht e mohoi çfarë i kishte thënë privatisht Withers-it

20 Mars 2019, 09:47Kronika TEMA

Shkëlzen Berisha ka dhënë një intervistë për Top Channel, pas vendimit të Gjykatës së Floridas.

Ashtu si babai, ai thotë se nuk e njihte mirrë burrin e tezes që u vra në Gërdec, ndërsa pranon se me Delijorgjin fliste në telefon.

Në lidhje me akuzat e Luan Hoxhës, Shkëlzen Berisha thotë se ai i ka mohuar ato që i ka thënë privatisht ish-ambasadorit Withers (dhe kjo është e kuptueshme, pasi Hoxha kishte frikë për jetën e tij, dhe jo më kot shkoi në SHBA për azil).

Pse atakuat vetëm shtëpinë botuese dhe autorin e këtij libri?

Padinë time nuk e kam pasur vetëm ndaj shtëpisë botuese dhe autorit të firmës, por edhe ndaj Diverolit, e kompanisë AEY. babai im, gjatë gjithë kohës që ka qenë kryeministër, më ka ndaluar të nis padinë ndaj medias, ndaj jam përgjigjur gjithmonë me deklarata publike. të njëjtën gjë kam bërë edhe me shkrimin e New York Times. Por të gjitha këto që janë thënë edhe në libër, janë të pavërteta dhe do të provohen herët apo vonë. Arsyeja që ngrita padinë është për të rikuperuar dëmin që më është shkaktuar, por edhe për të zbardhur të vërtetën, a ka qenë apo jo Shkëlzen Berisha, i lidhur me kompaninë AEY. Të gjithë shkrimet e mediave shqiptare dhe të huaja, i janë referuar deklaratës së Efraim Diverolit, në bisedën me Kosta Trebickën. Kjo rrëzon 10 vjet shpifje dhe llum që janë hedhur ndaj meje nga makineria politike në Tiranë.

Janë një sërë indiciesh të cilave u referohen dhe jo vetëm komunikimi i Diverolit me Kosta Trebickën…

Unë fola vetëm për çështjen e implikimit të emrit tim për lidhje me kompaninë AEY, pasi janë dy çështje të ndara. Sa u përket tabulateve, edhe Edi Rama ka 200 tabulate me Delijorgjin, sepse ka qenë kryetar bashkie dhe ky i dyti biznesmen ndërtimi. Unë nuk mohoj që kam folur me Delijorgjin, por për çfarë kam folur, këtë e deklaroj me përgjegjësi të plotë ligjore, që nuk kam folur për aktivitetin e tij.

Tani diçka është afër mendsh… Ju nuk mund të keni folur me Delijorgjin, për të pirë një kafe, ndërkohë që kishte shpërthyer në Gërdec… 

Nuk kam folur për kafe dhe nuk e thashë këtë, por ju garantoj që nuk kemi folur për aktivitetin e kompanisë së tij në Gërdec.

A kishit dijeni për faktin që burri i tezes tuaj punonte për kompaninë e Delijorgjit në Gërdec?

Unë sapo isha kthyer dhe nuk është se kisha një marrëdhënie kaq të afërt me burrin e tezes, që të kisha informacion të detajuar se ku dhe për kë punonte. Unë di të them që mes qindra njerëzve të pyetur nga prokuroria, nuk ka asnjë rresht të vetëm që implikon emrin tim në këtë rast.

Dyshimet janë hedhur për faktin se ju nuk u thirrët për të dëshmuar, për shkak të pozitës tuaj atëherë, si djali i kryeministrit të vendit…

Unë mund t’u them se nuk kam pasur asnjë lloj imuniteti nga ana e babait tim atë kohë, por nuk është puna ime t’i mësoj prokurorisë së çfarë duhet të bëjë.

Flitet edhe për një lloj presioni të bërë ndaj prokurorisë, që mund të jetë intimiduar atëherë…

Personi që ka qenë Prokurore e Përgjithshme, megjithëse nuk ka qenë mbështetëse apo simpatizante e babait tim, ka marrë me qindra dëshmi dhe nuk ka gjetur asnjë rresht të vetëm ku të përfshihet emri im.

Nëse ky proces do të rihapet dhe do të keni një fletëthirrje, cili do të jetë qëndrimi juaj?

Kjo është pyetje retorike, pasi unë jam në respekt të ligjit dhe nëse ligji më kërkon të dëshmoj, do ta respektoj.

Pse Luan Hoxha i tha Ambasadorit amerikan se ka presion nga ju, për të shtuar ritmin e punës në Gërdec?

Ju duhet të lexoni dëshminë dhe deklaratën publike të Luan Hoxhës, i cili ka thënë publikisht se nuk ia ka thënë këto gjëra ambasadorit John Withers.

4 komente në “Shkëlzen Berisha si babi: Burrin e tezes nuk e njihja mirë, me Delijorgjin flisja shpesh, por jo për punë. Luan Hoxha publikisht e mohoi çfarë i kishte thënë privatisht Withers-it”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    E di ky qe edhe Rama ka 200 tabulate me Delijorgjin. Ja tha Liria e Sheqeres.. Sidomos diten e shperthimit folen se sa I bukur ishte moti.. Ehh more verdhuc peshkaqen sa ka zanati.. Edhe deklaratat I mban mire ne memorie se te duhen.. Po me memorie ama si yt ate.. Nje mjegull qe nuk shperndahesh kurre. E tha mire Rama..

  2. Daku says:

    Rama ishte kryetar bashkie prandaj kishte 200 telefonata, por ti çfare 8she per 5e pasur 200 thirrje ate dite?

  3. Koba says:

    Ky Legen genjeu publikisht ne Emisionin TOP SHOW.Nje asistenti im ,komshi me Fatmir Mediun me ka treguar se cdo nate ne periudhen e ngjarjes se Gerdecit ,Zen Sypeshkaqeni vinte tek Mediu dhe kombinonin te dhenat e situates .Mediu e ruajti Zen-Vrasesin dhe natyrisht u shperblye nga Krimineli Berisha.Kur u fut ne listen e re te Qeverise Berisha si Minister Mjedisi i erdhi serish drejt e ne shtepi Mediut dhe i dha Haberin se u be serish Antar i Qeverise Kriminale.
    Zoti e Denofte kete Prostitute Mashkull

  4. Vetingu says:

    Zeni tu befte ne gryke kush te ka mesuar te genjesh diten me diell mami apo Saliu.E mban mend ti kur sekretarja e ministrse i dergonte ministrit shenimet nga ju dhe nuk i thoshte ministrit e ke nga muti por i thoshte eshte porosi nga Zeni. Deri me sot nuk dime gje se cfare shkolle ke bere dhe ku dhe ste ka thene kush puna e mbare dhe sa per punet e pista ishit si familje dhe e keni ne gjak ligesine. Nuk shpeton dot kollaj keni bere shume prapesira dhe hajdutlleqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje