Hetimet për vrasjen e avokatit Ravik Gurra, mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit, i ka marrë në dorë Prokuroria për Krimet e Rënda.
Paraprakisht dyshohet se pista e ekzekutimit të tij, lidhet me detyrën si avokat, pasi Gurra njihej si një prej juristëve që u ka dalë në mbrojtje disa prej personazheve të përfshirë në shumë çështje të rënda kriminale, si “Çapjave” në Elbasan, apo edhe Emiljano Shullazit.
Ravik Gurra u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit, ndërsa disa minuta më vonë, në aksin dytësor Elbasan-Tiranë, u gjet një makinë e djegur.
Burime nga hetimet dyshojnë se pikërisht ky mjet u përdor nga tre personat që morën pjesë në ekzekutimin e avokatit Gurra, mbrëmjen e djeshme në Elbasan.
Ky eshte nje lajm shume i rendesishem qe na servir gjirizi Tema.Tema na meson per procedurat ligjore kur ndodh nje ekzekutim.Kush e merr persiper, deshmitaret etj.
10 shkrime per te njeten teme nga Tema e Mero Gelbazes.
DIKUSH DO TI DALI NE MBROJTJE EDHE KRIMINELEVE . SOT KANE TE DREJTE TE MARRIN AVOKAT . CFARE BEHET KESHTU .