Rekordi i të rinjve shqiptarë: Në Shqipëri dhe Kosovë, çereku as punon e as shkollohet

21 Mars 2019, 21:15Sociale TEMA

Shqipëria së bashku me Kosovën kanë normën më të lartë në rajon të të rinjve të cilët nuk shkollohen e as nuk punojnë.

Të rinjtë e moshës 15-24 vjeç në vendin tonë që nuk shkollohen e nuk punojnë përfaqësojnë ¼ e totalit. Edhe në Kosovë situata është e njëjtë, me normën që, po aq sa Shqipëria fiksohet në 25.9%.

Këtë e thotë Banka Botërore në raportin më të fundit për tregun e punës në vendet e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria dhe Kosova paraqiten në pjesën e sipërme të grafikut.

Për vendet e tjera të rajonit, norma është ndjeshëm më e ulët, duke zbritur deri në 17% në rastin e Serbisë.

Gjithsesi, të dhënat tregojnë se në krahasim me vitet 2013-2014, norma e atyre që quhen `Neets` ka rënë ndjeshëm në vendin tonë, pasi 5-6 vite më parë i kalonte të 30%.

Ajo që vihet re tjetër nga raporti është fakti se te femrat norma është më e lartë, duke u ngjitur në mbi 27%, raporton SCAN.

Për meshkujt ndërkohë është diçka më pak se 25%.

Sa i përket papunësisë te të rinjtë ndërkohë, situata ndryshon, pasi rezulton se Shqipëria, me 27.3%, ka normën e dytë më të ulët në rajon, pas Malit të zi.

Për Kosovën norma fiksohet në 54.9%.

3 komente në “Rekordi i të rinjve shqiptarë: Në Shqipëri dhe Kosovë, çereku as punon e as shkollohet”

  1. j says:

    Pse nuk shikoni kafenete ?
    Aty jemi 100% bosa dhe trendy.

  2. beni says:

    Kan praktikuar politikat e talibanëve,mbill drogë e Cannabis Sattiva,çu duhet shkolla ktyre,Hallau i ka bekuar!!!!

  3. Grigor says:

    Pse na ngaterroni kot me probleme social-ekonomike? Ku e çajme koken ne se çfare po behet me kalamajte tane?
    Ore, ne merremi me politike te madhe. Jemi ne kafe, tre te PD-se, dhe dy te PS-se, dhe i fusim nje debat vençe, se kush eshte me i mire, Rama apo Basha.
    E kupton ti ore, kokë, ne merremi vetem me kryeministra e lart. Nuk merremi me gjera te vogla ne, se me çfare merren kalamajte tane.
    Ja psh, ara dy “shoket” e PD-se, I kane kalamajte tek protestat, Jane ata qe gjuajne me gure policine. Aaaa, Jane ne pune ata. Pese mije leke te vjetra marrin per çdo hedhje guri. Çfare shkolle kane bere pyeti nheri nga ju. Por, çfare shkolle or ti? Kane mbaruar filloren, dhe pastaj i mbaroi tete-vjeçarja. Vajten edhe ca kohe ne gjimnaz, por e lane, sepse “ne shkolle shkojne vetem çunat e mamit”.
    Si perfundim, kane marre profesionin “hedhje shurre”, me fal “hedhje guresh” desha te thosha, dhe prinderit Jane shume te lumtur, qe Jane bere trima, te zote, dhe nuk u trembet syri nga policia.
    Tani, ku eshte problemi ketu?
    Edhe mos na ngrini me probleme te tilla, sepse Jane jashte sferes tone.
    Qe ta dini, une, Kalec Dega, Zigur Qarri, Andi Bushati, dhe Artur Zheji, merremi vetem me politike te madhe. Ne jemi ata pese “shoket” e “Parlamentit te Kafenesë”.
    Une e Kaleci jemi me PS-ne. Ata te tjeret e kuptoni vete ju.
    Poshte diktatura, rrofte demokracia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. セックス ボット

    ラブドール 現在のダッチワイフのパターンとその業界の最終的な運命

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje