Beogradi kujton sulmet, Vuçiç: Ishim krejt të vetëm para NATO-s, na morën Kosovën, territorin tonë

25 Mars 2019, 16:55Rajoni TEMA

Serbia shënoi 20 vjetorin e sulmeve ajrore të natës që detyruan Beogradin të tërheqë trupat e saj nga Kosova dhe ti japë fund konfliktit që mori mijëra jetë njerëzish.

 Ceremoni përkujtimore u mbajtën në të gjithë vendin me atë më kryesoren, në qytetin jugor të Nishit, ku ishte i pranishëm edhe presidenti serb, Aleksander Vuçiç.

Një sirenë u dëgjua në orën 7.45 minuta, pikërisht në kohën kur nisën bombardimet më 24 mars 1999, dhe në një ekran të madh u shfaqën pamje nga sulmet.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç tha se se atë kohë ata ishin të vetëm përballë NATO-s.

“Në ishim të vetëm përballë fuqisë më të madhe ushtarake në botë, koalicionit të të pasurve dhe të fuqishmëve, përballë 22 mijë tonëve bomba dhe raketa dhe përballë qëllimit të tyre të dukshëm; të na mundnin dhe të na poshtëronin ne dhe t’ia jepnin një pjesë të territorit tonë, dikujt tjetër”, tha ai.

Millosheviçi i urdhëroi trupat e tij të dilnin nga Kosova më 10 qershor 1999. Forcat e NATO-s morën në shënjestër me dhjetëra objektiva ushtarake por edhe infrastrukturën si ura, hekurudha dhe rrjetin energjetik.

Numri i viktimave civile, zyrtarisht nuk është përllogaritur asnjëherë dhe varion nga 500 sipas “Human Rights Watch”, e deri në 2500 sipas zyrtarëve serbë.

Më herët gjatë ditës, ambasadorët e tetë vendeve perëndimore, Kanadasë, Francës, Italisë, Gjermanisë, Holandës, Norvegjisë, Britanisë dhe SHBA, bënë nderimet e tyre për viktimat civile në një monument në Beograd.(tch)

4 komente në “Beogradi kujton sulmet, Vuçiç: Ishim krejt të vetëm para NATO-s, na morën Kosovën, territorin tonë”

  1. IVONI says:

    E NE KOHEN E TITO BRUMBULLIT , KOSOVA NUK QUHESHE SERBI POR KRAHINE AUTONOME E KOSOVES ..! ME VULLNETIN E POPULLIT KOSOVAR QE DOMINON ME MBI 90% U QOJT REPUBLIKE ..! PERSONALISHT DUA NJE BALLKAN TE QETE DHE TE MOS I TERHEQE PER HUNDE ASKUSH ..!

  2. shqiptari says:

    U moren ate te motrave te juja se genocidet filluan nga kroacia ne bosnje vrat me mira sa nuk kishit ku ti varrosnit dhe e mbyllet me nira te tjer ne kosov rraca sllave rrac me e qelbur nuk gjen me u pafsha ne hell te gjithve???????

  3. Ilo says:

    Turp edhe sot pas 20 viteve me retoriken e ‘mukes’ ky, ambasadoret e vendeve te zhvilluara nderojne dhe respektojne viktima civile serbe te shkaktuar nga sulmet e tyre keta vazhdojne me retorika Nacional is te. Shame sistemin e Titos por vetem ai sistem e paqtoi Ballkanin per 50 vite duke mbajtur 7 kombe te ndryshme brenda nje federated dhe marrdhenie te fqinjesise se mire me fqinjet.

  4. ben says:

    Keta serbet duhet te lexojne historine qe te mesojne se Kosova u eshte dhuruar atyre nga Kongresi Berilinit, pasi kurre me pare nuk ka qene e tyre dhe kurre nuk ka per te qene e tyre.
    Ne lidhje me Luften e Kosoves kunder osmaneve, nje serb me te cilin kam punuar disa vjet, nuk e dinte se ne ate beteje kishin marre pjese si nje force e konsiderueshme edhe shqiptaret. Nuk eshte faji jone se injorantet serbe, edhe sot ne eoken e internetit, vazhdojne te degjojne vec prifterinjte e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje