Këto foto të rralla, tregojnë pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste.
Pushtimi ishte gati miqësor, pa kundërvënie nga ana e popullsisë vendase, ndërkohë që Mbreti Zog ia mbathi nga Shqipëria.
Madje, nga Asamble me në krye xhafer Ypin, ia dhuruan Shqipërinë, Italisë.
Më poshtë fotot e rralla, me diçiturat përkatëse.(TemA)
Populli ne Tirane duke pritur vendimin e Asamblese me president Xhafer Ypin, komitetin administrativ provizor
Forcat ushtarake italiane me popullaten civile
Forcat granadiere te ardhura me rruge ajrore priten nga popullata civile Tirane. Keto forca do shkonin perseri me rruge ajrore per ne Korce
Aeroporti ushtarakt Tirane
Aeroporti Ushtarak Tirane, dhe disa civile duke pritur forcat ushtarake Italiane (* Shenim- Keto foto publikoheshin nga propoganda e kohes e Duces)
Ne Tirane pritja e forcave italiane pushtuse
Pritja e ushtrise fashiste italiane ne qender te Tiranes
Tirana gjate pushtimit
Durresi pak para pushtimit (zbarkimit).
Hyrja e ushtrise Italise fashiste ne Tirane
Konte Ciano ne Tirane duke pritur disa ushtarake italiane, te cilet ishin atashe dhe keshilltare te Zogut gjate mbreterimit te tij
Konte Ciano me general Guzzoni ne Tirane gjate pushtimit
Qyteti i Tiranes para pushtimit.
Pallati Mbreteror i mbretit Zog, i lene pas arratisjes se tij nga Shqiperia
Ushtria italiane ne drejtim te Elbasanit
Konte Ciano ne Tirane pritet nga popullsia civile
Zbarkimi ne Durres
Zbarkimi ne Durres
Zbarkimi ne Durres
Presidenti i Asamblese Xhafer Ypi ne qender, duke firmosur dhe dhuruar Shqiperine, Italise gjate pushtimit
Shenimi ‘ keto foto publikoheshin nga propaganda e Duces’, duhet te ishte vene ne artikull dhe jo perbri fotove. Populli as e dinte cfare po ndodhte kur italianet erdhen ne Shqiperi, sepse menduan qe ishin delegacione te ftuara nga Zogu, kur e shqiptaret e moren vesh qellimin e italianeve u hodhen ne lufte.
Alban-eshte e vertete ajo qe ke shkruar. Fakt eshte se Zogu e la vendin te pa mbrojtur me ushtrine e pa organizuar dhe ja mbathi duke marre me vete thesarin e shtetit. Pas ardhesit e ketij hajduti me cizme, duhet ta dine se cfare i kane borxh popullit tone.
Ne te vertete pushtimi fashist, pamvaresisht sabotimit qe i beri Zogu, nuk kaloi pa lufte. Ne Durres, kapterri ushtrise shqiptare Mujo Ulqinaku me disa ushtarake te tjere i ndaloi ata per disa ore. U desh bombardimi nga deti dhe nga ajri i kalase ku ishin vendosur ushtaraket shqiptare qe te behej i mundur zbarkimi. E njejta gje ka ndodhur edhe ne disa qytete te tjera ku rezistenca sporadike ishte e dobet. Kini parasysh se popullsia civile nuk kishte arme. Propoganda fashiste bente punen e saj, por duket edhe nga keto foto qe nuk ka patur “pritje” miqesore nga vendasit per pepinot. Faktet e treguan me vone se si ju kundervu popullsia shqiptare pushtimit Italian.
Ne Shengjin nje plak me kater djemte e tij e goxhdoi zbarkimin e fashisteve italiane deri ne mbremje.Ky dokument gjendet ne arkivat e sigurimit,po nuk e di arsyen perse nuk eshte pasqyruar ne librat e historise.Pas renies se nates plaku u terhoq bashke me djemte e tij dhe vetem atehere fashistet zbriten ne breg.
Gabim bene qe erdhen. Ky vend ben fest vetem kur i vjen baba turkomongole. Dalin dhe me flamur dhe festojne ardhjen e babes. Italine nuk e duan. Atje ka katedrale dhe art. Keta duan xhamine e namazgjase, ertugrulin dhe sulejmanin e madherishem.
Flet per propagande fashiste ,nderkohe qe je vaksinuar me virusin e propagandes komuniste !!
Ne Durres qendrese antiitaliane e organizoi Abas Kupi .Mujo Ulqinaku ishte ushtar dhe u be deshmori i pare i rezustences si ushtar i Ushtrise Mbreterore !!
ZOGU nuk tradhtoi askend ,por e tradhtuan .Italianet kishin kohe qe kishin blere njerez ne pozita komanduese ne Shqiperi ne cdo sektor .
Mos valle Zogu i detyroi anetaret e Asamblese ti jepnin kuroren Viktor Emanuelit ??
Ne jemi provincial urrejtes dhe hakmarres dhe kundershtite qe kishim kunder rregjimit te Zogut i perktheum ne perkrahje proitaliane .Madje dhe Fishta i Madh shikonte shpetimin e popullit te tij te nderhyrja italiane !?!?
Fotot jane propagande dhe ne rruge shinohen turma injorante dhe kurioze .Po te gjykosh nga fotot i bie qe Nazizmi dhe Fashizmi jane pritur me lule ne Evrope ….budallalleqe !!
bo bo cfare te bejne keta analistet gazetaret apo politikanet e sotem qe derrit ti themi me zore daje,pushtuesin ta quajme mik,po pse atehere shajme vetem turqit si pushtues??apo ka dy lloj pushtuesish,nazistet dhe fashistet te mire,kurse pushtuesit osman te keqinj,po po cfare te beni ju ne kete sistemin e sotem qe te mallkojme te gjithe heronjte shqiptare qe luftuan kunder pushtuesve te mire nazist fashist,kurse heroin skenderbe ta grejme ne qiell se luftoi pushtuesin e keq turqit osman,keto gjera vetem ne shqiperi DEGJOHEN,BESOHEN DHE SHKRUHEN,ne asnje vend tjeter te botes,bravo per injorancen qe po na istaloni ne menjen e shqiptarit,kjo eshte nje arritje per kete sistemin tone,e pabesueshme keto qe po na thojne,prandaj tallin karin te gjithe me ne se jemi bere te tille per tu tallur duke i thene DERRIT DAJE.
U hodhën në luftë, të organizuar nga komunistët nën dirigjimin e komunistëve jugosllavë, vetëm kur u sulmua Bashkimi Sovjetik nga Hitleri dhe mbas thirrjes së Kominternit që udhëhiqej nga Stalini se atdheu i sovjetëve ishte në rrezik! Pra nga 1939 deri në vitin 1942 kundlr italianëve nuk u hodh ndonjë pushkë, gjë që duhet ta kishin bërë. Pse s’e bënë, kjo është pyetje që përgjigjen e ka nga studime të shumta historiko-politike. Kush ka dëshirë i gjen.
populli dele si gjithmone duke ndjekur klikat tradhetare te shitura
xhentelmene borgjeze pro pushtimit,ndoshta dhe intelektuale apo funksionare
e ndermjet tyre populli i manipuluar me emrin uria.
Te ne rroje POPULLI qe sa here politika kthen anen e palttos
aq here populli manar eshte vegla dhe viktima e saj.
Kemi qen dhe jepi populli UNIKAL ne planet qe gezohemi kur na pushtojn ushtri te huaja , kjo esht vertet e trishtushme , edhe sot po ti pyesesh SHQIPTARET a jeni dakort te na pushtoj nje vend i perendimit 80 perqin jan dakort , jemi populli me legen i planetit , jemi i vetmi popull ne planet qe shajm luften nacional çlirimtare dhe deshmoret e liris , pse luftuan kunder pushtusit , se ky popull futja ne pordh ndihej mir nen pushtim , nese doni shembull keni bustin e zogut kryetradhtarit qe e shiti vendin tek italia fashiste , qe na ben karshillik dhe na identifokon per popull gabel , kjo esht statuj , te gjall keni bythqirin dhe sharlatantin e kti vendi ED RAMEN qe i thuri lavdi kryetradhtarit te kombit mutat frasherit , dhe kerkoi qe familjet e deshmorve te atdheut dhe atdhetaret e vertet qe luftuan me arm ne dor per lirin e kti vendi , ajo pakic qe esht , te ulnin koken me turp perpara kti muti , kti kryetradhtari qe iku nga vendi me blindat e ushtris gjermane , qe ky pushti kryekari jon i PSs e ka per zemer , njerez pa shtyll kurrizore , dhe nje popull sharlatan qe gjen vetveten ke ky mut qe kemi sot kryetar te PSs i dham dhe voten kti pushti po ky naj futi dhe shkoi shum larg.
Alban, fakti eshte qe ne u hodhem ne lufte mbas luftes italo-greke…dhe historia italiane e pranon . realisht ne vitet e para italia solli zhvillim ne shqiperi , pavaresisht interessave te veta kolonialiste. Pati nje nderhyrje te anglezeve me ane te njerezve te vet ne Beograd per te nxitur hyrjen ne lufte te shqiptareve dhe me vone nis historia e pksh me nxitjen e komunisteve jugosllav etj etj
Historianet thone se ishin 3 vitet me te lumtura te popullit shqiptar.Planet perspektive te Italise fashiste ishin te tilla sa qe bene qe Ducia menjehere njohu dhe respektoje historine,kulturen dhe gjuhen e popullit shqiptar,dhe mbi te gjitha Shqiperine etnike,per te cilen filloje edhe luften me Greqine.Pasurit e medha qe kishte ky vend ,bene qe per dy,tre vite 39-41 Shqiperia u kthyhe ne nje kantier te madh per transformimin nga nje vend anadollak ne nje vend modern perendimore, ku gjithe keto investime ndiqeshin personalisht nga konti Ciano.Bile me insistim te Contit Ciano(thuhet qe kishte origjine arbereshe) qeveria italiane vendosi spostimin e gjuhes te vjeter greke dhe zevendesimin e saj me gjuhen shqipe si gjuhe e dyte mbas italishtes ne sistemin arsimor italian,kur menjehere ne 5 lice te Romes filloje menjehere mesimi i gjuhes shqipe me profesora shqipter.Por ne Shqiperine etnike ,pra me Kosoven,nje pjese te Maqedonise dhe Camerine qeveria italiane parashikonte te sillte gradualisht 5.000.000 kolone italian deri ne vitin 1952,faktikisht kolonizimin e Shqiperise.A do ishte me mire,apo me keq per popullin shqiptar rezultatin askush nuk mund ta parashikonte.
kolonizimi i shqiperise me 5 mln ”pipino” kishte vec nje te mire: EXAFANISJEN e fares se keqe turkoshqipfolese qe kishte xanun token e arberit per 500 vjt,fakti qe kjo nuk ndodhi verteton edhe sot PAFATESINE e shqiperise dhe vazhdimin e eres se shurres araboturke sot ne vend…………….gezuar ramazonin!
Akoma vazhdon e shkruan kundra shqiprise ti plere greke. Te mbeti feja ne goje ore analfabet . E more pesionin more, te paguajne mire!!
Komb shqiptarqiq.
Shifi si kan dal malokt me prit pushtimin.
Dhe si bythqirat me kollare nenshkrujn… qibrimin…
Tamam.
Po t behet referendum shumica shqiptare kerkon pushtim nga t hujt.
Vet perpjekja per tu fut n BE esht nje sindrom nenpushtimi.
Si bythqiret.
Qe kerkojn t shtypen nga qibythsit.
Dhe esht me e forta se bythqirjen e tyre shqiptarqiqt perpiqen ta shesin si qibythje.
Ngatrrojn bythqimin me bythqirsin.
Por,mjafton ti shofsh sesi bythqimnojn masivisht dhe bindesh per vrimat e tyne shpellnore te sbjellume nga hajdaret nderkombtar.
NJE SHTETE PA HISTORI ,PA GJUHE ,PA KUFIJE ,NUKE BESOJE SE EKZISTON.PRANDAJ LERENI HISTORINE HISTORIANEVE. KESHTU SI E KENI NISUR KETE DEMAGOGJI DO TE VIJE NJE DITE E DO TE THONI QE SHQIPRIA KA PUSHTUAR GJERMANINE E ME VONE ITALINE ,DHE TANI DONE ME PUSHTU EDHE GREQINE. TE PAKTEN TE JENI TE QARTE SE POPULLI SHQIPTARE KA PATUR NJE THENJE ; PUSHKET NE SHTEPI I KEMI ,ARMIKUN E PRESIM KE DERA : NA THONI TE PAKTEN HISTORINE E DEMOKRACISE.
Rexha 10
Keto mendime I kane antishqiptar si puna jote, por jo shqiptaret, nese ka popull qe kane me shume histori eshte populli shqiptar I shume vuajtur qe ka vuajtur jo vetem nga gjitonet shovinist dhe grabitqare por dhe nga elemente antishqiptare si puna jote qe bejne propogande antishqiptare.
Fjala vret me shume se plumbi thote nje fjale popullore shqiptare.
Keto jane foto te dhimshme. Kupton cfare i kane bere politikanet ketij vendi ne vite e shekuj. Kupton ne cfare injorance te qellimshme kane lene kete popull. Akoma nuk arrij te ti jap nje pergjigje asaj shprehjes : Cdo popull meriton ate qe e qeveris. Faji i ketij popullli apo i ketyre hijenave , paraziteve qe me breza vazhdojne te jene akoma ne krye.
Fatkeqesi e madhe te lexoj kete “artikull” provokativ ne nje gazete te mirelexuar shqiptare. Fatkeqesi dhe me e madhe te lexoj disa nga komentet. TURP, TURP i madh!!!! Pushtimi, pushtuesi, jane ata qe jane: agresore vrases ndaj nje popullate viktime. Ajo qe ndodhi si ne luften e pare dhe te dyte boterore ishin nje krim i madh, dhe mbeten turp per Italine ndaj shqiptareve. Do te mbeten ne histori. Ti duam fqinjet, ti ndihmojme, por te mos harrojme kurre historine, dhe krimet e pushtuesit. Fatkeqesi te shikosh sot, ne menyre sistematike, te “lehtesohet” nga disa media pushtimi italian i Shqiperise. Kush i shtyn te tilla gjera? Kush jane autoret e vertet? Me c’fare qellimi? Po kuislinget moderne shqiptare kush jane qe lejojne dhe shperndajne keto brockulla? C’fare planesh fshihen pas ketyre shkrimeve te paskrupullta ne nje faqe mediatike publike, te ndjekura nga komentues idiot? Po patriote a kane ngelur ne Shqiperi, apo iken te gjithe?
bravo i ke then te gjitha!!!!!!!!!!!
Mendoj s’e me perkufizimin ‘kuislinget’ (me pavetedije) ke shprehur krejtesisht te kunderten e asaje qe ke dashur te shprehesh (me sa duket).
Kam shprehur sakte ate qe mendoj: kush jane tradhtaret (kuislinget…ndryshe quhen dhe bashkepunues te armikut) qe lejojne te tilla palacolleqe? Ti kete djegur dikujt kjo fjale?
Padituria dhe injoranca ka qene trashegim ne vendin tone E’keqja jone eshte se te gjithe tradhetaret i respektojme dhe u ngreme monumente ,era e keqe te dominoj ne te miren Jemi popull pa dinjitet genjehemi dhe poshtrohemi pa e vene trurin ne pune fare ,per pasojat qe ju leme brezave ne vazhdim ,dhe faktikisht jeta e shekullit tone shtet flete vete Sa vete mundohemi te braktisim atdheun duke lene mbarapa elmin mos te ekzistojeme si shtet ????
Edison Ypi mos eshte nipçja e Xhaferr Ypit?! Nuk do te çuditesha fare.
Ishte me fat Shqiperia qe kishte djem si Enver Hoxha me shoke qe i kthyen dinjitetin kombit tone se te ishte per tredhtaret Ahmet Zogollin e Shefqet Verlacin dhe kolonine e qyqeve nuk do te kishte me komb shqiptar e histori qendrese.
Dje pushtuan paqesisht me arme.
Pas 90 erdhi nje pushtues tjeter pa arme, por me marreveshje secrete qe akoma I vuajme.
Kshu eshte politika e te medhenjve ndaj pupujve te vegjel.
A e dini ate historine kur erdhi komisari te spjegonte se si do ishte jeta ne komunizem. Komisari ishte nga jugu dhe po mbante fjalim ne nje fshat ne veri. Ai per ti sqaruar me mire ato qe thoshte sepse shume fjale te tiat nuk kuptoheshin nga fshateret kishte marrre nje si pune perkthyesi. Ne nje momemnt te fjales se tij perkthyesi thote: Komisari thote qe ne komunizem do te kete shume bollek . Do te kete bollek si me kohe te Italise. Dhe komisari pasi degjoi perkthyesin I thote ketij te fundit: Mos more se na qive nenen.
Po ku te kishte mbete Italia deri me sote na kishte bere njerez ose Gjermanija.
Po ça te mire pa shiperia per 50 nga largimi i Gjermanise dhe Italise. Po a mos jeni me mire edhe me keta qe qeverisin sote? Ku te ishte fati qe ato te kishin qene ketu. Italia i vuri kufirin permes Maqedonise qe edhe Ali Ameti nuk ia vuri ne 2001. Kete shperngulje nuk e kane pase trojet shqipetare as nen sundimin turke dhe as ate fashite por vetem nga Enver Hoxha dhe nen qeverisjen e Edi Rames.
Nuk eshte e vertet qe Shqiptaret nuk i priten me lufte pushtimin nga Italia.
Pushtimi italian i Shqipërisë (7 prill – 12 prill, 1939) ishte një fushatë e shpejtë ushtarake e Mbreterisë së Italisë kundër Mbreterisë së Shqipërisë. Konflikti erdhi si rezultat i politikës imperialiste të diktatorit italian Benito Mussolini. Shqipëria u pushtua në menyrë të shpejtë. Sundimtari i saj, mbreti Zog u largua në emigrim dhe vendi u bë pjesë e Perandorisë Italiane si një mbretëri e vecantë me Kurorën Italiane.
Shqipëria ishte me një rëndësi të vecantë strategjike për Mbretërinë e Italisë. Strategët e flotës italiane i hodhën sytë drejt portit të Vlorës dhe ishullit të Sazanit në hyrje të Gjirit të Vlorës, që mund tu jepte italianëve kontroll të hyrjes në Detin Adriatik
Më 7 prill trupat e Mussolinit, të drejtuara nga gjeneral Alfredo Guzzoni, sulmuan gjitha portet e Shqipërisë njëkohësisht. Flota italiane përbëhej nga luftëanijet Giulio Cesare dhe Conte di Cavour
Anijet u ndanë në katër grupe dhe zbarkuan në Vlorë, Durrës, Shëngjin dhe Sarandë.Në Durrës, një forcë prej 500 shqiptarëve, xhandarëve dhe vullnetarëve, e udhëhequr nga Abaz Kupi (komandanti i xhandarmërisë së Durrësit), dhe Mujo Ulqinaku, i rezistuan forcave italiane. Të armatosur me armë të lehta dhe tre mitralozë, mbrojtësit rezistuan disa orë. Pas zbarkimit të një numri të madh të tankeve nga anijet, rezistenca u thye dhe brenda 5 orëve italianët morën qytetin.
Kur mëngjesin e 7 prillit 1939 filloi agresioni ushtarak italian kundër Shqipërisë, Zogu nuk i shpalli gjendjen e luftës Italisë dhe kjo qe vetëvrasje politike e cila e dëmtoi jo vetëm atë por edhe Shqipërinë. Kjo çoi në trajtimin e Zogut në Perëndim si emigrant i zakonshëm dhe jo si kryetar i një shteti demokratik. Pasi grabiti arkën e financës shtetërore u largua nga Shqipëria pa bërë asnjë deklaratë dhe sapo kaloi kufirin e shpërndau qeverinë duke e lënë Shqipërinë pa qeveri antifashiste në mërgim.
Me të dëgjuar këtë lajm, një masë e zemëruar njerëzish sulmoi burgjet, liroi të burgosurit dhe plaçkiti rezidencën e Zogut. Në ora 1:30 pm në ditën e parë gjitha portet shqiptare ishin në duart italianë.
Në ora 9:30 a.m. ditën e 8 prillit, trupat italiane hynë në Tiranë dhe morën gjitha ndërtesat qeveritare. Kolonat e ushtarëve italianë marshuan drejt Shkodrës, Fierit dhe Elbasanit. Shkodra u dorëzua në mbrëmje pas 12 orëve luftime. Gjatë sulmit italian në Shkodër turma sulmoi burgjet dhe liroi 200 të burgosur.
Arratisja e Zogut krijoi në Shqipëri vakum institucional, i cili i dha mundësi Benito Musolinit për të manipuluar statusin politik të Shqipërisë sipas interesave të Italisë fashiste. Më 12 prill një Asamble Kombëtare e përbërë nga kolaboracionistë të rekrutuar nga qarqet monarkiste zogiste shpalli se në Shqipëri nuk kishte ndodhur okupacion ushtarak, por vetëm ndërrim i kreut të shtetit.