Rrëfimi i shqiptaro-amerikanit Visar Tasimi: Po, e kam menduar të emigroj në Shqipëri

23 Mars 2019, 17:25Sociale TEMA

Visar Tasimi, shqiptari me origjinë nga Prespa është lindur dhe është rritur në Amerikë. Në episodin e radhës “Diaspora”, Visari ka rrëfyer historinë e tij dhe projektin që po realizon me vëllain e tij: Historia e treguar.

Projekt, i cili është i bazuar mbi fakte dhe intervista me shqiptarë që u larguan në vitet ’50 drejt Amerikës, njëri prej tyre edhe gjyshi i Visarit.

Për herë të parë, ai ka ardhur në Shqipëri në vitin 2006. Visari është i martuar me një vajzë shqiptare, që e ka njohur në Amerikë. Gjuha e parë që ka mësuar në fëmijëri ka qenë gjuha shqipe.

Në familjen e tij ruhen prej vitesh traditat dhe kultura shqiptare. I pyetur nëse do të emigrojë në Shqipëri, ai i ka thënë se e ka menduar edhe emigrimin në Shqipëri.

Në lidhje me të drejtën e votës për diasporën, ai është shprehur se shqiptarët e diasporës duhet ta kenë të drejtën e votës, e duhen edhe përfaqësues që t’i përfaqësojnë.

2 komente në “Rrëfimi i shqiptaro-amerikanit Visar Tasimi: Po, e kam menduar të emigroj në Shqipëri”

  1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

    nuk ka Tahsim shqiptar,flitet per turk safi…………gezuar ramazonin!

  2. ME EMER says:

    .. nga “surati ” me ngjet me banoret e zone se Prespes , por mbiemri Tasimi me fut ne mendime , pasi maqedonas qe rrojne ne shqiperi e mbajne kete mbiemer , nuk kam rastisur pamvaresisht se e njoh mire zonen e Liqenasit , nga Lajthiza ne Bezmisht ..!.. S`PRISH PUNE , MIRE SE TE VIJE ..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje