Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se nesër nga ora 09:00 deri në orën 17:00 të pasdites do të kryhen punime në aksin rrugor “Mbikalimi Kasharit – Rinas” dhe për këtë arsye do të devijohet qarkullimi i mjeteve.
ARRSH bën me dije se punimet do të kryhen në kryqëzimet e Domjes dhe Laknasit dhe trafiku do të devijohet me një kalim në këto 2 kryqëzime përgjatë kryerjes së punimeve.
Lëvizja e mjeteve do të udhëhiqet nga punonjësit e Policisë Rrugore dhe nga punonjësit e kompanisë “Geci”, si pjesë e kompanisë që do të realizojë punimet.
si benin dot punimet nga ora 8 e darkes deri ne 7 te mengjesit qe te mos kete probleme me trafikun
Sa nisesh nga Rinasi per Tirane , aty mbrapa bustit te nene terezes, shikon ca qebatore si kohe mesjetare. Me tej dy karburante qe bllokojne rrugen.
Ne vazhdim , ne te dyja anet e rruges sheh vetem plehra, inerte, peme te thyera apo shtylla ndricimi gati te rrezuara.
Rruge teper e rrezikshme me dhjetra hyrje dalje nga te gjitha anet, nga qe mungojne trafikndareset anesore.
Jo pak turiste te huaj u aksidentuan vjet ne kete rruge horror